Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

769 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Conte kesaj radhe tradhetohet nga dy lojtare! Nderkohe, me i dobti i ndeshjes ishte pikerisht ai…

NOTAT – Conte kesaj radhe tradhetohet nga dy lojtare! Nderkohe, me i dobti i ndeshjes ishte pikerisht ai…
Inter Club Staff

Interi ndalet dhe humbet keshtu me Sampdorian pas tete fitoresh radhazi. Zikalterit nuk arriten te benin nje loje te mire dhe e humben ndeshjen qe ne pjesen e pare, kur shkuan edhe ne disavantazhin e dy golave.

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve.

HANDANOVIC 5,5 – I mundur nga Candreva te goli, nuk arrin te kape dot gjuajtjen e lehte te Keita duke pesuar edhe golin e dyte.

Ne pjesen e pare nuk ben asgje, sepse nuk ishte nevoja. Por duket se Interi vazhdon te pesoje gola me gjuajtjen e pare ne porte. Perseri.

SKRINIAR 5,5 – Agresiv deri ne piken qe duhetm, i afrohet edhe golit ne aksionin ku u fitua edhe penalltia e humbur me pas.

Nderkohe, digjet nga ish-shoku i skuadres Keita te rasti i 0-2. Sot nuk ishte nje ndeshje per tu mbajtur mend nga ai.

NGA MINUTA E 81 DANILO D’AMBROSIO – Pa vote.

Ai u fut ne fushe per te ndihmuar manovren sulmuese, por peson nje nderhyrje teper te rende nga Leris dhe le fushen me pare.

DE VRIJ 6,5 – Sampdoria sulmon pak, por eshte e rrezikshme mjaftueshem. Ne pjesen e pare ben ate qe duhet dhe nuk ka faj te golat.

Ai shenon golin qe hap ndeshjen, por sa keq qe shoket nuk ndjekin rrugen e tij dhe nuk shenojne dot te dytin.

BASTONI 5,5 – Ashtu si Skriniar, paguan faktin se u kalua me lehtesi te goli i 0-2: ne rastin e tij ishte Damsgaard qe e nxjer bosh perpara se te jepte edhe assistin fitues.

Ai ka rastin per golin e 2-2, por ne fund nuk arrin do te shenoje. Shume keq sot. Pritet me shume edhe prej tij.

HAKIMI 6,5 – Ai u pa me i gjalle se zakonisht, me shpejtesine e tij te madhe ve ne veshtiresi te vazhdueshme Augellon.

Nje top i madh per Lautaron, por ky i fundit nuk e shenon. Rritet edhe ne pjesen e dyte kur behe nje faktor per Interin, por Interi nuk ja del dot te shenoje. Por ai luajti mire.

BROZOVIC 6 – Menaxhon edhe topat e veshtire ne nje fushe qe duket se nuk eshte ne gjendjen e saj optimale sot.

Eshte ai qe leviz zkuadren ne pjesen e dyte duke ndihmuar edhe sulmin, por aq. Nuk ben dot me shume me nje Inter te fikjur si sot.

GAGLIARDINI 5,5 – Mbulon me shume hapsirat boshe ne fushe dhe leviz si pa busull sa majtas e sa djathtas.

Kerkon edhe lavdine personale kur mundet, por nuk ka aspak kualitet. Ndihmon shume pak skuadren, del per ti lene vendin nje sulmuesi.

NGA MINUTA E 62 ROMELU LUKAKU ME NOTEN 6 – Ai futet tridhjete minuta por per pak sa nuk gjen golin me koke: nje super pritje e Auderos ja mohon kete.

YOUNG 5,5 – Sa i pafat te shtylla vetem 5 metra lag portes pas pritjes se Auderos ne rastin e golit te Sanchez. Alternohet me ide te ndryshme, por nuk ndihmon me si Young qe jemi mesuar perpara.

I mungon vazhdesia ne te dyja fazat e duket edhe pak jashte forme. Zevendesohet qe ne fillim te pjeses se pare.

NGA MINUTA E 46 IVAN PERISIC ME NOTEN 5 – Ne rregull, impenjohet, por nuk ka aspak saktesi ne fushen e lojes.

Gabon nje sasi topash te pagabueshem. Por gabon edhe 2-2 me nje goditje me koke ku ishte teresisht i vetem. Shume keq. Me i dobti ne fushen e lojes sot?

SANCHEZ 5,5 – Per te luajtur, luan. Por ben te luajne edhe te tjeret. E mbase i mungon pak ritmi, por ndihmon ne manovren e Interit. Por ajo penallti e humbur peshon e mbase nuk eshte faji i tij, por i atyre qe e vene para penalltise kur ai ne karriere me shume ka humbur se sa ka shenuar.

NGA MINUTA E 70 CHRISTIAN ERIKSEN ME NOTEN 5 – Ne menyre surprize, Conte i jep nje shans. Ka topin e 2-2, por ajo goditje denimi nuk shkon ne porte dhe ndalohet nga barriera.

LAUTARO 5,5 – Duket qe ne fillim shume i inspiruar. Dialogu me Sanchez funksionon. Por ne fund te pjeses se pare mund te kishte shenuar golin qe do te hapte takimin e do i jepte zemer Interit.

Ne pjesen e dyte zhduket mes bluzave te Sampdorias dhe nuk duket me. Me sa duket i kishte harxhuar golat nje ndeshje me pare.

TRANJERI CONTE 6 – Te shkosh ne pushimin e pjeses se pare me nje disavantazh 0-2 eshte dicka qe mezi kuptohej nese shihej ndeshja.

Interi nuk e meritonte por futbolli eshte ky: kush gabon, paguan. Por idete e Interit ne fushe kane qene te sakte, skuadra ne fushe eshte pergjigjur.

Ne pjesen e dyte vendos ti jape nje shans perseri Eriksen, por danezi perseri nuk ngroh. Fusha eshte e rende, natyrisht, dhe me mire qe te mos futet Sensi. Kete do e kene kuptuar te gjithe.

SAMPDORIA: Audero 8; Yoshida 6, Tonelli 6 (68′ Bereszynski 6), Colley 6, Augello 5,5; Candreva 6, Thorsby 6, Adrien Silva 6 (75′ Leris sv), Jankto 6 (75′ Askildsen 5,5); Damsgaard 6,5; Keita 6,5 (92′ La Gumina sv). All. Ranieri 7.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.