Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

495 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje janar goditje e vertete nga Interi? “Ka nje marreveshje per tre milione euro ne sezon. Inzaghi e ka kerkuar sepse…”

Nje janar goditje e vertete nga Interi? “Ka nje marreveshje per tre milione euro ne sezon. Inzaghi e ka kerkuar sepse…”
Inter Club Staff

Beppe Marotta ka shpjeguar me kujdes se kush do te jete sjellja e Interit gjate muajit janar, muajit te merkatos se dimrit.

Sipas tij, do te jete nje sesion merkato i qete, qe mund te behet dicka vetem ne rast se del ndonje mundesi e mire merkatoje, por asnje cmenduri.

Gjithesesi, edhe pse Marotta ka thene kete, shume media ne Itali nuk eshte se e besojne plotesisht ate qe administratori zikalter ka thene.

Sipas La Gazzetta dello Sport, skenari i pare mund te ndodhe pikerisht nga largimi i Matias Vecino nga Interi.

“Ne kete moment, Interi ka kontakte me Nahitan Nandez. E dini qe me lojtarin e Cagliarit eshte arritur edhe nje marreveshje?”

“Ka nje marreveshje per tre milione euro ne sezon. Inzaghi e ka kerkuar sepse e shikon si perfekt per arsye se ai mund te luaje edhe ne mesfushe, por edhe ne vend te Dumfries.”

“Normalisht shume do te varet edhe nga shifra qe Cagliari do te kerkoje, por Nandez kesaj radhe mund te kerkoje largimin akoma edhe me me shume prepotence se ne vere.”

“Deshira e tij tashme eshte e njohur: deshiron te largohet nje ore e me pare nga sardet dhe Interi eshte ne qender te deshirave te tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.