Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

827 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Njerez, a e kuptoni apo jo? Edhe Interi nuk po e beson ate qe po ndodh me Lautaron.”

“Njerez, a e kuptoni apo jo? Edhe Interi nuk po e beson ate qe po ndodh me Lautaron.”
Inter Club Staff

Me sa duket, ne ambjentet italiane, gazetaret dhe specialiste te ndryshem te futbollit kane mendime te ndryshme per sa i perket merkatos.

E keshtu, nje nga temat me te nxehta te merkatos ka qene pikerisht trekendesho Inter-Barcelona-Latuaro Martinez.

Argjentinasi zikalter eshte vene ne qender te sulmeve te Barcelones por deri me tani Interi, sipas mediave, ka bere mur perballe skuadres katalanase.

Por, sipas teknikut Sandro Pochesci, i cili eshte pyetur nga e perditshmja Il Giornale per zerat e Lautaro Martinez dhe interesin e Barcelones mbi te, ky eshte nje bekim per Interin.

Keto kane qene fjalet e tij: “Sipas meje ai do te shitet dhe nese ajo oferte vjen, askush te Interi nuk do te mendohet dy here.”

“Njerez, e kuptoni apo jo? Te shikosh 111 milione euro oferte pas ketij sezoni qe Lautaro ka bere do te thote se eshte nje kryeveper kjo shitje.”

“Blerja qe priste te bente Interi ne vere ishte Dzeko – citon Tuttomercatoweb – dhe me pas nuk kane pasur cfare te bejne tjeter vecese te perdorin Lautaron dhe kane besuar tek ai.”

“Por kampioni nuk duket menjehere, duhen 5-6 sezone te mira. Sipas meje, Interi vete duke pare situaten nuk e beson dhe po ferkon syte perballe ketij interesi te Barcelones.”

“Do te ishin nje bekim per kasat zikalter ato 111 milione euro qe duan te paguajne ata. E nuk duhet te pranojne asnje lojtar ne kembim, vetem para.”

Nderkohe, Pochesci i ka thene jo nje shkembimi koke me koke me Griezmann: “Une do merja parate ne shtepi dhe do e zgjidhja vete lojtarin ku do te investoja. Nuk do te kushtezohesha nga Barcelona.”

“Sipas mendimit tim qe kam vite qe shikoj si punon Marotta, Interi nuk do e beje gabimin qe te beje rezistence perballe shifrave te tilla.”

“Une mendoj se 111 milione euro per Lautaro Martinez jane shume dhe duke qene se jane me shume se vlera e tij, eshte nje oferte e parezistueshme.”

“Kam diskutuar me shume njerez te futbollit keto dite: te gjithe e shohin te pabesueshme kete oferte duke pare situaten e veshtire ekonomike te futbollit.”

“Por te presim dhe te shohim. Nese do te isha une sot tek Interi do e pranoja pa e menduar dy here kete oferte. Nuk e di kush tjeter mund te ofroje sot per sot kaq shume per nje lojtar.”

“Kur them sot per sot, mendoj per nje te tashme dhe te ardhme te futbollit me kete situate emergjente.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.