Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nisja e projektit Thohir, ja dhe emri i ri: pelqehet Jorginho, duhen…

Nisja e projektit Thohir, ja dhe emri i ri: pelqehet Jorginho, duhen…
Ardis
  • On 23/10/2013, 15:55

Interi i Erick Thohir, tashme shume evidente, do te levize ne vecanti ne merkaton e te rinjve, qe jane prej kohesh te gatshem per ne Serie A. Sipas Corriere dello Sport, emri me i ri ne listen e Brancas dhe Ausilios eshte ai i mesfushorit te Verona-s, Jorginho, qe do te vezhgohet nga afer te shtunen ne San Siro ku do te pritet pikerisht Hellas Verona e Andrea Mandorlinit. Interi duhet te provoje qe te mposhte konkurrencen, e cila, eshte shume e ashper ne keto lloj merkato per lojtaret e rinj.

Dopieta e shenuar kunder Parma-s te djelen e kaluar, ne fakt, e ka katapultuar 22 vjecarin i lindur ne Imbituba ne qender te interesimit te klubeve te medha italiane. “Edhe me perpara sondazhet per te nuk mungonin, po tashme, ekziston edhe mundesia per nje grumbullim nga ana e trajnerit te kombetares Prandelli (qe fillimisht duhet te zgjidhin problemin e kombesise ne nivel FIFA: pa e pershpejtuar procesin, do te kete mundesine te luaje me kombetaren italiane vetem ne dhjetor 2014). Fiorentina ka kerkuar informacion fillimisht, gjithashtu edhe Milani eshte e interesuar si edhe ekipe angleze (Manchester United dhe Arsenal)”.

Interi, nga ana e tij, ka mbetur shume i habitur nga shkathtesia e djaloshit qe mund te mbuloje te gjithe rolet e mesfushes (edhe trekuartistin mund ta beje) dhe qe eshte ne gjendje qe te jape sasi dhe kualitet.

Verona e vlereson Jorginho-n (5 gola ne 8 jave) 10 milion € dhe Interi me verdheblute ka raporte shume te mira mbas tratativave qe i kane dhene ne huazim mbrojtesin Bianchetti dhe sulmuesin Longo. Agjenti i djaloshit, Joao Santos, do te jete ne Itali ne pak dite: do te flase me Veronen per rinovimin duke rregulluar kontraten dhe ndoshta do te vije ne menyre shume sekrete ne Milano per nje kontakt te pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.