Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,525 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e Inter-Atalanta: Me ne fund Miranda, D’Ambrosio i hekurt. Icardi show. Skriniar, nga cili planet vjen?

Notat e Inter-Atalanta: Me ne fund Miranda, D’Ambrosio i hekurt. Icardi show. Skriniar, nga cili planet vjen?
Inter Club Staff

Interi fiton ndaj Atalantes dhe katapultohet menjehere ne vendin e dyte me dy golat  e Mauro Icardit. Keto jane notat e ndeshjes

HANDANOVIC 6,5 – Gjithmone prezent, i mohon golin Petagnas dhe transmeton siguri teper te larte ne repartin e tij.

D’AMBROSIO 7 – Nje nga paraqitjet me te mira te tij me bluzen zikalter. Jo vetem assist per Icardin, por edhe shume vrap dhe super pozicionime ne fushe. 

SKRINIAR 7 – Sinqerisht po behet i merzitshem! Si nuk gabon nje gje ne fushe? Thjesht fenomenal. Vrap, fuqi, progres. Di te beje gjithcka dhe di ta beje mire. Impresionues.

MIRANDA 7 – Me ne fund Miranda me i mire i mundshem. Pas disa paraqitjeve jo te mira dhe shqetesuese, me ne fund braziliani eshte rikthyer ne nivelet e kombetares.

SANTON 6 – Riluan si titullar pas shume kohesh. Me nje qe kur ka qene ende ‘femije’ ka markuar Cristiano Ronaldon eshte e veshtire te flasesh per emocion. Tregon vendosmeri dhe eshte pozicional, pa bere ndonje gje mbi normalen, por ne pergjithesi mire.

GAGLIARDINI 6 – Shume, shume pasime te gabuara. Luan me shume ritem por saktesia i mungoi dje. Nuk arriti ta gjente dot. Me mire kur perdoret si shkaterrues perpara mbrojtjes.

VECINO 6 – Nje ndeshje standarte per te. Nuk ishte e nevojshme per te dje te ndermerte ato inkursionet me top ne kembe dhe thjesht beri digen ne mesfushe. Nuk u pa shume me top por djersiti shume kur Interi nuk ishte ne zoterim te sferes.

CANDREVA 6,5 – I disati assist kete sezon. Golin nuk ka arritur ende ta gjeje, por vazhdon ne menyren e tij te jete deciziv. Kete ndeshje edhe me krosimet ka qene shume mire/

BORJA VALERO 6,5 – Pjesa e pare e komplikuar, me pas ne ngjitet ne kateder dhe drejton Interin. Here pas here gjate ndeshjes ka prekje gjeniu, sidomos ne ate assist me thember per Icardin i cili ky i fundit nuk arriti ta dergoje dot ne rrjete.

PERISIC 6 – Luan nje ndeshje sakrifice. Eshte nje kampion kokeulur dhe kur nuk arrin rezultatet e kerkuara ne sulm kthehet prapa te ndihmoje skuadren. Per tu theksuar disa nderhyrje teper te rendesishme ne mbrojtje.

ICARDI 8 – Mostruoz. Impresionon menyra e tij per ti vjedhur kohen e per te djegur mbrojtesat kundershtar. Ne pak sekonda i ha kohen kujtdo dhe arrin te shenoje. Mund te kishte shenuar edhe me shume, por per dike qe luan me nje gju qe i jep ende dhimbje, ndeshja e djeshme eshte dicka spektakolare. 13 gola ne 13 ndeshja, Immobile ben mire te hapi syte.

BROZOVIC – pa vote.

JOAO MARIO – pa vote.

EDER – pa vote.

SPALLETTI 6,5 – Zgjedh Santon duke treguar se nuk ka frike te hedhe ne fushe lojtare qe duhet te tregojne sa vlejne. Skuadra ka qetesi, nuk rreshqet dhe nuk nervozohet. Rritet me kalimin e minutave si nje makine me diesel. Nga Pazza Inter kemi kaluar ne Konstante Inter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.