Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,884 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – A eshte e mundur te driblohet Vidic? Shume mire Campagnaro. Keq mesfushoret…

Notat – A eshte e mundur te driblohet Vidic? Shume mire Campagnaro. Keq mesfushoret…
Bujar Berishaj

HANDANOVIC 6,5 – Konoplyanka i prezantohet pak minuta pas fillimit te pjeses se dyte por ai i pergjigjet me besim. Mire edhe mbi perfundimin e Rotan ne minuten e 9′. Pjesa tjeter eshte e dedikuar duke pritur per te dal, pasi qe ukrainasit nuk e gjejne me porten e tij.

CAMPAGNARO 6,5 – Ri-hyrje pozitive, ne anen e tij Dnipro sulmon pak dhe ai ben disa sulme perpara. Kush kishte dyshime mund ta konsideroj ate nje alternativ te mire per kete sezon.

VIDIC 7 – Fortesa e fundit e mbrojtjes zikalter, konfirmohet si nje mal per tu ngjitur per Zozulya por edhe per kundershtaret qe tentojne ta sfidojne ne ajer. I mire edhe perpara, kur vendos fizikun e tij dhe shpeton ke mundet.

JUAN JESUS 6 – Disa hezitime, edhe sepse i perket qe te mbuloj disa vrima qe i krijon ne anen e tij. Nuk rrezikon qe ta humb qartesine edhe fal Vidic qe i mbulon supet.

D’AMBROSIO 6,5 – Ne pjesen e pare eshte i fjetur, per te menaxhuar me shume se per te ”provokuar”, kapet nga sulmuesi shtese. Pas mundesise se pare, shenon ne minuten e 71′ me nje aksion te mire personal.

HERNANES 5 – Taktikisht nuk ndhihmon, e gjithashtu nuk mbeshtet Dodo ne krahun e majte. Mban topin me gjate sec duhet. Por kur ndizet per arsye te lehta eshte me i shpejt se te tjeret: asisti i humbur nga Guarin dhe gjera te bukura per tu pare. Nuk eshte e mjaftueshme (nga 76′ JONATHAN 5,5 – Impakt jo i sigurt, shperdoron shume topa edhe pse kishte kohe te mjaftueshme  per tu menduar).

M’VILA 6 – Nuk e braktis kurre pozicionin e tij para mbrojtjes dhe respekton udhezimet e teknikut. Por, ne krahasim me ritmet e ukrainasve tregon nje ngadalesim qe ndonjhere rezulton me humbje te topave. Me mire ne perfundim, kur ndihmon ne menaxhimin e topit.

KUZMANOVIC 6 – Ndjen aromen e shansit dhe lufton si nje luan, duke kerkuar golin edhe me koke. Merr nje karton te verdh qe e limiton, por taktikisht eshte i vlefshem. (nga 61′ OSVALDO 6 – Nuk bie shume ne sy, por prezenca e tij ben mire ne manovrat sulmuese te Inter.)

DODO 6,5 – Vuan bga bolleku i anesorve te Dnipros, qe perputhen mire ne korsine e tij, por nuk dorezohet kurre. Ne sulm provon te krijoj superioritet numerik me driblime por jo gjithmone shoket e ndjekin. I dukshem vullneti dhe vemendja ne fazen e mbrojtjes.

GUARIN 6,5 – Paraqitje bindese, mbi te gjitha kur zbret ne mesfushe pas nje ore duke kerkuar hapesire ne mbrojtjen e kundershtarve. Kur kalon ne mesfushe eshte e sigurt qe eshte me i nevojshem, edhe ne mbrojtje. Eshte merita e tij ne kartonin e dyte te verdhe te Rotan qe po kerkonte rrjedhen e ndeshjes, ne fund merr personalitetin.

ICARDI 6,5 – Kur nuk jane dy ose tre mbetet i thate nen vijen e kundershtarit. Mbremje pa ngjyra per te, qe nuk gezon mbeshtetje te madhe nga shoket dhe pak topa per loje te cilet i gjen larg nga porta. Nuk shenon nje gol te lehte per tu shenuar, dhe eshte edhe faji i tij.

MAZZARRI 6,5 – Zbeh tabun ukrainase, dhe ngjitet ne kulm te grupit dhe shpeton edhe disa titullar ne prag te ndeshjes me Palermon. Jo keq si balnc i mbremjes. Me Guarin ne mbeshtetje te Icardit duket sikur Interi qe luajti kunder Torinos, por kete here perdor superioritetin numerik te Osvaldos dhe sjell golin. Mbrojtja mbetet e papershkueshme nga uji.

DNIPRO: Boyko 6,5 Fedetskiy 6,5, Mazuch 6, Douglas 5,5, Strinic 5,5; Kankava 5,5, Rotan 6, Bruno Gama 6, Kravhcenko 6 (nga 67′ Shakov pa note; nga 73′ Lukchevych pa note), Konoplyanka 6,5, Zozulya 5,5 (nga 75′ Kalinic pa note). Trajneri Markevich 5,5

ARBITRI; ZWAYER 

ASISTENT: Henschel 6; Achmuller 5,5

ASISTENTET TEK PORTA: Dankert 5,5 Siebert 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags