Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

984 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – D’Ambrosio i arte, Biraghi menjehere assist. Handa shenjtor, Barella nje yll i ri ne Meazza

NOTAT – D’Ambrosio i arte, Biraghi menjehere assist. Handa shenjtor, Barella nje yll i ri ne Meazza
Inter Club Staff

Interi dergon ne shtepi tre pike te arta dhe fiton keshtu ndeshjen e saj te peste radhazi ne kete fillim kampionati. 

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve zikalter te perkthyera ne shqip nga Inter Club Albania dhe te marra nga FcInterNews.it.

HANDANOVIC 8 – Eshte ndeshja e tij e 300 kjo me bluzen zikalter dhe kete bluze me mire se kaq nuk e nderonte dot. Me perjashtim te nje gabimi ne dalje ne pjesen e dyte qe per fat te mire nuk solli probleme, sot ka bere pritje prej TOP portieri boteror. Nje mur ne porte.

GODIN 7 – Ndonjehere vonon pak me topin dhe rrezikon, por duhet te futet ende ne mekanizma. Kur duhet te beje te fortin, nuk ka kundershtare qe ta perballoje.

DE VRIJ 7,5 – Nuk i le kundershtaret te marrin fryme. Nuk ka hapsire per askend sot: e para si ish ndaj Lazios dhe prova e tij ka qene shume e mire. Gjithmone i kthjellet por shume i forte ne cdo duel duke mos humbur asnje.

SKRINIAR 6,5 – E njejta gje vlen edhe epr te si me Godin, por ne rastin e tij pershkrimi eshte me i pergjithshem. Ai ne fazen mbrojtese sot ama nuk gabon asgje. Ajo qe duhet te permiresohet eshte tek topi ne kembe: por ka kohe per permiresim.

D’AMBROSIO 7,5 – Minuta e 94 shenon edhe duelin e pare te humbur te ndeshjes: mbetet ne memorie sepse per sa i perket te tjerave ka qene perfekt sot. Goli qe vendosi sfiden nuk ishte aspak banal.

BARELLA 7 – Rritet shume ne pjesen e dyte. Pak a shume si i gjithe Interi dhe kishte ndodhur edhe ne derbi kjo gje. Eshte nje motorr qe pasi ndizet duket i pakapshem: te merr me vete. Do te ishte nje mrekulli nese do te kishte shenuar ate gol, e meritonte. Por Strakosha u tregua shume i zoti tek ai rast me te.

BROZOVIC 7 – U duk se ishte nje nate jo per te ne minutat e para sepse nisi me disa gabime por u rrit me kalimin e minutave. Shume i qete sot dhe i akullt ne minutat e fundit. Topat qe kaluan tek ai ishin topa te sigurt.

VECINO 5,5 – Eshte ende jo shume i perfshire tek skemat e Contes. Uruguajani sot gabon ne markim por edhe ne pasim. Keq.

NGA MINUTA E 57′ SENSI ME NOTEN 6,5 – I lene pushim pasi nuk mungoi ne asnje ndeshje qe nga fillimi i sezonit, ish-lojtari i Sassuolos hyri ne fushe ne pjesen e dyte me personalitet dhe me kualitet. Konfirmon gjendjen e mire qe po kalon.

BIRAGHI 7 – Ah, aspak keq. Rikthehet ne San Siro, me fanellen e Interit, si titullar dhe jep menjehere nje assist teper te rende per ate qe perfaqeson. Mbi te gjitha me te djathten. Per sa i perket te tjerave: shume mire.

POLITANO 6 – Kerkon golin si i obsesionuar dhe nuk dorezohet por gjen perballe nje super Strakosha. Gabon dicka, e vertete, por nuk e braktis asnjehere luften per kauzen e Interit.

NGA MINUTA E 77′ LAUTARO MARTINEZ ME NOTEN 6 – Ka nje deshire shume te madhe per te vendosur rezultatin. Por shenjestra duhet rregulluar pak i dashur Toro.

LUKAKU 6,5 – Fuqi fizike e paster. Fiton duelet kur shkon ne fundore por shtyn kedo qe i afrohet ne menyre te rregullt. Vuan me skuadren dhe per skuadren. Plus: rritet edhe ne kuptimin me shoket. Bravo.

NGA MINUTA E 83′ SANCHEZ PA VOTE.

TRANJER CONTE 8 – Pese nga pese: dicka jo per te gjithe. Nje pjese e pare jo shume e mire pasohet nga nje pjese e dyte shume e mire. Interi duket qe ka rritje. Edhe me turnover, fiton.

LAZIO: Strakosha 7,5; Luiz Felipe 6, Acerbi 6, Bastos 5,5; Lazzari 6, Milinkovic-Savic 5 (73′ Berisha 5,5), Parolo 5,5, Luis Alberto 5,5 (65′ Lucas Leiva 5,5), Jony 5; Caicedo 6 (53′ Immobile 5,5), Correa 6. All. Inzaghi 6.

ARIBTRO: MARESCA 5,5 – Shume o pasakte dhe aspak i sigurt ne vendime. Vershellen ne pjesen e pare 10 sekonda perpara se te mbaroje koha e rregullt nderkohe qe Interi po sulmonte. Qetesohu. Ose mos i merr persiper ndeshje te tilla. Gabon shume gjithashtu edhe me vleresimet e goditjeve te gabuara ku nuk veshtellen disa per Interin. Ne pergjithesi, nje ndeshje jo e mire per te.

ASISTENTET E ARBITRIT KRYESOR: Alassio 6 – Paganessi 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.