Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

867 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Borja Valero MVP, nuk eshte ky Nainggolan-i qe njohim. Reparti mediano-s poshte, Skriniar dhe De Vrij mire, por…

NOTAT – Borja Valero MVP, nuk eshte ky Nainggolan-i qe njohim. Reparti mediano-s poshte, Skriniar dhe De Vrij mire, por…
Ardis
  • On 29/11/2018, 0:35

Mbaron 1-0 ndeshja midis Tottenham dhe Inter ne Wembley. Keto jane vleresimet e lojtareve zikalter per ndeshjen kunder Tottenham, ne Champions League.

HANDANOVIC 6 – Tottenham sulmon pafundesisht, por ai vuan me pak sesa pritshmerite e tij. I pafajshem ne rastin e golit te pesuar.

D’AMBROSIO 5.5 – Kalohet shume lehte ne dy luftimet nje kunder nje. Impenjohet me shume per te ndaluar depertimet e Lucas.

DE VRIJ 7 – Sebashku me Skriniar angazhohet ne luften kunder Kane. Anglezi surprizon, por nuk zgjat me shume se 10 minuta, me pas e marrin ne kontroll situaten qendermbrojtesit zikalter.

SKRINIAR 6.5 – Gjysem vote me pak, per shkak te asaj dalje te ekzagjeruar qe zbulon mbrojtjen  ne rastin e golit te Eriksen. Por per pjesen tjeter madheshtor.

ASAMOAH 5.5 – Gabon shume veprime, si ne fazen e sulmit ashtu edhe ne fazen e mbrojtjes. Sissoko e rrit pranine e tij progresivisht ne krahun e tij dhe shpartallon mbrojtjen, ai nuk arrin ta markoje.

VECINO 5.5 – Kesaj rradhe nuk i jep dinamizmin qe duhej. Ndonje tentative progresive, por ne total shume pak kontribut.

BROZOVIC 5.5 – Edhe ai shume i lehte per Sissoko ne aksionin e golit te Tottenham. dhe shume pak iluminues per te drejtuar kundersulmet e zikalterve.

POLITANO 6 – Dicka nga lojrat e tij por shume pak efikas atehere kur duhet te ndeshkoje me te vertete.

NAINGGOLAN 4.5 – Nuk eshte ne kushtet per te luajtur. Me shume mundesi qe nga fillimi, reziston per 43 minuta por ne fushe eshte thjesht si emer. Dorezohet perpara se te mbaroje pjesa e pare.

PERISIC 6 – Vrapon perpara dhe mbrapa ne ndeshjen tipike te Perisic, duke mbuluar shpeshhere zona qe nuk jane kompetence e tij. I rrezikshem vetem nje here por Interi nuk eshte se e ndihmon shume.

ICARDI 6 – Ben lufte me Vertonghen dhe Alderweireld, kerkon deshperimisht te mbaje topin ne gjysem fushen e anglezeve. Arrin ta realizoje shpesh dhe me vullnet, por nuk tregohet asnjehere me te vertete i rrezikshem.

BORJA VALERO 7 – Lojtari me i mire i Interit. Futet ne loje dy minuta perpara se te mbaronte pjesa e pare dhe merr ne dore manovren zikalter, qe permisohet ndjeshem. Cdo aksion sulmues i rrezikshem lind nga ai.

MIRANDA, KEITA – Pa vote

SPALLETTI 6 – Interi ben nje ndeshje plotesisht mbrojtese por nuk vuan asnjehere ne menyre te tmerrshme. Vetem nje depertim shpartallon mbrojtjen zikalter dhe i prish te gjitha planet. Dhe kesaj rradhe permbysje nuk realizohet. Nje ndeshje dinjitoze e hedhur tutje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.