Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Atalanta-INTER: “Nje note e pabesueshme per Handanovic. Nderkohe me i dobti eshte shpallur…”

NOTAT e Atalanta-INTER: “Nje note e pabesueshme per Handanovic. Nderkohe me i dobti eshte shpallur…”
Inter Club Staff

Inter ka barazuar ne fushen e Bergamos diten e djeshme dhe rezultati ka qene me rrjeta te paprekura: 0.0.

Nderkohe, keto kane qene edhe notat e lojtareve te Interit:

HANDANOVIC 7,5 – Pritjet ndaj Pessina dhe sidomos ne fund ndaj Muriel meritojne te shenohen ne tabelen e rezultatit sepse vlejne si dy gola.

Ka qene shume vendimtar ne kete ndeshje ashtu si nuk ndodhte prej kohesh edhe per merite te shokeve qe nuk i linin kundershtaret te dilnin perpara tij.

Nderkohe, eshte nje nder lojtaret qe perfshihet me shume ne loje duke qene se topi kthehet shpesh tek ai.

D’AMBROSIO 6 – Duhet te shohe me kujdes depertimet e Pasalic dhe Muriel por edhe te gjendet ne vendin e duhur ne ndertimin e lojes.

Nderkohe, vendi i tij eshte e gjithe korsia e djathte, duke perfshire edhe shtyllen e dyte te kornerit ku ai nuk arrin qe te arrije asnjehere topin.

Perballet me qetesi me kete ndeshje dhe humbet nje rast shume te paster ne fund te ndeshjes: mund te kishte bere me mire.

SKRINIAR 6,5 – Eshte lojtari i fundit i mbrojtjes dhe ka nje detyre te rendesishme perballe Muriel dhe Pessina qe nuk japin pika referimi.

Nuk humbet ne asnje moment perqendrimin dhe nuk para e kalon mesin e fushes per ti dhene skuadres qendrueshmeri prapa.

Si gjithmone, edhe kur Atalanta e rrit presingun, ai ben qe te respektohet me fizikun e tij.

BASTONI 6 – Kesaj radhe per pak sa nuk i fal Atalanten lojes sepse me nje gabim ai nxjer Muriel perpara Handanovic.

Per kete arsye Inzaghi e zevendeson sepse e shikon shume te lodhur: mes Juventusit dhe Atalantes ka vrauar vertete shume.

NGA MINUTA E 82 STEFAN DE VRIJ – Pa note.

DARMIAN 6 – Pezzella e ngacmon shume por ai nuk pyet dhe gjen gjithmone levizjen per D’Ambrosio apo Skriniar.

Kesaj radhe luan nje ndeshje pak me ne hije se zakonisht. Kishte shume fushe perpara, por shpesh nuk i vinte topi.

NGA MINUTA E 67 DUMFRIES ME NOTEN 6 – Ai futet ne nje faze loje kur Atalanta merr fryme dhe po tentonte te gjente me shume hapsire per te dale.

Futet mire ne loje dhe jep nje super assist per Dzekon me koke por edhe ky rast nuk u shfrytezua nga Interi.

BARELLA 6,5 – Luan dhe peson (nje goditje ne hunde). Nuk eshte se kalon nje nate te kendeshme nga ky kendveshtrim.

Gjendet ne veshtiresi nderkohe ne mbajtjen e topit sepse Gasperini kishte zgjedhur nje skeme per te mos e lene rehat.

Nderkohe, ne fund te ndeshjes vendos D’Ambrosio me nje super assist perpara porte por ky i fundit nuk arrin te shenoje. Ne gjendje optimale mund te kishte dhene me shume.

BROZOVIC 6,5 – Edhe ai viktime e disa defekteve teknike per shkak edhe te terrenit qe nuk ishte stabel.

Mbi presionin e Atalantes duket sikur ja del pothuajse gjithmone, por ndonjehere gabon vertete shume.

Mer nje karton te verdhe por i jep Dzekos nje top te arte qe ky i fundit perseri nuk e shfrytezon. Gjithesesi, edhe pse ne diten e tij jo me te mire, e mban ne ekuiliber skuadren gjate gjithe kohes.

CALHANOGLU 6 – E vuan me shume se te gjithe terrenin e rreshqitshem edhe per shkak te presingut te Atalantes.

Ulet shume prapa per ti dhene nje dore shokeve qe ne ndertim nuk po kalonin nje moment te mire. Jo shume mire nga goditjet e lira ndryshe nga sa jemi mesuar.

NGA MINUTA E 66 VIDAL ME NOTEN 6 – Playmaker i shtuar ne vend te Calha dhe ai e interpreton me se miri rolin e tij.

E shtyn Musson te beje nje pritje te mrekullueshme per ti mohuar golin.

PERISIC 6 – Djimsiti ka vetem nje mision: ti rrije nga pas. Eshte shume i zoti ta beje kete por kroati ben gjithcka qe te parakaloje shqiptarin.

Ne kete korsi gjithesesi Interi sulmon pak edhe per kete arsye. Ai eshte i cmuar edhe prapa kur ndal shpesh here edhe kundersulme te veshtira.

SANCHEZ 5,5 – Nga euforia e te merkures deri tek ndeshja e sotme: nje pjese te mire te topave ose i humbet, ose i shfrytezon ne menyre banele.

Duket se ai ndez llampen shpejt edhe pse pritej me shume nga ai. Nderkohe, Musso i heq nga duart nje gol te bukur. Luani kesaj radhe u gllaberua nga kundershtaret.

NGA MINUTA E 67 CORREA ME NOTEN 6 – Ndonje gje te vogel e beri por nuk arriti te bente diferencen qe Inzaghi i kerkoi.

DZEKO 6 – Inter arriti ta sulmonte me sukses kundershtarin ne 20 minutat e fundit fale edhe fizikut te  tij qe luftoi me Demiral.

Edin ishte i zoti qe te ndihmonte edhe mesfushoret duke u ulur deri poshte ne mesfushe por perpara porte gabon pothuajse gjithcka. Mbi te gjitha nje super assist nga Dumfries.

NGA MINUTA E 82 LAUTARO MARTINEZ – Pa note.

TRANJERI INZAGHI ME NOTEN 6 – Interi i tij ndalet pas tete fitoresh radhazi dhe pas 39 ndeshjesh qe kishte shenuar gjithmone.

Perballe kishte nje kundershtar te veshtire por Atalanta duhet ti thote faleminderit edhe Dzekos dhe D’Ambrosios qe gabuan shume perpara porte.

Gjithesesi lodhja e Superkupes u ndje shume per Interin qe tentoi te luante lojen e saj te perhershme duke e provuar deri ne sekonden e fundit.

ATALANTA: Musso 7, Djimsiti 6,5, Demiral 6,5, Palomino 6,5, Pezzella 6, De Roon 6, Koopmeiners 6,5, Freuler 6, Pasalic 6 (dal 90′ Zappacosta sv), Pessina 6 (dal 77′ Miranchuk 5,5), Muriel 6,5 (dall’86’ Piccoli sv). All. Gasperini 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.