Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,807 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Biabiany punon shume ne krahe, Icardi vdekjeprures. Eder vrapon por…

Bujar Berishaj

Interi i Roberto Mancini gjen fitoren perballe Sampdorias se Montellas me shume ish-zikalter. D’Ambrosio, Miranda dhe Icardi jane ata qe i dhurojne fitoren zikalterve, fitore kjo, pjese e se ciles jane edhe Ronaldo e Mourinho, se bashku me Thohir e Moratti ne tribune.

Handanovic 6: Sampdoria eshte potencialisht e rrezikshme, por pastaj ne fund nuk eshte kurre. Mposhtet vetem nga perla e Quagliarella.

Nagatomo 6,5: Mbulon mire dhe sulmon mire, ndoshta i stimuluar nga sfida e brendshme me Dodon.

Miranda 6,5: Rritet me kalimin e ndeshjes dhe shenon nje gol te rendesishem qe qeteson lojen.

Murillo 6: Dergon topin ne tribune nese eshte nevoja, me mire keshtu sesa paraqitjet katastrofike te janarit.

D’Ambrosio 6,5: Ka meriten, dhe eshte nje merite e madhe, qe shenon golin qe zhbllokon Interin ne menyre psikologjike. Kjo e ndihmoj edhe qe te luaj nje ndeshje te mire.

Biabiany 7: Me i miri ne pjesen e pare. Krijon panik ne krahun e tij, provokon kartona te verdhe dhe raste te rrezikshme. Bie pak por gjithsesi luan nje ndeshje mjaft te mire.

Melo 6: Kerkon te luaj pa e tepruar me personalizme, gjeste e fjale. Asiston edhe per Mirandan.

Brozovic 5,5: Pak i lodhur por ne kete moment eshte nje luks per Interin. Kartoni i verdhe (i tepruar) i kushton ndeshjen me Juventusin, do te kete rastin qe te pushoj pak.

Perisic 6: Vrapon shume, impenjohet. Por ka disa gabime saktesie.

Eder 5,5: Lufton, deshira nuk i mungon. Por nuk eshte shume vendimtar.

Icardi 6,5: Ranocchia i jep pak hapesire dhe ai i ndeshkon, nuk i nevojitet shume. Nje rast nje gol, mban mesataren.

Ljajic 5,5: Futet gjate lojes, nuk shihet shume.

Jovetic dhe Gnoukouri pa note.

Mancini 6,5: Pregaditja e ndeshjes nuk ishte e lehte. Kushtet jo te mira, presioni qe rritej dhe pastaj Mourinho e Ronaldo ne pankine. Nderkohe ai fiton. E pret edhe nje jave jo e lehte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.