Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

999 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Brozovic, keshtu po na le pa fjale. Candreva nuk meriton vershellima. Icardi pak por i mire!

NOTAT – Brozovic, keshtu po na le pa fjale. Candreva nuk meriton vershellima. Icardi pak por i mire!
Inter Club Staff

Interi pas Tottenham dhe Sampdorias ka marre keshtu nje tjeter tre pikesh dhe eshte fitorja e trete radhazi. 

Zikalterit arriten te fitonin sot ndaj Fiorentines me golat e Mauro Icardit dhe Danilo D’Ambrosios.

Keto jane notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 6,5  – Nje pritje shume e madhe ne dalje ndaj Simeones i cili ishte i vetem. Duket se ne kete ndeshje eshte rikthyer i sigurt. I shpeton nje top por eshte reaktiv ne momentin e dyte me ndihmen e Skriniar.

D’AMBROSIO 6,5  – Nje nisje e komplikuar e tij me Mirallas ne krah qe i hap jo pak probleme. Por me kalimin e minutave rritet si nje diesel deri sa behet njeriu i ndeshjes.

SKRINIAR 6,5 – Sa i pafat tek rasti i golit por me pas eshte i sigurt ne cdo moment. Simeone pothuajse nuk kap top.

DE VRIJ 7 – Skriniar eshte ai qe shkelqen me shume zakonisht por ai mer ne kete ndeshje te gjithe skenen e mbrojtjes. Elegant dhe preciz. De Vrij tregon edhe njehere se eshte nje blerje super.

ASAMOAH 6 – Chiesa eshte klienti qe askush nuk do te donte te kishte por ai ja del mire. Ne finale vuan pak lodhjen.

VECINO 6 – Championsi kaloi, tani e ka radhen Serie A. Por duket se nuk ka te njejten adrenaline. Nje ndeshje shume normale per te sot.

BROZOVIC 8 – Lider total. Vrapon, rekuperon nje mal me topa, i shperndan, i nis dhe krijon aksione. Nje tjeter paraqitje magjike.

CANDREVA 6,5  – Per aq kohe sa qendron ne fushe, eshte me i miri i zikalterve. Ne pjesen e pare sidomos i shkeputur ndjeshem. Jo vetem per penalltine e fituar, por te gjithe aksionet e mira kalojne nga ai. Sot ishte me mire se Perisic.

NAINGGOLAN 6 – Ne rritje. Nuk ben dicka te jashtezakonshme, por me ne fund duket qe ka fizikun qe duhet gati. Nese do te kishte bere pergatitjen verore me skuadren ndoshta do te ishte akoma me mire sot.

PERISIC 5,5  – Jo nje ndeshje e madhe e tij sot. Provon ndonje nisje por duket se serbatori nuk eshte ende plot dhe ka ndezur llampen e kuqe.

ICARDI 6,5  – Ne fund tabela tregon se Interi mundi Fiorentinen dhe Icardi shenoi dhe dha assistin per golin e fitores. Paraqitja nuk ishte pozitive per te thene te verteten, por ne fund ai jep gjithmone ndihmen ne momente kyce edhe kur nuk luan mire. Kjo eshte nje merite.

POLITANO 5,5 – Hyn, provon te behet i dobishem por pa sukses.

KEITA 6 – Me mire se Politano ne menyren se si u pershtat me lojen. Krijon disa aksione dhe i hap jo pak probleme Violave.

GAGLIARDINI – Pa vote.

SPALLETTI 6,5 – Skuadra nuk luan nje futboll te madhe por mbetet gjithe lojes e kujdsesshme. E per kete eshte edhe merita e tranjerit qe ka punuar edhe me mentalitetin e tyre. Me ne fund skuadra eshte ne rritje, karakteri po del jashte. Priten edhe dite me te mira.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.