Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,089 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Cambiasso monumental, Palacio per t’u regjistruar, Alvarez i mrekullueshem!

Notat: Cambiasso monumental, Palacio per t’u regjistruar, Alvarez i mrekullueshem!
Xhorxh Gellci

Handanovic 6,5: Vetem nje nderhyrje, por absolutisht fantastike, pas nje veprimi po aq fantastik te Toto Di Natale

Ranocchia 6,5: Vetem nje dhimbje ne kofshe e ben te dorezohet. Sulmuesit e Udineses provojne, por te gjithe perplasen ne murin e ngritur nga ai.

Samuel 5,5: Provon te mos dorezohet por pas 35 minutash nuk ka zgjidhje tjeter. Ndjesia eshte qe karriera madheshtore e THE WALL eshte drejt fundit…

Juan Jesus 6: Gjysem vote me poshte per kartonin e verdhe absurd qe merr ne fund te ndeshjes dhe qe do e beje te mungoje kunder Livornos. I vetmi gabim ne nje ndeshje shume te mire.

Jonathan 6,5: Pjesa e pare e nje niveli te jashtezakonshem. Eshte nje nga sigurite e ketij Interi. Del per probleme muskulare.

Taider 6,5: Punon dhe vrapon shume. Veprimet e tij ndoshta nuk terheqin vemendjen por ne fushe ndihen shume.

Cambiasso 8: Paraqitje monumentale. Eshte kudo dhe ben gjithmone veprimin e duhur. Po pergjigjet ne fushe atyre qe donin ta nxirrnin ne pension para kohe. Madheshtor!

Alvarez 7,5: Ajo qe te mrekullon me shume nuk jane veprimet e klasit te larte prane zones kundershtare, por eshte vrapimi i pandalur per 90 minuta, rikuperimet e panumerta. Lojtar i transformuar.

Nagatomo 6: Zbret me rregullsi ne krahun e majte, por nuk ben ndonje gje te vecante. Ndoshta edhe nuk ishte e nevojshme.

Guarin 6,5: Ben veprime te mrekullueshme dhe disa gabime te vogla, por kete ndeshje gjerat pozitive jane te shumta. Dhe punon shume per skuadren.

Palacio 8: Nje lojtar fantastik, ndeshjet e tij duhet te regjistrohen dhe te tregohen ne shkollat e futbollit. Asnjehere nje levizje e gabuar, kurre nje veprim i pavlefshem. Dhe nuk ndalet se shenuari.

Rolando 6: Zevendeson mjaft mire Walter Samuel, duke konfirmuar sigurine e treguar ne ndeshjet e fundit.

Pereira 6: Shume grinte, disa here edhe te tepert, aq sa merr nje karton te verdhe.

Andreolli – pa note

Mazzarri 7: Fiton dhe bind me Interin e tij ne nje fushe historikisht te veshtire. Thirrjet kur rezultati ishte 0-2 jane emblematike: skuadra duhet te kete “frike” nga ai per te qene e perqendruar. Pothuajse duket sikur eshte edhe ai ne fushe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags