Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

948 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Brozovic mire por jo shume mire. Ky Handanovic pika e dobet e ketij Interi qe pame sot!

NOTAT – Brozovic mire por jo shume mire. Ky Handanovic pika e dobet e ketij Interi qe pame sot!
Inter Club Staff

Inter-Torino perfundon 2-2 dhe zikalterit nuk dalin dot me me shume se sa nje pike nga kjo ndeshje. 

Keto jane notat e lojtareve zikalter pas perballjes se sotme ne Meazza:

HANDANOVIC 4,5 – Cdo gje mire, deri ne topin e gjate per Belottin qe e nxjer totalisht jashte loje. Nje dinamike aksioni ende e veshtire per tu shpjeguar. Pak me vone nuk arrin te kape dot nje gjuajtje te Meita edhe pse ishte ne trajektore. Sot ishte hallka e dobet e skuadres.

SKRINIAR 6,5 – I hedhur ne fushe ne pozicionin e qendres se majte ne nje mbrojtje me tre, sllovaku e kupton ne menyre perfekte pozicionin. Por jo vetem, shpesh here niset edhe me top ne kembe drejt sulmit per te ndihmuar mesfushen. Ne fazen me te komplikuar te ndeshjes nxjer dhembet per te ndihmuar shoket e skuadres.

DE VRIJ 6,5 – Per nje mbrojtes qe vjen nga 6 gola ne nje kampionat, te shenoje nuk eshte se ka ndonje emocion te vecante. Por hollandezi ka festuar shume golin e pare zikalter e te parin ne Meazza. Sot ka luajtur mire ne qender te mbrojtjes gjithashtu. Ne veshtiresi kur Toro sulmoi me koken poshte.

D’AMBROSIO 6 – Mbase eshte lojtari qe askush nuk do e kishte menduar kur shikohet nje mbrojtje  me tre, sepse aty eshte edhe Miranda. Por Spalletti zgjedh ate. Gjithesesi luan mire si mbrojtes, por nuk shtyn para kur kalon ne krah ne 20 minutat e fundit.

VRSALJKO 6 – Nje debutim pozitiv per te, tregon qe eshte ambjentuar e jo vetem me fjale. I kujdesshem ne fazen mbrojtese, punon mire, luan me force dhe nuk le asnje top te diskutueshem. Shtyn me pak, por ka kohe per ta pare ne sulm.

NGA MINUTA E 71 KEITA 5,5 – Kerkon ndonje spunto qendrore, por edhe duke gabuar. Nuk mbeshtetet aq sa duhet nga shoket e skuadres. Ne ato 22 minuta ne loje nuk tregon dot gjerat qe do te donte te tregonte.

VECINO 5,5 – Me topin ne kembe shtyn pak. Del perpara vetem per  te bere presing tek Torino dhe me pas rikthehet ne vendin e tij. I nevojshem taktikisht mbase, sepse vrapon shume dhe ngacmon kundershtaret, por jo ne nivelin qe do donim ta shihnim. Me kalimin e lojes bie nga gjendja fizike.

BROZOVIC 6 – Me copeza dominon lojen por ne disa te tjera e ze gjumi dhe rrezikon jo pak. Por kur ka topin ne kembe eshte nje histori tjeter. Ne momentin me te komplikuar, nuk arrin te beje te xhiroje skuadren.

ASAMOAH 6,5 – I preferuari i publikut menjehere, ka nje merite te madhe: i ben gjerat e thjeshta por i ben mire me qetesi dhe pa frike se do te gaboje. Nuk e bejne dot te gjithe kete gje ne debutimin e tyre ne Meazza. Sigurisht ndonjehere ka me shume besim tek vetja, por publiku nuk e tradheton. E kaluara e tij eshte e harruar. Sa keq per demtimin.

NGA MINUTA E 65 DALBERT 5 – Nuk eshte nje cudi fakti se sa ve kembe ne fushe Torino fillon te sulmoje shume nga ana e majte. Duket qe nuk eshte aspak i qete.

POLITANO 6,5 – E fillon me pak ndrojtje, ndonje gabim por me pas mer ne dore manovren e Interit. Fiton besim dhe kalon impaktin Meazza duke u bere edhe i paparashikueshem. Super kros per De Vrij tek 2-0. Ne pjesen e dyte duket me pak.

NGA MINUTA E 91 LAUTARO MARTINEZ – pa vote.

PERISIC 6,5 – Golin e fundit e kishte shenuar ne Boteror, ne nje finale. Pas 45 minutave ne Reggio Emilia, ketu i duhen vetem 7 minuta per te zhbllokuar nje rezultat me nje gol mjaft te bukur me te djathten. Pjesa tjeter e ndeshjes ka shume vrap, sulme, por edhe mbrojtje. Me pak fjale, thjesht Ivan. Eshte i fundit qe heq dore.

ICARDI 6 – Ndeshje e mire por larg portes. Duhet te behet me i rrezikshem. I mire tek assist per Perisic tek 1-0, por e fillon larg presingun duke qendruar larg postes. Mbase duhet te jete me i keq gjate lojes.

TRANJER. SPALLETTI 5,5 – E kishte pergatitur mire ndeshjen, hedh ne fushe mbrojtjen me tre dhe Perisic me Vrsaljko nga minuta e pare. Ne pjesen e pare e mbyt Torinon por ne te dyten nuk dihet cfare ndodhi. Demtimi i Asamoah i komplikon shume planet, por natyrisht u pa qe dicka ne pjesen e dyte nuk funksionoi fare. Te thuash nje nisje e komplikuar per Interin ke thene pak.

TORINO: Sirigu 6,5, Izzo 5,5, N’Koulou 6, Moretti 5,5, De Silvestri 6,5, Soriano 5,5 (dal 61′ Ljajic 6,5), Rincon 6, Meite 6,5, Ansaldi 5,5 (dal 22′ Aina 6), Iago Falque 6 (dall’88’ Lukic SV), Belotti 6. Mazzarri 6,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.