Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,005 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nike do te ndryshoje bluzen tradicionale te Interit: ja te gjitha detajet. Revolucioni fillon ne 2020!

Nike do te ndryshoje bluzen tradicionale te Interit: ja te gjitha detajet. Revolucioni fillon ne 2020!
Inter Club Staff

Ka pasur disa konfirmime per sa i perket lajmit te bluzes se ardhshme te Interit per faktin se mund te kete shirita zikalter diagonal. 

Per kete gje kemi folur dhe ne ditet e kaluara por sot e ka bere e perditshmja italiane La Repubblica ne nje artikull te Andrea Sorrentino i cili ka nenvizuar:

“Ne cdo vend te planetit, ne zonen me te izoluar e deri ne vendin me te papritur, ne nje fshat turistik pushimesh apo ne Polinesia, ne nje stadium futbolli ne Tokyo apo ne nje kamp refugjatesh ne Lindjen e Mesme gjithmone do te gjeni dike me bluzen e Interit veshtur, me ate bluzen tradicionale me shirita zikalter vertikal.”

“Me ate origjinalen dhe unike dhe per kete eshte simbol pertej cdo kuptimi, sepse kudo qe shkon ne bote vleresohet hijeshia qe ajo ka apo efekti qe provokon tek njerezit.”

“Ma todo cambia, kendonte dikur Mercedes Sosa…”

E me siguri, shume ndryshe nga tradita dhe me shume mundesi do te beje qe tifozet te diskutojne gjate per kete gje por duket i njejti efekt me fanellen e 2012, nje nga bluzet me te pazamkonta ku dominonte e zeza por qe eshte nje nga me te shiturat e viteve te fundit. Mbase ky eshte qellimi, apo jo?

Nderkone, La Repubblica nenvizon: 

“Sponsori teknik i Interit, Nike, po punon qe tani per fanellen e sezonit 2020-2021.”

“Ajo per vitin e ardhshem eshte gati, pra per 2019-2020 dhe parashikon nje prevalence te te kaltres perpara se zezes dhe shiritat do te jene tradicionale: vertikale.”

“Por e vecanta te kjo fanelle e sezonit te ardhshem eshte se do te kete dhe disa shirita diagonale tek logo e sponsorit vetem.”

“Gjithesesi kjo eshte shume pak, por vetem fillimi i asaj qe pritet te ndodhe sezonin e ardhshem.”

“Me sa duket eshte gati edhe nje patch per Interin ku do te festohet edhe 20 vjetori i sponsorizimit Nike tek klubi zikalter.”

“Gjithesesi lajmi i vertete ne kete mes eshte se tifozet e Interit do te shohin skuadren e tyre te zemres me nje bluze te pazakonte dhe kjo gje do te ngjalle shume diskutim…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.