Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

7,600 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – D’Ambrosio agjent special. Icardi deciziv. Perisic…

Notat – D’Ambrosio agjent special. Icardi deciziv. Perisic…
  • On 29/11/2016, 0:35

HANDANOVIC 5,5 – Fillon mire duke bere disa dalje te sigurta. Pastaj gabon ne dy golat e pesuar. Ne te parin gabon ne daljen ndaj Kalinic. Edhe ne te dytin mund te bente me mire.

D’AMBROSIO 6,5 – Agjent special ne krahun e tij. Pioli e udhezon dhe markon ne menyre te shkelqyer Bernardeschin. Ben edhe disa vertikalizime te sakta. Me Candreven kuptohet mire dhe ndihmojne njeri tjetrin.

MIRANDA 6 – Gati prishet gjithcka me faullin kunder Gonzalo, por u injorua nga Damato. Me Ranocchian qendrojne ne pozicion. Ne golin e dyte ka nje pjes faji pasi nuk qendron ne pozicionin e tij.

RANOCCHIA 6 – E bllokon mjaft mire Kalinic. Gabon ndonjehere, sidomos ne golin e dyte. Ne finalen e ndeshjes tregohet mjaft preciz duke mos gabuar me asgje.

ANSALDI 6 – Me ne fund nje mbrojtes krahu me kualitet. Ka kemb te mire dhe mund te luaj per skuadren. Mbron e sulmon mjaft mire.

BROZOVIC 6,5 – Goli i tij i jep zemer skuadres, nje gol mjaft i bukur. Po tregon formen e tij te mire, lufton per cdo top. Ne pjesen e dyte e humbet shkelqimin.

KONDOGBIA 6 – Nuk eshte nje gjigand por ka disa limite, luan thjesht pasi keshtu eshte udhezuar. Nje ndeshje pozitive (Joao Mario. 5.5 Luan me frike, ishte i detyruar qe mos te ndeshkohej. Humbet nje rast te paster goli).

CANDREVA 6,5 – Nje ndeshje e mire, e tregon goli por edhe rastet qe krijoj. Ndihmon D’Ambrosion dhe sulmon mire. Per pak ndalon golin e pare 79′ EDER pa note.

BANEGA 6,5 – E nis shume mire, duket qe eshte roli i tij. Ka probleme ne vazhdimesi, por disa here ben San Siron te ngrihej ne kemb. Ka nje nivel superior.FELIPE MELO 6 – Ndeshkohet me karton, detyra e tij ishte te shkaterronte aksionet, e ben disi.

PERISIC 6,5 – Eshte gjithmon prezent. Ne pjesen e pare jep gjithcka, merite te madhe tek goli i Candreva. Ne pjesen e dyte kishte me shume mundesi por nuk i shfrytezon sic duhet. Edhe tek goli i 4 ka meriten me te madhe.

ICARDI 7 – Dzeko shenon? Pa problem, Maurito pergjigjet me nje dopjete. Pjesen e pare ndihmon skuadren, shenon super gol dhe ka merite per ndeshkimin e Gonzalo. Ne pjesen e dyte eshte aty ku duhet.

PIOLI 7 – Interi i pjeses se pare eshte spektakolar. E mposht Fiorentinen ne cdo repart. Banega shkelqen dhe ishte nje zgjedhje e tij. Ka shume per te punuar por misteri mund te flej i qete

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.