Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,805 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e Inter-Atalanta: Medel version Nokia 3310, Kovacic Pitubull, Vidic nje mur i vertete!

Notat e Inter-Atalanta: Medel version Nokia 3310, Kovacic Pitubull, Vidic nje mur i vertete!
Inter Club Staff

Interi fiton me Atalanten 2-0 dhe renditet tashme e treta ne klasifikimin e Serie A. Rrugen e golave e hapi Osvaldo me nje gol shume te bukur dhe me pas Hernanes me nje gol po aq te bukur sa i pari. Ja dhe notat e lojtareve per kete ndeshje:

Handanovic 6 – Nuk duhet te dale shpesh ne goditje standarte sepse ndonje here te fut te dridhurat nga daljet. Por eshte gati gjithmone si ne rastin e gjuajtjes se Gomez.

Ranocchia 6,5 – Perfekt gjate gjithe ndeshjes. Mjaft bindes ne nderhyrje.

Vidic 7 – Kur nje lojtar ka qene kapiten i Manchester United per pothuajse dhjete vjet, praktikisht nuk i interesojne fare kritikat e parakoheshme: Zbret ne fushe dhe pergjigjen e jep atje. Ja: E ben me se miri kete gje.

Juan Jesus 6,5 – Luan me qetesine e nje veterani dhe shume veta e harrojne se flasim per nje lojtar te datelindes 1991.

Jonathan 6 – Rikthehet ne fushe dhe nuk eshte se ben ndonje gje ne vecanti. Mungojne daljet e sakta ne sulm.

Guarin 6,5 – Praktikisht pozitiv dhe mbi te gjitha ka nje ‘mendje’ ndryshe tashme. Nese eshte momenti per te gjuajtur, gjuan. Nese eshte per te pasuar, pason. Duket se nuk ma me frike nga nje stadium qe tashme e ka bere perseri mik.

Medel 7 – Ju lutem na lajmeroni kur ky njeri te beje nje gabim pas nje topi te rekuperuar. Vrapon, rekuperon, pason, eshte kudo, ne sulm apo mbrojtje, ne cdo moment dhe nuk bie kurre ne toke. Nje Nokia 3310 per Interin e Mazzarrit.

Kovacic 6,5 – E zakonshmja intuite ne fazen e sulmit. Por edhe nderhyrje te rendesishme ne mbrojtje. Djaloshi i turpshem por me cilesi teknike te medha eshte bere nje burre tashme. Mos ndoshta po e ndihmon Pitbulli qe ka perkrah?

Dodo 6 – Ne krahasim me Jonathan tregon me shume vendosmeri dhe eshte me i sigurte, por nuk ben ndonje gje mbi normalen.

Palacio 6 – Peshon shume tek ai penalltia e humbur por nuk ka bere nje ndeshje te keqe. Kishte qe nga Maji qe nuk luante kaq shume. Por eshte i zakonshmi, i pa lodhuri Palacio.

Icardi – Pa vote.

Osvaldo 7 – Gjesti teknik ne rastin e golit eshte tipik i tij. Por ky eshte nje lojtar tjeter plus per Interin: Kthehet, pason, vrapin perpara e mbrapa, nxjerr skuadren perpara. Dhe ne fund fiton nje goditje denimi te kthyer ne gol mjeshterisht nga Hernanes.

Hernanes 6,5 – Duhej tmerresisht shume per te ky gol meqe po kerkon formen optimale. Dhe sa mire qe erdhi perpara publikut Interist ajo gjuajtje mjeshterore.

M’Vila 6,5 – Futet ne ndeshje mire, me ide te qarta dhe ndricues ne shumicen e minutave. Luan 15 minuta me nje saktesi te papare dhe me shume vrull. Shume mire.

Mazzarri 6,5 – Skuadra nuk ndricon dhe aq shume, por krijon raste per gol dhe arrin te shenoje dy here dhe te godase dy here shtyllen per te mos permendur edhe penalltine. Grupi duket i bashkuar dhe kompakt e kjo gje bie ne sy edhe neper zevendesime neper shikimet me te thjeshta qe lojtaret shkembejne.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.