Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

913 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

No more Pazza Inter: ja pse eshte zhdukur himni nga stadiumi, tani vihet vetem “C’e’ solo Inter”.

No more Pazza Inter: ja pse eshte zhdukur himni nga stadiumi, tani vihet vetem “C’e’ solo Inter”.
Inter Club Staff

Interi i ri i Antonio Contes ne ndeshjen e saj te pare ne Serie A e ka treguar menjehere qe eshte nje Inter shume ndryshe nga ai qe kemi pare sezonin e shkuar. 

Zikalterit kane fituar 4-0 me golat e Brozovic, Sensi, Lukaku dhe Candreva por ne pergjithesi ka qene nje ndeshje shume e mire e zikalterve.

Agresive, kompakte dhe e bashkuar. Aspak e cmendur ama. Pikerisht ashtu si kishte thene (dhe uruar) Antonio Conte ne diten e prezantimit kur ishte me Steven Zhang dhe Alessandro Cattelan: “Boll me me Pazza Inter, boll me me cmendurira. Do te jete nje Inter i rregullt dhe i forte” kishte thene ai ne ate kohe.

Keshtu, NO MORE PAZZA INTER. Ne kete pike eshte marre edhe vendimi per te hequr himnin “Pazza Inter Amala nga stadiumi (pikerisht per ate strofe qe flet per cmendurine) dhe praktikisht eshte marre vendimi qe Himni i Interit te jete nje dhe i vetem e jo dy si ne vitet e shkuara.

Nje vendim ky i marre nga klubi zikalter pa asnje detyrim apo urdher nga Conte por qe eshte nje vendim qe shkon me idete e tij dhe i respekton ato.

Filozofia e Contes ka ndryshuar Interin dhe po tenton me te gjitha manyrat qe Interin ta riktheje ne nje skuader te forte dhe pa crregullime gjate nje ndeshje.

Rezultatet ne Milanon zikalter kane disa kohe qe mungojne dhe prandaj duhet konkretizim nga te gjitha palet per tu arritur. Koha per cmendurira ka kaluar, eshte nje kapitull i mbyllur, Pazza Inter eshte nje kujtim per tu arkivuar.

Tani eshte koha per himnin “C’e’ solo Inter” (Eshte vetem Interi), qe eshte nje himn shume i bukur dhe natyrisht qe ka mjaft thumba brenda tij, sidomos me frazat qe thumbohet ish-skuadra e Contes, Juventusi. Por skuadra e Contes tashme quhet Inter dhe sic e tha edhe ai vete dje: eshte tifozi i pare i skuadres se ciles drejton.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.