Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,569 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – Campagnaro dhe Ricky Alvarez mbi mburojat, Carrizo hero surprize.

Notat – Campagnaro dhe Ricky Alvarez mbi mburojat, Carrizo hero surprize.
Ardis
  • On 07/08/2013, 14:40

HANDANOVIC 6 – Menaxhim normal, Juventusi nuk i dha ndonje stimul me shume. I gjen krahun penalltise por nuk e arrin dot. (NGA MIN 46′ CARRIZO 7 – U tragua i zoti kur arriti ti mbyllte hapesirat Marchisio-s dhe kur arriti te gjente anen e gjuajtjes se Ogbonna-s nje hap perpara vijes se portes. Shume i mire ne gjetjen e krahut te penalltive: vetem Caceres e hedh poshte ate.

CAMPAGNARO 7 – Granit, mbyll te gjitha hapesirat dhe arrin te imponohet ndaj kundershtarit. Sens shume optimal mbi vijen e pozicionit, prezenca e tij ne fushe transmeton qetesi tek koleget.

RANOCCHIA 6,5 – Perballet me siguri te madhe kunder kundershtareve si Vucinic dhe Tevez, vuan shpejtesine e Giovincos por nuk eshte ndonje gje e cuditshme. Mban larte perqendrimin me shoket e repartit, pak gabime per te.

JUAN JESUS 6 – Performance drite-hije per brazilianin, i cili «thumbon» kaviljen e Tevez deri ne ate pike sa arrin te marre kartonin e verdhe te menjehershem, fiton te gjitha duelet fizike duke perfshire edhe ate duel ne ajer me Vucinic qe arbitri e konsideron faull. Rrezikon te verdhin ne dy raste te tjera. (NGA MIN 79′ ANDREOLI – PA VOTE)

NAGATOMO 6 – Asamoah eshte nje kundershtar i veshtire dhe i fshehte, por e le ne vendin e tij vetem nje here. Me mire eshte treguar kunder Valencias, por qendron pershtypja se ne te majte mund te pershtatet me mire. (NGA MIN 79′ JONATHAN – PA VOTE)

KUZMANOVIC 6 – Per te luajtur ne mes te fushes duhet te jesh nje «motorr» me reaktiv, nderkohe pak nga kembet e renda, pak nga fiziku robust dhe tendenca e te qenit i rende nuk arrin te rrise xhirot e motorrit. (NGA MIN 71′ BELFODIL 6 – Mazzarri e vendos ne te majte dhe ai vleresohet ne ate pozicion sidomos ne nje moment presingu mbi topin ne anen e bardhezinjve. Me ne fund ben paqe me piken e 11 metershit)

CAMBIASSO 6 – Ne rritje fizike, vihet re ne disa pasime te gjata te sakta ne drejtim te Palacios. Asnje gabim ne pergjithesi, por ne kundersulm humbet ne markim Marchision dhe ne zonen e vogel nuk markon Pirlon sic ishte keshilluar. Prove pergjithesisht pozitive por mund te beje me mire (NGA MIN 59′ OLSEN 6,5 – Impakt te mire mbi ndeshjen, vrapon dhe mban pozicionin duke marre iniciativen mbi disa nisma personale. I mbyll gojen publikut mbas penalltise, cfare personaliteti)

GUARIN 5,5 – Serisht poshte normave, deshira nuk i mungon, por lufton per te dale nga kjo gjendje si te mundet. Nga ai do te kujtohet nje dribling artistik  ndaj Vidal dhe gjuajtja qe con Buffon-in ne gabim dhe Alvarez ne gol. Pritet me shume prej tij. Edhe nje penallti duhej gjuajtur me mire…

PEREIRA 5,5 – Shume poshte me gjendjen fizike, eshte nje nga ata qe vuan me shume dyluftimet e ngushta. Del me pak se zakonisht, duke kompesuar me vemendje maksimale ndaj Lichtsteiner qe i iken vetem nje here.

ALVAREZ 7 – Me ne fund vendoset ne nje pozicion qe ai e njeh me mire, argjentinasi ka luajtur ne nje nivel te larte, gjithashtu edhe per shkak te markimit juventin ne mesfushe. Pervec golit, mori persiper iniciativa ne fushen kundershtare.

PALACIO 6,5 – E vetmja pike mbeshtetese ne sulm, eshte i kudondodhur dhe ve ne veshtiresi te tre mbrojtesit qendror bardhezinj. Ndonjehere vuan nga «vetmia» ne zonen e sulmit por eshte mese e arsyeshme, vazhdon te beje nje pune te vlefshme per koleget e tij. (NGA MIN 79′ ICARDI PA VOTE – Gjuajtja nga 11 metershi, veprim per tu duartrokitur).

MAZZARRI 6,5 – Zgjedh te luaje me kundersulme duke i lene topin kundershtareve dhe strategjia funksionoi me se mire. Alvarez ne fakt, shume i vleresuar ne zonen perpara mbrojtjes dhe me Palacion krijojne veshtiresi per Bonucci&Co. Ne mbrojtje perqendrimi qendron i larte, gjynah per penalltine e «zbuluar»: te fitoje perpara llotarise se penalltive do te ishte shume me e kendshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags