Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

398 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e Gazzetta – Icardi, poker prej 9. Perisic ndez…

Notat e Gazzetta – Icardi, poker prej 9. Perisic ndez…
Inter Club Staff

Dalin ne pah gjykime super pozitive ne notat e stiluara nga Gazzetta dello Sport per interistat qe dje kane asfaltuar 0-5 Sampdorian ne fushen e ketyre te fundit. 

Ai qe spikat me shume nga te gjithe, e nuk ka se si te ishte ndryshe, eshte Mauro Icardi qe shenoi nje poker per te ferkuar syte.

“Nje penallti, nje take, nje gjuajtje nga dy hapa dhe nje diagonale teper e bukur dhe me fat. Cdo top qe ai pret kthehet ne nje termet per Sampdoria. Por gaboi edhe nje te lehte fare. 9.”

“Nje vote me poshte se Maurito, ja tek eshte Perisic, golashenuesi tjeter i dites: Goli eshte shume i bukur por nuk eshte gjithcka. Ai ne krahun e tij ben cdo gje me perpikmeri dhe krijon panik ne hapsirat kundershtare. Duket se eshte rikthyer sepse dje me fizik dhe me koke ka qene super. Mungonte shume.”

“Pastaj vjen nje note 7,5 per Cancelon, Gagliardini, Candreva dhe Rafinha. Skriniar dhe Brozovic me noten 7 dhe me pas, 6,5 per Miranda, D’Ambrosio dhe per te mbyllur Eder me 6 si dhe nje Handanovic pa pune.”

Kjo ka qene tabela e plote e notave nga Gazzetta dello Sport:

Handanovic 6; Cancelo 7.5, Skriniar 7, Miranda 6.5, D’Ambrosio 6.5; Gagliardini 7.5, Brozovic 7; Candreva 7.5, Rafinha 7.5, Perisic 8; Icardi 9. Spalletti 8. Eder 6, Vecino pv, Borja Valero pv.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.