Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,014 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje histori qe ia vlen!

Nje histori qe ia vlen!
Donald Elmazi

Ne fund te fundit nuk i dihet se cfare jemi, nga vijme, sa kemi vuajtur dhe se si ia kemi dale te ftiojme gjihcka. Do me merrnit per nje te cmendur, por vazhdoj akoma te pyes veten, cfare do ndodhe tani; e dime sec kemi qene, po cfare do te jemi?

Sa here ne muajt e fundit kam degjuar dhe me eshte dashur te tregoj se Moratti do shese Interin tek nje biznesmen indonezian dhe me dukej sikur nuk doja te degjoja, nuk doja te tregoja… Vetem se realiteti eshte me i forte se cdo gje dhe realiteti thote qe presidenti mbi te gjitha per ti dhene skuadres tone nje te ardhme, ka vendosur te ike me nje ane. Kur tha :“Nese rri president? Nuk besoj”, ka lenduar ate qe gjithmone e ka mbrojtur, por edhe ate qe e ka kritikuar. I eshte dashur te dorezohet para nje futbolli ku nje ekip per te mbijetuar duhet te kaloje caqet, duhet te levize ne tregje te tjere nese do te qendroje konkurues. Nuk eshte nje problem borxhesh, ato sistemohen dhe mund te vazhdohet te ecet para, po Internazionale nuk do ia dilte te kthehej perseri ne maje te klubeve pa nje projekt rinisje pa nje kapital qe nuk eshte i krahasueshem me te ekipeve te tjere te medhenj ne europe.

Ai qe eshte pasioni, irracionalitet, e pashpjegueshmja, me pak fjale gjithcka qe jemi kur shohim zikalter, i eshte dashur ti perulet logjikes dhe ka shitur, ne nje mengjes shtatori, ne Paris, kuotat e tij tek Erick Thohir. I ka dhene, pamvarsisht cdo retorike, nje pjeze te zemres se tij. Ndoshta ia ka thene kur ata vendosen per te rene dakord, ndoshta i ka shpjeguar dhe peshen e atij gjesti.

Ne 1995, kur vendosi te marre skuadren qe ia ati Angelo e kish bere te madhe, i erdhi papritur se shoqes, zonjes Milly :”As qe me kishte treguar per indene per ta riblere. Isha ne kuzhine, po qeroja kungujt dhe ne tv e kane thirrur president. Kisha frike se ekzistenca familjare do te rrenohej. Ishte keshtu, por me pas isha e lumtur”. Thone qe nuk do deshte qe burri i saj te hiqte dore, ato ngjyra jan misheruar ne te, si te e gjithe pjesa e tjeter e familjes.

Nje gje mbi te gjitha me erdhi ne mendje spontanisht: cfare do te thoshte Prisco dhe Facchetti?  Kane qene avokati dhe miku i tij me besnik ne vite humbjesh te veshtira per tu perballuar dhe se bashku kane ndare edhe shume dite te lumtura. Nentembedhjete trajnere, lojtare flop dhe kampione te paharrueshem. Te paret qe bleu ishin Rambert dhe Zanetti, njeri erdhi ne itali me buje te madhe kurse tjetri u be i tille. Me pas Ronaldo(ai i verteti),Vieri, Baggio, Zamorano, Veron, Crespo, Simeone, pasioni per Recoba-n, simpatia per Ince. Kupa Uefa ne Parco dei Principi ne ate 98′ plot me polemika, 5 maji i 2002, Calciopoli, kampionatet me Mancini-n, njeqind vjetori, me pas Milito, shkembimi Ibra-Eto’o, Tripleta me Mourinho-n edhe ai i blere ne Paris. Rrethi qe mbyllet, Interi qe kthehet te jete nje legjende, ne nje menyre qe presidenti nuk e kishte, si cdo njeri prej nesh, enderruar asnjeher.

Nje imazh mbi te gjithe do te rikujtoje gjithmone Massimo Morattin: gjysemfinale kunder Barcelones ne Camp Nou, nje ndeshje ferri, mbremja e nje muri historik, 3 me 1 ne ndeshjen e pare nuk do te mjaftonte nese alienet do te kishin bere dy gola. 1 me 0 deri ne minuten e 92 dhe ne fershellimen finale ai cohet ne kembe si i cmendur, duke qeshur shkon drejt gruas se tij dhe Tronchetti Provera-s, i perqafon, me pas kthehet perseri ne pozicionin e tij, ndryshon pamje pa humbur buzeqeshjen: kishte Laporten afer dhe i kerkoi falje qe festoi ne ate menyre sepse Interi i tij sapo kishte fituar finalen e Madridit.

E thone te gjithe, eshte nje “zoteri”, ka qene gjithmone, disa here edhe i padiskutushem; ndoshta duhet te ngrihej zeri disa here edhe nuk e ka bere duke i kujtuar interistave qe ne nuk jemi ajo placke e tille.

Kjo eshte ajo qe Thohir duhet te mesoje, do jete pjesa me e veshtire per tu kuptuar; nuk eshte nje ceshtje biznesi(por eshte qarte qe parate duhen), eshte edhe ceshtje zemre(ku duhet shpirt), ndjenje, ngjyrash qe nuk jane njelloj me te tjerat, nuk kane qene asnjehere, per tradite edhe per adn.

Ne horizont po duket nje periudhe e re dhe dyshimet e pasiguria ndoshta jane normale, ndodh kur e di se cka qene e shkuara dhe nuk e di se cte servir e ardhmja, ne mes eshte zgjedhja e Massimos , nje mirupafshim “qe duhet” sigurisht, po eshte e vuajtur, te pakten per sa me perket mua dhe mendoj qe eshte edhe per te gjithe ata interiste qe, duke e ditur se Interi qendron gjtihmon, e dine qe asgje nuk do te jete si me pare(me shpresen qe do te vijne gjera te bukura por ne nje menyre tjeter).

Dhe eshte e veshtire, tmerresisht e veshtire, per te mbledhur te gjtiha ne nje kuti kartoni te shkruar ne te “kujtime” dhe ta vendosesh ne magazine. Eshte melankolia e atij qe nis nje aventure te re, me valixhen plot me entuziazem dhe frike. Melankolia e atij qe di te lere pas shpine nje dashuri te mbaruar, po qe ia ka vlejtur, nje histori qe do te beje gjithmone te thuash ‘ah, ia ka vlejtur tmerresisht’. FALEMINDERIT PRESIDENT.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.