
Ninja eshte i karikuar, Interi e aktivizon per derby-n.
Trajneri i Interit mbeshtetet ne aftesite e Ninja-s per ndeshjen kunder kuqezinjve dhe per ndeshjen kunder Barcelona-s.
Ndeshja e se dieles do te jete derby i pare per shume lojtare te Inter-it. Midis shume lojtareve qe do debutojne ne ndeshjen brenda qytetit do te jete edhe Radja Nainggolan, nje udheheqes dhe lider i vertete ne derby-n e Rome-s kunder Lazio-s.
Ninja eshte i karikuar per te zbritur ne fushe dhe eshte stervitur edhe keto dite qe mister Spalletti i kishte dhene pushim per lojtaret.
“Nainggolan eshte potencialisht “arma e krimi”. Radja kohet e fundit eshte shume i karikuar dhe eshte stervitur edhe ne ditet e pushimit.
I gatshem ta leshojne ne ndjekje te kundershtareve kuqezi, te krijoje lidhje te qendrueshme me kapitenin, te kthehet ne lojtarin qe ben kapercimin tek kualitetit. Te henen me pas mund ta cmontosh te terin. Dhe ti vendosesh foton e Messi-t perpara, si nje “qen gjahu”, shkruhet ne Gazzetta dello Sport. Mbas ndeshjes kunder Milan-it, Inter-i do te zbrese ne Camp Nou per ndeshjen kunder Barcelona-s ne Champions League.