Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,323 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Alvarez lider, Kovacic shuhet. Sa sherbente Icardi…

Notat: Alvarez lider, Kovacic shuhet. Sa sherbente Icardi…
Xhorxh Gellci

Handanovic 6: I kushtezuar nga problemi ne hije, vuan dhe shtrengon dhembet deri ne pushim. Pastaj dorezohet. Nuk mund te beje asgje tek goli.

Rolando 6,5: Vazhdojne paraqitjet e mira. Eshte i sigurt dhe preciz ne nderhyrje, gabimet ne ndeshjet e para jane nje kujtim i larget.

Samuel 6: Luan ndeshjen e zakonshme fizike kunder nje Denis, qe kur luan kunder Interit, duket Ibrahimovic. Gabon vetem njehere, edhe per shkak te zotesise te Denis: eshte dueli i vetem qe humbet ne te gjithe ndeshjen, por fatkeqesisht eshte fatal.

Juan Jesus 6: Nje shperqendrim pas disa minutash, kur humbet Yepes ne goditjen e kendit. Pastaj, duke degjuar edhe thirrjet e vazhdueshme te Mazzarrit, kthehet ne loje dhe nuk del me. Pozitiv.

Jonathan 6,5: Ne pjesen e pare eshte me i miri ne fushe per nje pjese te madhe. Shoket e kerkojne shume, edhe sepse Nagatomo nuk eshte ne formen me te mire. Bie ne pjesen e dyte, por tani eshte nje lojtar shume i besueshem.

Guarin 5: Shpeton nje gol te Caninit, por eshte e vetmja gje e mire qe ben. Provon te shenoje gola spektakolare, por vetem rrezikon te thyeje impjantin e ndricimit te stadiumit.

Cambiasso 6,5: Ka besim dhe eshte ne kushte fizike te mira. Kur shikon qe Cambiasso eshte ne zonen e Interit dhe ne zonen kundershtare ne te njejtin aksion, kupton qe po shikon Cucchu-n me te mire.

Alvarez 7: Ndeshje e mire ne pjesen me te madhe, me disa gabime ne momente te caktuara, por levizjet jane te nje klasi te rralle. Pothuajse shenon ne kohen shtese, dhe po behet gjithmone e me shume nje lider. Eshte i pamendueshem nje Inter pa Alvarez.

Nagatomo 5,5: Jo nje dite per t’u harruar, por as per t’u kujtuar per japonezin. Fillon te shtyje ne menyre konstante ne sulm vetem ne fund te ndeshjes.

Kovacic 5,5: 15 minutat e para duken ato te nje kthese te munshme: kuptohet shkelqyeshem me Alvarez dhe eshte brenda lojes. Por pastaj fillon te bjere gradualisht. Gjithsesi, klasi nuk mungon, dhe eshte shume i ri.

Palacio 6: Nuk mund te jete gjithmone ai shpetimtari. Ben te pamunduren, por eshte i survejuari special i mbrojtjes te Atalantes. Kishte nevoje per nje shok reparti.

Carrizo 6,5: Ben nje mrekulli mbi Yepes dhe shpeton nje gol te sigurt. Nuk thirret ne detyre asnjehere tjeter.

Icardi 6,5: Hyn dhe duket qe loja e Interit ndryshon. Nje shtylle dhe puna e zakonshme “e padukshme” per te hapur hapesirat. Nese do i kalonte problemet fizike, duhet te behet titullar menjehere.

Taider – pa vote.

Mazzarri 6: Interi konfirmon ate qe dihej: ka loje por mungon forca e skuadres per te mbajtur rezultatin. Me kete te sotmen, ka qene 3 here ne avantazh, dhe eshte arritur nga kundershtaret.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.