Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

347 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje dashuri qe nuk njeh as kufi, as moshe e as gjini: gjithcka cfare ndodhi te shtunen ne Milano!

Nje dashuri qe nuk njeh as kufi, as moshe e as gjini: gjithcka cfare ndodhi te shtunen ne Milano!
Inter Club Staff

E shtune, 18 mars. Per shume, ishte fillimi i nje fundjave te gjate. Per shume te tjere, tifoze te Interit, ishte dita e nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines.

Por dita e shtune ka pasur nje shije tjeter per nje numer te vogel tifozesh zikalter qe te shtunen sapo kishin mberritur ne Milano dhe nese flasim per emocionet, vetem nje dite si te tjerat nuk mund te konsiderohej e shtuna qe sapo ka kaluar.

Nuk do te futemi aspak te emocionet e ndeshjes, sepse ato jane emocione qe nuk kontrollohen nga ne, por nga skuadra ne fushe. Kesaj radhe do te flasim per nje eksperience te pabesueshme.

E shtuna ishte nje dite ku emocionet te mbajne te karikuar gjate gjithe dites dhe jane aq te forta sa nuk mund te harrohen per nje jete te tere. Kete e them nga prespektiva ime.

29 zemra zikalter: te gjithe shqiptare, te gjithe te dashuruar me keto ngjyra qe mbrojme me kaq krenari, te gjithe anetare besnik te Inter Club Albania prej dites nje ne 2011, u ftuan nga klubi zikalter per nje vizite ekskluzive ne seline e Interit.

Cfare po ndodh dhe si nisi gjithcka? Nga nje email: “Djema, jeni fantastik. Gezuar ditelindjen e 10 te Inter Club Albania. Jeni nje klub tifozesh shembull. Sapo te lirohen masat e pandemise ju pret nje dhurate e madhe.”

E ja ku jemi te dhurata e madhe: 20 persona, anetare bashke-themelues dhe anetare super aktiv te Inter Club Albania ftohen te gjithe per nje vizite ne seline e klubit, ku do te vizitohet dhoma e trofeve.

Nderkohe, 9 te tjere, gjithashtu do te jene pjese e delegacionit, por keta te 9 jane munduar pak me shume, sepse e kane fituar ‘pjesemarrjen’ fale nej konkursi te brendshem ne portalin e tifozeve zyrtare.

Sa per informacion, ne kete konkurs u fituan edhe 5 fanella origjinale dhe cudia e anetareve qe i fituan ishte edhe te fakti se ato ishin bluzat e shtrenjta (match-kit, kosto diku tek 140 euro) dhe jo ato qe quhen stadium-kit, dhe qe bejne diku tek rreth 80 euro.

Cudi e madhe, por ne fakt nuk duhet te ishte, sepse ne tashme jemi te mesuar me dhuratat dhe surprizat per antaret tane gjate sezonit.

Le te kthehemi te tema e vizites ne seli. Per mua qe po shkruaj kete shkrim, eshte hera e trete qe futem aty, por emocionet nuk kane lidhje fare me ato te stadiumit. Jane dy gjera komplet te ndryshme. Ne stadium ka te beje me adrenalinen, me deshiren per fitore.

Ne seli futesh ne nje bote pasionante dhe nostalgjike, futesh ne shume momente te historise njekohesisht… Ne disa momente qe na shoqerojne prej femijerise e nuk do te harrohe ndonjehre gjate gjithe jetes.

Ti kur ecen ne koridorin e selise se klubit, ecen me hapat e nje tifozi qe ka arritur maksimumin si nje tifoz zyrtar. Selia e klubit nuk eshte e hapur per vizitore. Eshte nje vizite qe behet vetem me ftesa speciale. Pra, nuk e ka nje cmim.

E nderkohe qe ecen ne koridor, shikon perreth fanella te vjetra, imazhe te ndryshme dhe per nje moment perhumbesh sepse shume nga ato qe shikon te lidhen me kujtime dhe emocione te perjetuara perballe televizorit.

E ja ku je. Perballe ke nje mal me kupa, te gjitha te fituara ne fushe. Shikon Scudettot dhe te shkon mendja qe te Scudetto e rekordeve te Trapattonit, per te cilen personalisht kam lexuar dhe degjuar, sepse nuk kisha lindur ende.

Por me pas shikon edhe Scudetton e Tripletes dhe ate te vitit te kaluar.  E ne maje te te gjithave, ndodhet Kupa e Champions League. Po po, ajo me e bukura qe na ka derguar ne qiell ne 2010. Nje miks emocionesh. Dreqin, je vetem disa centimetra larg nje historie 114 vjecare.

Por nuk mbaron asgje me kete pamje, sepse Inter kishte menduar per ta bere kete vizite akoma edhe me speciale duke vene ne qender te kupave edhe nje fanelle zikalter me mbishkrimin “ALBANIA” dhe me numrin 10, per 10 vjetorin tone.

Nje surprize e bukur qe do te mbese ne memorien dhe zemrat tona per vite e vite me radhe. Nuk do te harrohet ndonjehere.

