Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,099 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nis Boterori, Inter uron gjithe te “tijet”. Me dedikim te vecante per Ranocchia…

Nis Boterori, Inter uron gjithe te “tijet”. Me dedikim te vecante per Ranocchia…
Redi Asabella

I shumeprituri Boteror “Brazil 2014” eshte gati te startoje, dhe sot ne mbremje ceremonia e hapjes do te hape vallezimet ne token e futbollit. Interi – nga faqja e tij zyrtare – ka dashur te dergoje nje “fat te mbare” te gjithe 8 lojtareve zikalter te angazhuar ne kete kompeticion.
Per tu vene re, ne vecanti, dy fjali te vecanta per lojtarin e nente interist qe, edhe pse eshte ne Brazil me Italine, me 99.9 % nuk do te marre pjese ne kete boteror me ekspediten e kalter: : Andrea Ranocchia, eshte njeriu i 24 i marre me vete nga Prandelli si rezerve.

Ky eshte mesazhi i postuar nga shoqeria ne inter.it“Ja ku jemi! Sot nis boterori 2014. Pas perfundimit te ceremonise se hapjes ndeshja e pare do te jete midis Brazilit dhe Kroacise. Ne fushe pra Hernanes kunder Mateo Kovacic. Ne ditet ne vazhdim impenjim per Fredy Guarin me Kolumbine i cili do te sfidoje Greqine, dhe per Nagatomo qe me Japonine e tij do te sfidoje Bregun e Fildishte. Ne date 15 ne Argjentine-Bosnje do te jete rradha e Alvarez,Campagnaro e Palacio, kurse ne 17 qershor, Saphir Taider do te luaje ndeshjen e pare ne Algjeri-Belgjike. Ne Brazil deri sot edhe Andrea Ranocchia, njeriu 24 i Italise: mendimi yne shkon dhe per te, qe per fanellen e kombetares ka dhene dhe do te jape gjithmone gjithcka, ne cdo rast. Paci fat te gjithe, Inter!” 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.