Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,585 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e Corriere – Handa deciziv, Gagliardini dobet. Nderkohe Perisic…

Notat e Corriere – Handa deciziv, Gagliardini dobet. Nderkohe Perisic…
Inter Club Staff

Corriere dello Sport ka dhene mendimin e saj per ndeshjen e Interit diten e djeshme ndaj Sampdorias ku zikalterit arriten te fitonin. 

Ja notat e tyre:

HANDANOVIC 6.5 – Ne pjesen e pare eshte shume i kujdesshem ne nje rast ku topi vjen shume afer portes. Portieri slloven pastaj kthehet ne nje njeri te pakalueshem ne te dyten sidomos ndaj Defrel dhe Quagliarella.

D’AMBROSIO 7 – Shenon golin qe zhbllokoi ndeshjen. Goli i trete si zikalter, nuk shenonte qe prej shtatorit kunder Fiorentines.

DE VRIJ 6 – Ka disa pergjegjesi tek goli i Gabbiadinit.

SKRINIAR 5,5 – I fal golin e barazimit Sampdorias.

DALBERT 5,5 – Gabon shume, jo vetem krosime por edhe mbyllje ne mbrojtje.

GAGLIARDINI 5,5 – Ai u preferua perpara Joao Mario dhe kishte shansin te tregonte veten, por nuk e shfrytezon rastin. Nje top i bukur i gjate per Lautaron ne pjesen e pare dhe aq. Ne pjesen e dyte zevendesohet.

JOAO MARIO 6 – Portugezi hyn pjesen e dyte dhe jep kontributin e tij per Interin ne zhbllokimin e ndeshjes.

BROZOVIC 5,5 – Duhet te sakrifikohet me detyra mbulimi. Vrapon shume, por pa perfituar dicka nga kjo.

POLITANO 6 – Eshte i rrezikshem ne fillim por pastaj zhduket fare.

CANDREVA 6 – Eshte krosimi i tij ai qe nis aksionin e golit te Nainggolan.

NAINGGOLAN 7 – Eshte njeri nga me aktivet ne fushen e lojes. Ne pjesen e pare nuk arriti te ishte konkret, por ne te dyten rritet shume: pervec golit te fitores, eshte brenda cdo aksioni te rrezikshem te skuadres zikalter.

PERISIC 7 – Prodhon nje assist per golin e Danilos por ne pjesen e pare tentoi me cdo menyre per te arritur tek goli. Eshte nje lojtar i rekuperuar.

MARTINEZ 6,5 – Si zevendes-Icardi interpreton mire rolin me karakteristika te tjera. Prodhohen disa aksione me ane te talentit dhe e ndihmon shume skuadren.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.