E ne ato sekonda qe syte te dridhen nga emocionet dhe nga madheshtia e asaj dhome, te vine ne mendje te gjithe ato nete si femije kur mendoje se si ti si nje 8-9 vjecar kishe enderr qe te shkelje nje here te pakten ne San Siro, ne tempullin e nje jete.

E ku jemi sot? Ne nje pike ku Interi nuk eshte me thjesht nje pasion i ndjekur nga larg, nje pasion i lexuar ne gazeta, nje pasion i permbledhur ne koleksione revistash, apo nje pasjon i ndeshjeve te mesjaves apo fundjaves.

Tashme kemi kaluar ne nje nivel tjeter fale ketij grupimi qe quhet Inter Club Albania: tashme kemi kaluar ne nje faze ku pasionin e prekim nga afer, e perjetojme si tifoze zyrtare, dhe pa frike, si tifoze me nje linje preferenciale (nuk po futem fate te historia e avantazhit te biletave me ulje dhe ne cdo ndeshje brenda Italise dhe jashte Italise sepse eshte nje histori e njohur tashme dhe ku cdo anetar ka perfituar shume kete vit).

E gjitha me lart e arritur fale nje pune 10 vjecare (ne nentor mbushim 11 vjet). Me dhjetra vajza dhe djem na kane ndihmuar te arrime ne keto nivele ku jemi.

Nuk ka qene e lehte, ka qene e veshtire si dreqi, por se keni idene sa na ka shijuar te punojme per kete enderr te perbashket.

Kur filloi gjithcka ne 2008 ne rrjete sociale, une isha vetem nje 18 vjecar qe sja kisha idene se cfare do te ndodhte, thejshte tregonim pasionin tone ne rrjetet sociale per skuadren e zemres.
Kur gjithcka u be zyrtare dhe themeluam zyrtarisht Inter Club Albania ne 2011, ishim shtate 21 vjecare qe kishim nje enderr e nuk na friksonte asgje dhe limitin mendonim vetem qiellin sepse besonim te pasioni yne.

Sot jemi 30 e kusur vjec, por pasioni eshte akoma me i forte se diten e pare dhe mezi presim ti kalojme pasionin tone per Interin edhe brezit te ri.

E dini? Te shtunen ne seli kishim me vete Roanin 6 vjecar, Rejanin 7 vjecar dhe Joelian, nje vajze 10 vjece. Ishin aty bashke me baballaret. Nderkohe me i vjetri ishte 55 vjec ne kete mini-delegacionin tone.

Por kishim me vete edhe nje djale nga Gjakova (ah ta dini cfare hiqet per nje vize ne Kosove… por me fat dhe krenar qe Arberi ja doli), kishim zikalter nga Ulqini, e kishim pothuajse nga cdo qytet i Shqiperise.

Na mungonte nje nga Shkupi, por djemte qe moren nje ftese atje kesaj radhe e paten te pamundur te vinin per shkak te disa puneve personale por me siguri qe do te kete nje here tjeter.

Keto statistikat jane sa per te treguar se ne cfare niveli eshte gjitheperfshirja ne Inter Club. Kishim edhe vajza me vete, por seshte nevoja te themi sa vajza e sa djem, sepse per ne gjithmone nuk ka pasur ndonje rendesi gjinia.

Por duhet ti jap nje fund ketij shkrimi te gjate ku doja te tregoja cfare ndodhi te shtunen, sepse nese flasim per Inter Club Albania dhe per menyren se si ne e perjetojme kete klub tifozesh, mund te vazhdoj per ore te tera.

Ajo qe donim ne te arrinim te shtunen ne seline e klubit ku edhe morem nje nje cmim per 10 vjetorin tone, ishte qe te linim nje kujtim tjeter te bukur per anetaret tane prezent. Nje kujtim qe te ngrohe zemrat e tyre ne cdo moment kur te kujtojne Interin dhe Inter Club Albania.

Do te donim qe dita e shtune te kishte sjelle edhe nje fitore per Interin tone, por kjo eshte dicka pertej kompetences sone per fat te keq.

Gjithesesi, perpara se ta mbyll, mos mendoni se mbarojne me kaq surprizat. Ne fund te majit ose diku ne fillim te qershorit, ne Tirane do te sjellim ekskluzivisht per anetaret tane nje legjende te Tripletes me 99.9%.

Nuk e dime ende se kush do te jete, por cilido te vi, do te jete i mirepritur. Pse 99.9% dhe jo 100%? Pandemia na ka mesuar se asgje nuk eshte e sigurt ne kohera si keto.

Keshtu qe presim me besim konfirmimin e eventit dhe daten e sakte nga Interi per nje nate te paharrueshme ne Tirane ku do te festojme bashke 10 vjetorin tone, per menyren e ekzistences sone, per kete shpirt te bukur grupi dhe per dashurine e parreshtur per ngjyrat zikalter.

Nje pershendetje shkon per cdo anetar te Inter Club Albania ne cdo cep te botes.

Por mbi te gjitha:

E DASHUR INTER, FALEMINDERIT! 

FALEMINDERIT PER KETE TRAJTIM SPECIAL PER ZIKALTERIT SHQIPTARE DHE PER KETE VLERSIM TE JASHTEZAKONSHEM PER CDO ANETAR TONIN.

THE BEST IS YET TO COME! AMALA!

Juxhin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.