Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

790 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Dy lojtaret me te mire jane ata qe nuk pret aspak: por bie ne sy rikthimi i nje TOP playeri!

NOTAT – Dy lojtaret me te mire jane ata qe nuk pret aspak: por bie ne sy rikthimi i nje TOP playeri!
Inter Club Staff

Interi sot ka qene nje Inter me te vertete cinik, qe ka mbajtur me pak topin, por ka arritur te shenoje tre here ndaj Sassuolos.

HANDANOVIC 6 – Shtylla e Djuricic dhe goditja me koke e Locatellit do ja kishin ulur noten, sepse ai as nuk u hodh.

SKRINIAR 7 – I keq, i sakte, pa humbur asnjehe dyluftim dhe shume i forte ne lojen ne ajer si asnjehere kete sezon.

Pas shume e shume kohesh, eshte rikthyer ai lojtar qe ka bere tifozet ti shkelqejne syte. Zona e tij ka qene nje zone plot me trafik nga kundershtaret, por ai i ndalon te gjithe, nuk pyet dhe vazhdon rrugen e tij.

DE VRIJ 6,5 – Shume mire ne mbylljet last minute, kur Sassuolo ishte gati te godiste porten e Interit.

Drejton keshtu nje mbrojtje qe ka qene teper solide dhe kompakte, ashtu si kishte kohe qe nuk shihej ne fushen e lojes. Por ka qene i mbrojtur edhe nga shoket sot.

BASTONI 6,5 – Shume i zoti ne mbylljet ndaj Berardit, te cilin e ndjek kemba kembes edhe larg zones se tij.

Elegant kur niset ne driblime apo kur ka fushe te lire. Impresionues vertete. Ben nje prove te vertete dhe te mire sot.

DARMIAN 7 – Ka bere nje ndeshje te madhe sot, edhe pse kohet e fundit kishte dale pak nga radaret e skuadres.

E mbyt totalisht Boga, ben edhe gjerat me detajiste ne krahun e tij dhe nuk eshte kurre banal ne daljet e tij ne sulm.

Ai i jep assistin per 3-0 Gagliardinit, por vetem pak minuta me pare e beri te njejte gje edhe per Lautaro Martinez, por ky i fundit nuk shenoi dot.

Eshte nje resurst shume i rendesishem per Conten, ne nje periudhe ky Hakimi nuk po mundet te tregoje dot potencialin e tij.

NGA MINUTA E 92 ACHRAF HAKIMI – Pa vote.

BARELLA 6,5 – I propozuar si playmaker i kthyer prapa, ka me pak mundesi qe te dale ne pah per te mbajtur ekuilibrin e skuadres.

Qe te kishte kaq shume fushe ne horizontale nuk eshte dicka qe i ka ndodhur shpesh keto kohe, por ai pershtatet shpejt.

Nuk ka vizionin e kerkuar per kete rol, por pasimet qe duhet i ben gjithmone dhe sasia e tij ne fushen e lojes eshte e cmuar.

NGA MINUTA E 85 STEFANO SENSI – Pa vote.

GAGLIARDINI 7,5 – Ne nje skuader te kompaktesuar, ai eshte nje lojtar qe ndihmon shume, dhe kualitetet i dalin ne pah si ne mbrojtje, por edhe ne sulm.

I telekomanduar nga Conte, mbyll cdo hapsire qe hapet ne gjysmefushen e Interit dhe del atehere kur duhet ne sulm.

Goli (shume i bukur) eshte premio e duhur per nje paraqitje siper mesatares. Kurre nuk ka pasur nje besim kaq te madh nga nje tranjer sa po e ka me Conten.

PERISIC 6 – Ndonje problem ne sulm, por ne mbrojtje ka bere nje ndeshje shume te cmuar sot duke bllokuar Berardin.

Nese do te kishte qene me i lire, pa detyra mbrojtese, do te kishte bere ndoshta me mire edhe ne sulm.

Kroati i ben shume mire detyrat taktike kesaj radhe dhe perfshihet ne loje.

NGA MINUTA E 85 CHRISTIAN ERIKSEN – pa vote.

VIDAL 7 – Pas asaj qe beri te merkuren, sot ka luajtur ne nje pozicion tjeter, ate te mezzala, dhe ka bere nje ndeshje madheshtore.

Mbase ka qene me e mira qe prej transferimit ne Milano, ku nder te tjera, ka limituar shume edhe Boga.

Ka ndihmuar Darmian dhe Skriniar, dhe ka kerkuar te ndihmoje edhe ne sulm. Ndonje imperfeksion mund ti lejohet, edhe pse sot ka merituar nje note te larte. Me te vertete mire pas asaj qe beri te merkuren.

SANCHEZ 7 – Ai luan si regjist i avancuar, dashuron te levize ne te gjithe fushen dhe nuk jep pika referimi ne fushe per Interin.

Jo rastesisht ne rastin e golit kur pasohet nga Lautaro, i humbet gjurmet e tij ne zone dhe gjendet i vetem e shenon.

Ka qene shume mire sot, edhe pse kundershtaret jane teper te forte. Ne pjesen e dyte nderkohe, tregon nje pjese mjaft te mire te repertorit.

NGA MINUTA E 79 ASHLEY YOUNG – Pa vote.

MARTINEZ 7 – I inspiruar, agresiv dhe shpesh here sakrifikohet. Ato here qe gjemon hapsirat dhe ndjek kundershtaret, jane momente te arta per Interin, qe ben presion me menyre shume te rendesishme.

Ai ka bere nje loje mjaft te mire dhe eshte perfshire shume sot. Por kesaj i shtohet edhe ai assist i mrekullueshem ne aksionin e golit te pare.

Per pak, sa nuk ben nje dedikim edhe per Maradonen ne minuten e 10 me ate super gol qe desh shenoi e qe perfundoi jashte per centimetra.

NGA MINUTA E 79 ROMELU LUKAKU – Pa vote.

TRANJER CONTE 7 – Ja tek del ne pah Interi qe eshte pare deri ne gushtin e shkuar: solide, e bindur, agresive dhe shume cinike.

Heqja dore nga trekuartisti dhe spostimi i Vidal ne te djathte, japin rregull ne fushe por edhe Barella si playmaker del nje eksperiment i mire.

I beson sigurive te vjetra dhe super fiton nje ndeshje teper te rendesishme kunder nje kundershtari te forte pa pesuar gola dhe pa pesuar raste mbi te gjitha. Ky eshte versioni ideal i nje skuadre fituese ne emrin e tij.

SASSUOLO: Consigli 5,5, Toljan 5,5 (dal 59′ Müldur 6), Chiriches 5 (dal 42′ Marlon 6), Ferrari 6, Rogerio 6, Locatelli 5,5, Lopez 5,5 (dal 75′ Traoré 5,5), Berardi 6, Djuricic 5,5 (dal 59′ Obiang 5,5), Boga 6, Raspadori 5,5 (dal 75′ Schiappacasse 5,5) 5,5. All. De Zerbi 5,5

ARBITRO: IRRATI 6,5 – Vetem nje gabim qe eshte i denje per tu permendur, ku Djuricic nuk merr nje karton te verdhe ne pjesen e pare.

Pastaj, shume mire ne pergjithesesi edhe me kartonat, qe i nxjer vetem atehere ku eshte e nevojshme. Ndeshja nuk jep raste per VAR dhe gjithcka ecen me shpejtesi.

ASSISTENTI: Fiorito 6 – Baccini 6

VAR: Chiffi 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.