Nje Toure per Mancinin: Ja formula qe do te perdoret per te ardhur tek Interi!
Tekniku i Interit, Roberto Mancini ka nje njeri fiks ne mendjen e tij per lojtarin e ardhshem te merkatos zikalter: Ai quhet Yaya Toure.
Lojtari i Manchester City eshte baza qe Interi deshiron te rinise rrugen per te bere te madh Interin serisht. Por si mund te vije Toure tek Interi? Duke pare se kjo merkato do te jete e veshtire per shkak te Fair Play Financiar, drejtuesit zikalter kane studiuar dy zgjidhje: rroga e tij do te pergjysmohet dhe City do e lere te largohet me zero ose Jiangsu do e bleje nga City, do nenshkruaje nje kontrate 3-4 vjecare me Kinezet dhe me pas do te huazohet tek Interi. Yaya, qe pritet te jete njeriu imazh i Suning tek Inter pritet ta mbaroje karrieren ne Kine por me perpara do te kete mundesi te fitoje me Interin ne Europe. Serisht, e kesaj radhe ne Serie A.