Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

680 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e Gazzetta – Handanovic me i miri por surpriza e vertete eshte lojtari me i keq i ndeshjes qe ishte pikerisht Milan Skriniar

Notat e Gazzetta – Handanovic me i miri por surpriza e vertete eshte lojtari me i keq i ndeshjes qe ishte pikerisht Milan Skriniar
Inter Club Staff

Per La Gazzetta dello Sport shpetojne vetem pese lojtare zikalter nga ndeshja e djeshme ne San Siro. 

Interi humbi ndaj Lazios me nje goditje me koke te Milinkovic-Savic dhe me pas nuk arriti me te shenonte ne asnje moment.

Listen e lojterve pozitiv te ndeshjes te kryeson Samir Handanovic me noten 7:

“Pak i palevizshem tek rasti i golit. Dal apo nuk dal? Pastaj nuk del. Por ringrihet me te pakten 4 nderhyrje shume te sakta qe mbajne Interin ne loje dhe bie ne sy dalja ndaj Milinkovic-Savic, mbi Bastos me koke, tek gjuajtja e Luis Alberto dhe tek Caicedo (nderhyrje e dyfishte). Pa Handanovic do te ishte nje goleade.”

Bashke me sllovenin edhe Miranda, Vecino dhe Perisic kishin mare nje note pozitive (6) dhe Asamoah (6,5).

Nderkohe e gjithe pjesa e mbetur e skuadres nuk kane marre nje note kaluese dhe surpriza e vertete eshte Milan Skriniar qe ka qene lojtari me i dobet i ndeshjes me noten (4,5).

“Menjehere nje gol i gabuar me porten bosh tregoi qe do te ishte nje dite jo per te. Tek 0-1 le qe Milinkovic te dyluftoje me Brozovic per nje top ne shtyllen e dyte. Serbi me pas shenon. Por edhe Caicedo e kalon me lehtesi. Ishte nje Skriniar si asnjehere tjeter: shume dobet.”

Pas numrit 37, me noten 5 rreshtoheshin D’Ambrosio, Brozovic, Borja Valero dhe Politano ndersa Keita dhe Nainggolan gjysme note me shume (5,5).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.