Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,250 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje Inter-Nazionale: Ja vendimi i madh i marre nga Marotta dhe Conte! Goditja fenomenale mund te vije ne fund!

Nje Inter-Nazionale: Ja vendimi i madh i marre nga Marotta dhe Conte! Goditja fenomenale mund te vije ne fund!
Inter Club Staff

Duket shume i qarte ndryshimi i strategjise se Interit me drejtimin e ri nga Marotta-Conte.

Ashtu si nenvizohet sot nga e perditshmja Corriere dello Sport, ne fakt te dy tranjeret duket se po privilegjojne jo pak strategjine e besimit tek lojtaret italian qe e njohin shume mire kampionatin tone dhe qe po ashtu si ne epolen juventine, duhet te perfaqesojne shtyllen kurrizore te Interit qe pretendohet te ripushtoje perseri Serie A.

Ja cfare ka shkruar per kete ceshtje sot Corriere dello Sport ne faqen e saj.

INTER-NAZIONALE – “Internazionale ka edhe emrin. Por pak me pare ishte edhe fakt. Per shembull, skuadra qe fitoi Tripleten, ajo titullare flasim, nuk kishte asnje italian por vetem te huaj: 11 nga 11. Dhe Moratti madje ishte krenar per kete fakt.”

“Por vitet e fundit ka pasur nje ndryshim ne kete. Por ne vitin e fundit eshte shkuar edhe pertej kesaj dhe ne fakt shume lojtare qe do te luajne si titullar kete sezon jane italiane. Per momentin skuadra e Contes perbehet nga 27 emra dhe plot 12 te tille jane italiane.”

“Produkte vendase. Nese nuk ndodh dicka e papritur, per ceshtje ditesh do te behen 13 bashke me Biraghi e keshtu 13/27 italiane Interi ne skuader. Edhe pak dhe do te arrihet 50%.

SHTYLLA KURRIZORE – “Eshte e veshtire te mendosh se behet fjale vetem per nje rastesi. Per sa i perket te tjerave, kur filloi cikli fitues tek Juventusi, gjithcka nisi me blerjen e lojtareve italian per te ndertuar nje shtylle kurrizore te forte. Edhe atehere ne pune ishte Conte-Marotta te cilet duan te perserisin edhe sot formulen.”

“Keshtu, ne mesfushe ka ardhur Sensi dhe Barella. Ne shtepi ishte Gagliardini dhe Politano. Candreva ne fakt, nuk luan me per Italine por kishte humbur. Tani duket se eshte rikthyer vertete. Po sepse Conte e njeh shume mire ate duke e pasur dy vite titullar ne krahun e djathte me Italine e tij (2014-16).”

“Por edhe Ranocchia eshte permiresuar ndjeshem, aq shume sa ka fituar edhe konfirmimin me teknikun pugliez edhe pse hapsirat per te do te jene shume te vogla.”

“Nderkohe, Padelli dhe Berni pastaj jane portiere por nuk duhet harruar nje si D’Amrbosio qe do i hyje ne pune shume skuadres kete sezon dhe pastaj jane te rinjte Bastoni dhe Dimarco. Ata te akademise si Esposito nuk i kemi numeruar.”

ENDRRA E MADHE – “Natyrisht qe nuk mbaron me kaq, jo. Ne fakt linja italiane do te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Mbi te gjithe ka nje emer ne maje te listes. Ai quhet Chiesa. Do te jete ai objektivi i madhe per veren e 2020.”

“Ne kete vere e ka provuar Juventuesi e cila e kishte prenotuar, por Commiso dhe Barone kane ngritur barrikadat e tyre. Por tani, cdo gje eshte zeruar dhe bardhezinjte e kane humbur pole-position. Me siguri qe Interi do e provoje dhe shume fort. Zikalterit kane nje avantazh shume te madh: Conte.”

“Cdo lojtar italian nuk do e refuzonte mundesine per tu stervitur nga ai qe shihet si nje tranjer qe nxjer maksimumin nga cdo lojtar.  Keshtu, goditja fenomenale mund te vije ne fund. Mund te jete pikerisht Chiesa ai qe do te vere tullen e fundit tek Inter-Nazionale e Marottes dhe Contes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.