Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

973 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Sassuolo – Hernanes dhe Guarin per kthesen. Me pas shume dyshime.

Shqyrtim Inter-Sassuolo – Hernanes dhe Guarin per kthesen. Me pas shume dyshime.
Ardi Deda

Do te vij kthesa apo zhgenjimi i rradhes? Tifozet zikalter urojne hipotezen e pare, ashtu dhe Walter Mazzarri. I privuar sot nga sherbimet e Cambiasso dhe Alvarez, tekniku zikalter synon tek freskia dhe entuziazmi i blerjeve te reja.

Taktika- Mazzarri nuk ka ndermend te zgjase serine negative te rezultateve dhe keshtu do te dergoje menjehere ne fushe si Hernanes dhe Guarin. Te dy duhet te kompletojne repartin e mesfushes me njerin midis Taider dhe Kuzmanovic (serbi lehtesisht i avantazhuar). Nga krahet D’Ambrosio lufton per nje fanelle me Jonathan, dhe ne krahun tjeter do te jete ne rolin e tij Nagatomo. Ne mbrojtje, kemi treshen Campagnaro-Rolando-Juan Jesus, megjithese Ranocchia dhe mbi te gjitha Samuel jane gati per tu futur. Ne sulm, nderkohe, Milito eshte ne pol per te mbeshtetur Palacion. Pankina per Kovacic.

Kundershtaret- Malesani nuk solli kthesen e pritur: ndeshja e pare dhe humbja e pare erdhen kunder Verones. Tekniku nuk ka sot sherbimet e Manfredinit, pervec Mendes qe eshte i skualifikuar. Ne fushe do te kemi ekspertin Bianco se bashku me Cannavaro dhe Ariaudo. Ne qender balotazhi Marrone-Chibsah.

Rreziqet- Berardi eshte zbulimi i Serise A. Sulmues i levizshem me nje te majte te tmerrshme. Mbrojtja duhet te kete shume kujdes ndaj ketij talenti. Por reparti sulmues i Sassuolos eshte pasuruar edhe me Floccarin dhe Sansone.

Ku te godasim- Sigurisht mbrojtja nuk eshte reparti me i mire i Malesanit. Kemi mungesat e Mendes dhe Manfredinit dy ardhjet e reja, ja ku Cannavaro duhet te udheheqi nder mbrojtjet me te dobeta te Serise A. 7 golat e ndeshjes se pare, pavaresisht interpretimeve, tregojne qe kjo mund te jete mbremja e pershtatshme per Militon dhe shoket e tij.

Te gjithe syte mbi…- Hernanes. Vemendja do te jete e gjitha mbi profetin. Numri 88 zikalter do te kete nderin ti jape nje shkundje ketij ambienti te trishtuar nga rezultatet e fundit. Ai, se bashku me Fredy Guarin, do te therriten per ti ndryshuar marshin ketij Interi te bllokuar prej nje kohe te gjate.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.