Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

955 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NJE ENDERR E REALIZUAR, A DREAM COME TRUE, UN SOGNO CHE DIVENTA REALTA

NJE ENDERR E REALIZUAR, A DREAM COME TRUE, UN SOGNO CHE DIVENTA REALTA
Ardis
  • On 07/05/2015, 13:50

Si te gjithe tifozet zikalter ne te gjithe boten, endrra e tyre eshte qe te shikojne Interin ne stadiumi Giuseppe Meazza. Gjithashtu edhe ne Shqiperi tifozet zikalter e enderrojne nje udhetim te tille. Disa prej tyre e kane bere endrren realitet, disa vazhdojne ta perjetojne ate enderr disa here, disa presin qe te realizojne nje enderr te tille, kjo fale organizimit te papare te Inter Club Albania. Nuk duam qe te “shesim mend” duke lavderuar veten, jane komentet dhe ndjesite e secilit prej udhetareve-tifoze zikalter qe na japin te drejte te shprehemi ne kete menyre. Kesaj rradhe kemi marre disa nga ndjesite e tifozeve shqiptare zikalter qe ishin ne derby-n e Milano-s me 19/04/2015.

REDON PLAKU
Redon Plaku 450x450Eshte hera e katert qe udhetoj me ICA per te pare Interin dhe me besoni çdo here qe kam shkuar eshte nje emocion me vete, sa vjen e behet me e bukur. Jam krenar qe jam pjese e Bordit te ICA dhe ketyre djemve te mrekullueshem qe kam njohur. Inter Club Albania eshte nje familje e vertete

.

 
VANI KASHARA

Vani Kashara 450x450

Derby?? Si perhere madheshtore. Per ti shtuar? Miqesite e reja me njerez qe vertet vlejne.

ALBI OSEKU
Albi Oseku 450x450Nuk udhetova per të parë Interin duke fituar por për REALIZIMIN e endrres jetesore, te shikoja djemte nga afer. Grup fantastik ishim! Respekt Inter Club Albania #pazzaInterAmala
 
ERGON MEHMETI
Ergon Mehmeti 450x450Te ndjekesh Interin ne Meazza, nje ndjenje e papershkrushme. Kur kesaj i shtohet edhe grupi i mrekullueshem i interisteve. Thjesht madheshtore.

KLENTI MYFTARAJ 
Klenti Myftaraj 450x450E ndjek Interin qe nga momenti qe fillova te kuptoja jeten…Te shikoja tek luante ne ate stadium magjik ishte nje enderr e vjeter, tashme e realizuar. Interi nuk eshte prone e askujt, eshte e te gjitheve, e atyre qe i kane ne gjak ngjyrat zikalter… Krenar per fanellen qe na bashkon.Forca Inter!
 
MARVIN HOXHA 
Marvin Hoxha 450x450Te ishe pjese e Curva Nord ne nje ndeshje derby eshte nje nga gjerat me te bukura qe kam perjetuar faleminderit INTER CLUB ALBANIA

ARDIJAN DEDA
Ardijan Deda 450x450Derbi im i pare ne stadium. Nje pervoje fantastike te prekesh ambientin zikalter nga afer, te provosh atmosferen e derbit dhe te kendoje kore ne Milano per Beneamata-n. Eksperience qe mezi po pres te perseritet serish.
 
ARDIT FINDIKU
Ardit Findiku 450x450Nje eksperience, e cila do te mbetet gjate ose pergjithmone ne kujtimet e mia. Nje ndjesi e papershkrueshme, hyrja ne shtepine e interisteve, Giuseppe Meazza… Emocione te papershkrueshme dita e ndeshjes, minutat e ndeshjes… Shokë dhe miq te rinj ne jete, te cilet shume kush prej tyre meritojne respektin tim… Me padurim pres udhetimin e rradhes… SEMPER FEDELIS!!! AMALA!!!

OLTION DACI
Oltion Daci 450x450Udhetimi me i bukur qe kam bere ndonjehere sepse ishte per skuadren e zemres time. Dite te paharrueshme, emocione te papershkrueshme qe ti jep vetem nje Meazza mbushur plot e perplot me Zikalter.
 
ERTI IDRIZI
Erti Idrizi 450x450Udhetimet e mia me te gjata nuk i kalonin 6 ore dhe ndihesha i sfilitur, kete here lodhja i la vendin forces dhe ato 29 ore iken pa kuptuar fale jush. Ishim nje grup i mrekullushem dhe sinqerisht ju falenderoj secilin prej jush qe me dhuruat nje nga kujtimet me te bukura. Sot me shum se kurre ndjej veten me fat qe jam interist sepse interist lind nuk behesh. AMALA

JUXHIN DALIPAJ
Juxhin Dalipaj 450x450Emocione të jashtëzakonshme në stadium, pothuajse 5 orë që kaluan si 5 minuta. Udhëtimi gjithashtu shumë i këndshëm, ashtu sic mund te jete vetëm mes interistësh. Forca Inter!
 
ARI DOGANI
Ari Dogani 450x450Nje udhetim fantastik, nje emocion i papershkrueshem, nje enderr e bere realitet… Faleminderit INTER

JURGEN GJEGJA
Jurgen Gjegja 450x450UDHETIMI ME I BUKUR NE BOTE ! Emocione te papershkrueshme ne derby . Duhet te jesh gjithmone aty per ti pare me mendje dhe zemer. Gjerat e medha nuk duhen humbur.
 
MAIR MUCOLLI
Mair Mucolli 450x450Njeriu ka endrra… Dhe nje nga endrrat e mia ishte te shikoja Inter-in ne San Siro…

MARIA DENGU
Maria Dengu 450x450Nese do te me pyesin cili ka qene udhetimi me i bukur qe kam bere deri me sot, pa e menduar dy here do thoja ky udhetim, pasi kishte vetem nje motiv, Inter-in tim
 
MARIGLEN MATA
Mariglen Mata 450x450 Kater dite te mrekullueshme qe kam kaluar me Inter Club Albania. Padyshim pushimet me te bukura ne jeten time. Shpresoj qe kete ndjesi ta perjetoj serisht! Forza Inter

BUSH BUSHAJ

Bush Bushaj 450x450Te besh 1400 kilometra per nje ndeshje 90 minuta per mua nuk eshte aspak problem, sepse me mjafton vetem nje shprehje e thene nga i madhi Beppe Severgnini qe tregon dashurine per kete skuader:

INTER ESHTE NJE HISTORI E VESHTIRE DASHURIE, JO NJE PRODUKT SERIE.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.