Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,671 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – Cuchu lider, Jonathan stil colosso

Notat – Cuchu lider, Jonathan stil colosso
Ardis
  • On 27/09/2013, 0:29

Handanovic 7 – Shpeton rezultatin ne pjesen e pare tek gjuajtjet e Rossi-t dhe te Joaquin, dy nderhyrje pothuajse te njejta qe bejne diferencen. I pathyeshem panelltia e Rossi-t, i kujdesshem ndaj Ilicic dhe Ambrosini.

Campagnaro 6,5 – Bie me pak ne sy se zakonisht, vuan, megjithate ne zonen e tij Fiorentina nuk depertonte dot. Vleresohet shume per disa nderhyrje te tij ne zone, por goli i Fiorentines nis nga zona e tij. Topi qe i dha Cuchu-s per golin ishte nga ana e tij. Ne menyren e tij shume deciziv.

Ranocchia 7 – Me i miri nga mbrojtesit, pastron zonen disa here nga situata te rrezikshme. Merr karton te verdhe qe ne pjesen e pare.

Juan Jesus 5,5 – Ka ne ndergjegjen e tij faullin qe shkaktoi qe i dha penalltine dhe rezultatin 1-0 Fiorentines, duke qene me vonese ne zone. Me mire kur del nga mbrojtja me topin ne kembe sesa kur mbron, dhe nuk eshte lajm i mire. Hapi i pare fals per te mbas kaq shume vleresimesh pozitive.

Jonathan 7 – Nderkohe qe Maicon rrezikon nje stop te gjate, ai merr pak nga shpirti i tij dhe arrin te shenoje nje gol te jashtezakonshem. I rendon mbi shpatulla nje prezantim jo shume i denje ne 45 minutat e para, por e shlyen duke luajtur me mire ne te dyten. (Nga minuta 85 Pereira Pa vote – Arrin te beje nje kundersulm duke vrapuar per 70 metra qe ndalohet nga nderhyrja e Neto-s).

Guarin 5 – Nen pritshmerite ndeshja e tij, reagim i keq ndaj fishkellimave. (Nga minuta 67 Icardi 6 – Nuk shikohet pothuajse fare, por prezenca e tij ne zonen e sulmit e detyron Fiorentinen te ngurtesohet duke e lejuar permbysjen zikalter).

Cambiasso 7,5 – Lider edhe ne nje mbremje jo te mire. Pavaresisht golit me akrobaci prej bomberi te konsumuar, eshte i vetmi qe i permbahet detyres ne mesfushe. Rremben shume topa dhe nuk trembet fare nga mesfusha robuste e Fiorentines.

Taider 5,5 – Nje hap mbrapa ne krahasim me ndeshjen ne Reggio Emilia, vrapon shume por ne disa raste edhe bosh dhe ne pjesen e pare shperdoron nje kundersulm. (Nga minuta 61 Kovacic 6 – Nuk shikohet shume impakti i tij, por kur e ngre ritmin ndihet menjehere. Ka nevoje qe te luaje me shume qe te kthehet ne nivelet e tij).

Nagatomo 6 – Jo shume brilant ne pjesen e pare, me mire ne te dyten. Ne fund nderron krah por jo ritem.

Alvarez 6,5 – Ne pjesen e pare eshte dinamo qe ushqen baterine zikalter. Kundersulmet tinzare nisin nga e majta e tij, me pas cmend San Siron me ndonje veprim te bukur. Ne pjesen e dyte zhduket, qe me pas shfaqet si nje fantazem ne momentin ku i servir asist drejt Jonathan qe braziliani e transformon ne gol.

Palacio 6 – Me pak brilant se zakonisht, vuan shume pozicionimin e mire te mbrojtjes se Fiorentines. Shume pune ne sherbim te shokeve.

Mazzarri 6,5 – Kontrolli ne fund te lojes me i keqi i Interit ne kampionat. E ve ne veshtiresi kontrollin e topit te Fiorentines edhe pse kundersulmet nuk jane shume efikase dhe Guarin eshte ne nje mbremje te keqe. Ide e mire per te futur Icardin, sepse detyron kundershtarin te mblidhet. Mbas kaq shume aftesive, kesaj rradhe e ndihmon fati.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags