Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

585 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e Gazzetta dello Sport: Skriniar i heq deshiren per te luajtur Insigne. Gaglia dhe Brozo….

Notat e Gazzetta dello Sport: Skriniar i heq deshiren per te luajtur Insigne. Gaglia dhe Brozo….
Inter Club Staff

Jane Milan Skriniar dhe Ivan Perisic ‘i miri dhe i keqi’ per Gazzetta dello Sport nder interistat qe zbriten ne fushe ne barazimin me rrjeta te paprekura ne San Siro ndaj Napolit.

Shtate e gjysem per sllovakun, qe ka fituar keshtu nga e perditshmja italiane cmimin e Man of the Match.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane:

“Pjesa e pare shume e kujdesshme nga Skriniar, sidomos ne ndihme te Cancelos, por ne pjesen e dyte eshte i papermbajtshem: cdo here qe zgjat kemben tek Insigne – e duhet theksuar qe ishin te shumta keto – i dedikon nje nderhyrje demoralizuese sa ben qe italianit ti iki deshira per futboll. Per te mos folur qe eshte nje mur qe ndal sulme, topa te ndalur e gjithashtu nga koka e tij vjen rasti me i rrezikshem i Interit: nje shtylle!

Me pas, nga ana tjeter, ‘me i keqi’ per Gazzetta dello Sport eshte shoku i tij i skuadres kroat.

“Nese Interi qe bente gjera shume te bukura dhe fitonte nuk eshte me ne fushe prej kohesh kjo eshte edhe per shkak se nuk eshte Perisic me ne fushe si dikur. Shume i kujdesshem te ndihmoje skuadren ne mesin e fushes, ndihmon edhe Cancelon ne pjesen e dyte, por nuk eshte mjaftueshem. Ne pjesen e pare avullon, ne te dyten zgjohet me raste. Nuk po ben ate qe kemi pare tek ai ne sezonet e fundit prej kohesh tashme.”

Nderkohe te gjithe te tjeret jane pozitive per Gazzetta, pervec Eder: 6 per Handanovic, D’Ambrosio, Candreva, Rafinha dhe Icardi. 6,5 per Cancelo dhe Miranda e ne fund nga nje 7 per Brozovic dhe Gagliardini.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.