Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

985 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Lautaro dhe Barella shkelqejne. Brozovic bie, Godin tradheton!

NOTAT – Lautaro dhe Barella shkelqejne. Brozovic bie, Godin tradheton!
Inter Club Staff

Interi humbet ndeshjen e pare te sezonit ndaj Barcelones ne Camp Nou por ka shume keqardhje ne radhet e zikalterve sepse ishte nje humbje e pamerituar. 

Nderkohe, keto kane qene notat e zikalterve ne naten e sotme.

HANDANOVIC 6 – Ben detyren e tij mire deri kur Suarez vendos qe te vihet ne dukje. E veshtire per te mos thene e pamundur qe te ndaleshin ato dy topa.

Sa keq, sepse deri ne ate moment pothuajse nuk kishte pritur asgje dhe kishte pasur vetem raste sporadike.

GODIN 5,5 – Ai qe nga keto ndeshje ka luajtur ne pafundesi dhe qe as nuk duhet ti ndjeje aq sa te tjeret eshte lojtari qe ben me keq sot ne repartin e mbrapem te Interit.

Gjate lojes ben nje administrim normal por gabon kohen tek dalja me Suarez dhe i jep mundesi shokut te kombetares qe te firmose fitoren.

DE VRIJ 6,5 – Edhe njehere nje paraqitje me peshe teper te madhe per hollandezin qe mbyll cdo hapsire qe krijohet ne zonen e tij dhe shume i zoti edhe kur fiton kohen ndaj kundershtareve ne zonen e rreptesise. Qe Suarez te shenoje ju desh te largohej nga ai.

SKRINIAR 6 – I perpikte kur duhet dhe gati te fuse edhe kemben ne cdo rast. Eshte pak ne veshtiresi kur duhet te dale me top ne kembe sepse presingu i Barcelones eshte i larte.

Messi eshte nga zona e tij, por rralle here argjentinasi preferon te perballet me te. Ka luajtur mire sot.

CANDREVA 6 – Perpara prodhon pak por mbi te gjitha i takon qe te beje mbrojtesin e krahut kunder nje Semedo qe kerkon fundoren por e gjen shume pak.

Shume shpirt sakrifice sot dhe shume kilometra te bera. Si ne Genova, vetem nje pozicion jashte loje i mohon golin.

NGA MINUTA E 71 DANILO D’AMBROSIO 6 – Hyn me objektivin per te mbuluar kundershtaret dhe gjendet perballe nje Dembele qe me shume ben tym se sa flake.

BARELLA 7 – Merr nje karton te verdhe vetem pas pese minutash dhe qe ndikon jo pak tek ai. Por pavarsisht kesaj, ai djersit shume dhe i beson instiktit.

Eshte gjithmone prezent para dhe prapa per Interin. Sa keq per ate rast te cilin nuk arriti ta conte dot ne rrjete. Nje ndeshje shume e mire edhe sot.

BROZOVIC 6 – Ndeshje e komplikuar sepse mesfusha e Barcelones eshte shume agresive dhe e shtyn qe te luaje topa te rrezikshem. Por ai ja del me frohtesi.

Shpesh here gjen sakte shoket. Ne pjesen e dyte fillon te humbase kthjelltesine dhe bie jo pak. Kjo ka efekte negative edhe tek manovra e Interit.

SENSI 6,5 – Ne mbreterine qe ka qene e Iniestes i duhen 20 minuta per te dale ne lojen e tij dhe sapo mori masat, atehere filloi futbollin e tij.

Arrin te luaje nje ndeshje te mrekullueshme. Pikerisht ne nivelet e Don Andres. Por i duhet shume pune per te arrit tamam-tamam tek ai, por eshte ne rruge te mbare. Shume mire edhe sot.

NGA MINUTA E 79′ MATTEO POLITANO ME NOTEN 6 – U fut per te ndihmuar repartin sulmues, por nuk ndiqet shume nga shoket.

Ka nje top te mire por provon gjuajtjen ne momentin e gabuar kur Lautaro ishte totalisht i lire. Por e provoi.

ASAMOAH 6,5 – Eksperienca nuk blihet ne dyqan dhe ganezi nete si keto ka kaluar jo pak. Ne nje ndeshje si kjo tregon gjithe qetesine e tij.

I zoti te dale atehere kur duhet dhe i sakte ne nderhyrje. Kontrollon Sergi Roberton. Kur duhet, del me top ne kembe.

SANCHEZ 6,5 – Qendra e gravitetit te sulmit te Interit. Nuk i jep pika referimi kundershtareve dhe leviz me shpine nga porta.

Mbron topa te cmuar dhe i ndihmon shoket te futen. Nuk e ka harruar deshiren e tij ne te qenit protagonist ne Camp Nou edhe pse bie ne te dyten.

NGA MINUTA E 66′ GAGLIARDINI ME NOTEN 6 – Hyn ne nje moment ne te cilin duhej pak prezence ne mesfushe edhe pse Barca kishte disa minuta qe kishte marre frenat e lojes. Ndihmon, por nuk ja del dot te shpetoje Interin nga disfata as ai.

MARTINEZ 7 – Interi kishte 49 vite qe nuk shenonte ne Camp Nou por nuk krahasohet dot kjo me pritjen qe kishte Lautaro per te shenuar kete gol: vetem 2 minuta.

Pjesa e mbetur eshte ajo qe Conte kerkon nga ai: prerje, futje ne zone, mbrojtje te topit dhe nje prezence me te mire ne sulm. Ah sikur Ter Stegen te mos e kishte kapur dot ate gjuajtje me koke… Shume mire sot.

ALL. CONTE 6,5 – Pjesa e pare e Interit ndaj Barcelones mbase ka surprizuar edhe ate per efikasitet, rregull dhe kurajo. Nese avantazhi erdhi, ishte totalisht i merituar.

Ndeshja eshte pergatitur shume mire, por me pas Valverde ne pjesen e dyte ben nje levizje te mire me Vidal per Busquets qe Conte i pergjigjet me Gagliardinin.

Por pjesa e dyte nuk i sherben Interit per mire. Gjithesesi nuk kane munguar sot aspak lajmet e mira per sa i perket te dieles.

BARCELLONA: Ter Stegen 7, Sergi Roberto 5,5, Pique 6,5, Lenglet 6, Semedo 6, De Jong 6,5, Busquets 5,5 (da 52′ Vidal 7), Arthur 6,5, Messi 6, Suarez 7,5, Griezmann 5,5 (dal 66′ Dembelé 6). All. Valverde 6,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.