Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

986 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nilton, Inter dergon oferten zyrtare. Per te kontrate 4 vjecare. Cruzeiro kerkon…

Nilton, Inter dergon oferten zyrtare. Per te kontrate 4 vjecare. Cruzeiro kerkon…
Ardi Deda

Inter ka derguar, ne fundjaven e fundit, dokumentat zyrtare Cruzeiro (per tu perkthyer) qe permbajne oferten per mesfushorin Nilton. Oferta zikalter eshte 5,5 milione euro por Cruzeiro eshte e bindur qe mund ti marre Interit 7 milione euro per lojtarin. Dhe per kete shkak operacioni nuk eshte mbyllur ende, nenvizon agjensia mediatike Lancanet.

Nilton ka arritur nje marreveshje me Inter per nje kontrate 4 vjecare me 2,9 milione euro ne sezon (duke perfshire bonuset), sipas asaj qe referohet nga agjensia braziliane. Nuk raportohet nese jane 2,9 milione euro neto apo bruto (hipoteza e fundit me e mundshme).

Nje tjeter problem lidhet me momentin e transferimit te Nilton ne Itali. Cruzeiro nuk deshiron qe futbollisti te filloje sezonin ne Europe ne rast kualifikimi te klubit brazilian ne fazat finnale te Copa Libertadores. Ne ditet e fundit, Inter ka biseduar me Wagner Ribeiro shifren per tu derdhur tek agjenti dhe tek agjensia qe ka bere te mundur transferimin e Nilton te Cruzeiro ne 2013.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags