Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 1, 2020

Scroll to top

Top

1,669 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje tjeter talent Kroat per Mazzarrin? Ausilio po kerkon ta rrembeje nga Dinamo e Zagrebit!

Nje tjeter talent Kroat per Mazzarrin? Ausilio po kerkon ta rrembeje nga Dinamo e Zagrebit!
Inter Club Staff

Walter Mazzarri ka fiksuar objektivat sebashku me drejtuesit e shoqerise: Nje sulmues i dyte dhe nje mesfushor.

Biabiany mbetet ne pole position per rolin e sulmuesit te dyte (me Ibarbon qe qendron ne radhe), ndersa persa i perket mesfushes shume shpejt pritet te mbyllet marveshja me M’Vila gjate javes e nderkohe del ne pah nje emer i ri e behet fjale per Marcelo Brozovic.

Brozovic eshte 21 vjec dhe aktualisht ndodhet ne Brazil me kombetaren Kroate. Eshte nje mesfushor qendror i paster, i cili luan tek Dinamo Zagrebit (aty ku ka luajtur Kovacic perpara Interit) dhe kartoni i te cilit mendohet te jete rreth 5-6 milion euro.

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio e ka vene ne dijeni Dinamon se deshiron ta bleje djaloshin, dhe i ka vene ne dispozicion nje shume parash nese ata do te vendosin ta shesin, te marin ne telefon te parin ate. Por per momentin kjo shume konsiderohet e ulet. Interesi mbi lojtarin eshte i vertete dhe do te degjojme me shume rreth kesaj ceshtje ne ditet ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.