Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2020

Scroll to top

Top

674 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – D’Ambrosio nje bekim, Borja Valero plak? Jo, i cmuar. Ndersa Lautaro Martinez…

NOTAT – D’Ambrosio nje bekim, Borja Valero plak? Jo, i cmuar. Ndersa Lautaro Martinez…
Inter Club Staff

Interi arrin te fitoje ndaj Napolit duke luajtur nje ndeshje mjaft solide sot ne San Siro e duke marre keshtu tre piket.

Nderkohe, keto jane notat e ndeshjes.

HANDANOVIC 6,5 – Pas goditjes qe merr nga Milik, rikthehet te prese cdo top qe shkon nga zona e tij.

Me pas, perserrit veten edhe ne pjesen e dyte ndaj Zielinski dhe te tjereve ashtu si kishte bere edhe ndaj Politanos. Gjendet gjithmone gati ne moment nevoje.

D’AMBROSIO 7 – Ka meriten e madhe qe zhbllokoi ndeshjen ne San Siro me nje te majte teper precize duke lene pa levizur Meret.

Mbron dhe futet me kohet e duhura ne cdo aksion duke treguar se ka gjetur habitatin e tij perfekt si mbrojtes i trete ne qender.

Aftesia e tij per te luajtur ne shume role ben qe te luaje ne te djathte duke i lene pak me vone vendin edhe Diego Godin. Eshte nje njeri alla Conte.

DE VRIJ 6,5 – Merr vendin e tij ne qender te mbrojtjes pas nje ndeshje pushim ne Ferraris dhe Interi fiton akoma me shume ne manovren e saj.

Eshte gjithmone i perpikte ne mbrojtje, pervecese eshte nje alternative shume e mire per Brozovic ne ndertimin nga pas te lojes. Milik nuk e le te marre fryme.

BASTONI 6,5 – Kontrollon zonen e tij me kompaktesi dhe me qetesi dhe sa here ka rast galopon perpara si Lucio ne koherat e tij me te mira.

Eshte ne vitin e tij te pare tek Interi, por duket si nje veteran. Kishte mundesi ti jepte Lukakut nje assist te arte, por vonon pak. Konfirmon se ka nje personalitet te madh.

CANDREVA 5,5 – Zevendeson nje Moses pozitiv ne Genoa dhe luan ne krahun e djathte, por sot nuk luan mire.

Ka meriten qe i prishi pune ne gjuajtjen e sigurt Insignes, por ndonjehere e tepron me mbajtjen e topit.

NGA MINUTA E 60 DIEGO GODIN ME NOTEN 6 – Pas dedikimit personal pas golit nga Danilo D’Ambrosio, futet ne fushe dhe luan ne te djathten e De Vrij.

Therritet qe te limitoje sa me shume tentativat e Insigne ne krahun e tij dhe e ben kete detyre me profesnionalizem.

BROZOVIC 6 – Prek shume topa dhe ben qe te funksionoje trekendeshi me Bastonin dhe Biraghi, edhe pse disa here nuk eshte preciz.

Meret nderkohe nuk i jep kenaqesine e golit duke bere nje pritje mrekulli. Luan te gjithe pjesen e dyte me nje karton te verdhe por nuk leshon asnje centimeter.

BARELLA 6 – Rikthehet qe te luaje me shokun e tij Brozovic ne qendren e mesit te fushes pas nje turni skualifikim.

Tregon menjehere kualitetin e tij dhe dinamizmin duke bere kilometra te tere e duke rekuperuar shume topa. Del me elegance nga situata shume te komplikuara. Me pas merr edhe kartonin e zakonshem te verdhe.

BIRAGHI 6 – Eshte assisti i tij i disate pas atij ndaj Genoas dhe kesaj radhe perfiton Danilo. Ai rikthehet ne formacion dhe merr besim nga Conte duke e shpaguar ate. Por gabon rende ne nje kundersulm ku nuk e pasoi per shoket.

NGA MINUTA E 80 ASHLEY YOUNG – PA VOTE.

BORJA VALERO 6,5 – Conte i jep celesat e trekuartistit dhe ‘San Borja Valero’ nuk zhgenjen, por luan nje ndeshje te madhe.

Kur nuk ka topin, i qendron nga pas Demme, ndersa kur ka topin, veshtire se e humbet ate duke kryer nje ndeshje mjaft te mire.

NGA MINUTA E 89 ERIKSEN – PA VOTE.

LUKAKU 6 – Ne naten e sotme te San Siros, ishte normale te djersiste me shume sepse perballe kishte nej gjigand si Koulibaly.

Luan shume per skuadren dhe ben nje nga gjerat qe di te beje me mire: te luaje per shoket me kurriz nga porta. Kerkon golin, por ndihmon dhe luan shume mire.

NGA MINUTA E 88 VICTOR MOSES – PA VOTE.

SANCHEZ 6 – Pas futjes ne fushe me gol ne Genova, El Nino gjen hapsire nga minuta e pare perkrah Lukaku, por kesaj radhe nuk ndricon edhe aq shume.

E nis mire, por me pas humbet gjate lojes ne vazhdim. Gjithesesi sa here ai ka topin, duket se do te ndodhe dicka e rrezikshme.

NGA MINUTA E 60 LAUTARO MARTINEZ ME NOTEN 7 – Ja tek rikthehet Toro. Fut kemben ne fushe dhe frikeson sot gjithe Napolin.

E nis duke i dhene nje top offside D’Ambrosios por me pas, ne minuten e 74 vendos ndeshjen me ate super gol te shenuar si nje fenomen i vertete.

Ben me shenje edhe ‘bla bla bla’ per ata qe kane krijuar polemika rreth tij keto kohe te cilet ai nuk i harron.

TRANJERI CONTE 6,5 – Therritet ne detyre per te marre vendin e dyte pas fitores se Atalantes ndaj Parmes. Ishte nje ndeshje e nisur menjehere mire me golin e Danilos, por ne pjesen e pare skuadra fillon te vuaje.

Ai merr masat ne pushim, dhe Interi rikthehet ne fushe me fluide dhe me me shume besim ne vetvete. Luan mire duke u kombinuar ne menyren e duhur. Kesaj radhe ja del ta lexoje shume mire ndeshjen.

NAPOLI: Meret 6; Hysaj 5,5 (dal 84′ Malcuit sv), Maksimovic 6, Koulibaly 6,5, Mario Rui 6 (dal 65′ Ghoulam 5,5); Elmas 6, Demme 5,5, Zielinski 6,5 (dal 65′ Allan 5); Politano 6 (dal 75′ Lozano sv), Milik 5 (dall’84’ Callejon sv), Insigne 6,5. All. Gattuso 5,5.

ARBITRO: VALERI 6 – Nuk shikon goditjen e Milik ndaj Handanovic, por kartonat e verdhe sot i kishte te drejte. E drejte edhe te mos jepej penallti per prekjen e Candreva.

ASSISTENTI: Del Giovane 6 – Prenna 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.