Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,007 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Nje femer hakmarrese qendron pas endrrave te ndaluara te Contes”: plot 90 milione euro per te mbuluar 3 role ne formacion dhe nje hakmarrje e ftohte!

“Nje femer hakmarrese qendron pas endrrave te ndaluara te Contes”: plot 90 milione euro per te mbuluar 3 role ne formacion dhe nje hakmarrje e ftohte!
Inter Club Staff

Endrra te ndaluara. Ne pamje te pare duket si nje titull filmi, por ne fakt eshte titulli i merkatos qe deshiron Antonio Conte per Interin e tij te ardhshem.

Ne menyre kurioze, endrrat e tij varen shume nga ish-skuadra e tij, Chelsea, qe e ka drejtuar ne Premier League.

Nje Chelsea dhe nje Conte qe jane ndare me njeri-tjetrin ne menyren me te keqe te mundshme, duke perfunduar edhe ne gjykate, nje ndeshje kjo e fituar nga Conte.

Perballja e tij me shume te fuqishmen Marina Granovskaia jane te njihura tashme, por ajo qe ka ndodhur ne gjykate me Chelsean, ka bere qe ndermjet ish-teknikut te tyre dhe klubit te kete nje frakture te pariparushme.

Por le te rikthehemi te merkato. Me sa duket, sipas asaj qe shkruan Corriere dello Sport, Conte deshiron ti rrembeje Chelseas tre lojtare.

I pari eshte Emerson Palmieri, kosto e te cilit shkon 25 milione euro. I dyti eshte Olivier Giroud, kosto e te cilit shkon 5 milione euro. E mbi te gjitha, i treti e ndoshta me i rendesishmi, eshte N’Golo Kante, endrra e vertete e merkatos se veres se teknikut zikalter i cili e ka koston e tij te pakten 60 milione euro.

Totali? 90 milione euro. Nga ana Chelseas mbase do te ishin shume paqesor me Interin, sepse zikalterit do i jepnin atyre parate e nevojshme per blerjen e objektivit te madh qe ata kane, Havertz.

Por sipas Corrieres, nuk eshte aspak keshtu: pikerisht Granovskaia qe ne muajin janar ka filluar te komplikoje jeten e Contes edhe pse eshte larg.

Chelsea ka kerkuar shume para qe ne kerkesen e pare te Interit per Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri, dicka qe se ka bere me asnje skuader tjeter.

E gjithcka duket se nuk ka ndryshuar aspak duke pare edhe veshtiresite e Interit per te shtyre huazimin e Moses disa jave me pare. Por a vlen me shume hakmarrja ndaj Contes se sa nje cek parash me shume zero? Do e zbulojme shume shpejt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.