Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Inter-Empoli: “Sanchez, njeriu i te merkurave. Sensi gol-kualifikim por me i miri i ndeshjes eshte shpallur…”

NOTAT e Inter-Empoli: “Sanchez, njeriu i te merkurave. Sensi gol-kualifikim por me i miri i ndeshjes eshte shpallur…”
Inter Club Staff

Inter ka arritur te fitoje ndaj Empolit me rezultatin 3-2 dje ne San Siro ne nje ndeshje tjeter 120 minuteshe.

Nderkohe, keto kane qene notat e ndeshjes se djeshme:

RADU 6 – Me koke dhe me kembe, prekjet e para te topit ne ndeshjen e tij jane me shume te nje mbrojtesi se sa te nje portieri.

Por eshte nje pune qe ai e ka mesuar ta beje nder vite. Nje aktivizim nga minuta e pare qe nuk ka qene aspak i merzitshem dhe e ka vene ne prove pas muajsh te tere si spektator ne pankine.

2-1 i Empolit eshte nje autogol i tij pas nje prekje shume te pafat.

D’AMBROSIO 6 – Duke u konfirmuar si mbrojtesi i trete i qendres dhe pasi per pak sa nuk shenoi golin e fitores ne Bergamo, ai ben shume mire ndaj Empolit.

Perpara tij ka nje si Dumfries qe deshiron te vrapoje shume dhe e ndihmon ne te dyja fazat. Edhe ne kete ndeshje per nje mos kordinim te vogel nuk arrin te shenoje me koke.

RANOCCHIA 6,5 – Ne fillim humbet referimin e njeriut qe duhet te markoje por shpesh here shpeton veten me eksperience.

Gabon nje gol te thjeshte te 1-0 dhe mbrojtja qe drejton ai per 15 minuta futet ne veshtiresi te medha ndaj Empolit deri sa vjen edhe 1-2.

Nderkohe, merita e gjitha e atij qe dergoi Interin ne kohen shtese me nje gol akrobatik qe do te mbahet mend gjate.

DIMARCO 6 – Ne gjysmefushen e tij ai ben shume mire punen duke e limituar shume Pinamontin. Sidomos ne nje rast kur ai ishte i vetem, Dimarco e shpeton.

Ben nje ndeshje mesatare por pritet me shume nga ai ne ndeshje te tilla ku duhet te tregoje se meriton me shume minuta.

DUMFRIES 6,5 – Marchizza mund ti lexoje vetem targen sepse ai e le prapa shume here dhe sidomos ne minute ne 13 kur i jep Sanchez nje top si llokum per te shenuar.

I afrohet golit ehde vete, por portieri nuk e lejon. Le te themi se djaloshi ka fituar shume siguri ne cilesite e tij.

GAGLIARDINI 6 – Gjithmone ne zonen e topit dhe ben mire. Ndonjehere sheh edhe assist, por Lautaro nuk shenon dot 2-0.

NGA MINUTA E 77 DZEKO ME NOTEN 6,5 – E rrit peshen e sulmit te Interit dhe ndihmon skuadren te shkoje ne shtesa. I vjedh Romagniolit nje top qe vlen 3-2 e Ranocchias.

VIDAL 6,5 – Luan pa problem, me karakteristikat e tij. Shpesh here krijon disa pasime kyce qe dergojne Interin ne pozicione shenimi.

Nje pune e cmuar dhe konstante e atij dhe mbase per kete motiv u zevendesua sepse kishte shpenzuar vertete shume.”

NGA MINUTA E 64 BARELLA ME NOTEN 5,5 – Futja e tij ne fushe eshte me me pak impakt se Vidal qe ishte nje nder tre me te miret ne fushe perpara se ai te dilte.

VECINO 5,5 – Ne fund, mungesa e te pazevendesueshmit Brozovic, vihet re shume. Edhe pse Vecino u mundua, detyra ishte shume e veshtire.

Gjithesesi, ai ben nje ndeshje jo ne lartesine e duhur dhe le shume fushe per kundershtaret dhe shpesh gabon kohen. Ishte ai qe humbu duelin me Bajramin qe solli 1-1.

NGA MINUTA E 65 CALHANOGLU ME NOTEN 6 – Ne nje ndeshje me fije logjike te holle eshte e veshtire te kesh impakt, por ai ndihmon shume ne ato minuta qe luajti.

DARMIAN 6 – Filmi i ndeshjes zhvilohet kryeshisht ne krahun tjeter, andej nga ishte ‘rivali’ i tij Dumfries.

Por ben shume mire, ashtu si edhe me Juventusin dhe ndihmon skuadren si para dhe si prapa. Eshte nje lojtar i qendrueshem.

NGA MINUTA E 65 IVAN PERISIC ME NOTEN 5,5 – Ai futet ne fushe kur ndeshja ishte 1-1 per te gjetur avantazhin por shikon Cutronen qe i shenon 1-2.

CORREA – Pa vote.

NGA MINUTA E 5 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 7 – Ai do vetem tete minuta per te shenuar nje gol si bomber me koke.

Edhe ne kete ndeshje arrin te iluminoje perseri duke bere lojen qe duhet te bente. Eshte pikerisht ai qe jep assistin per Sensin.

Zyrtarisht eshte njeriu i se merkures per Interin pas golit te minutes se 121 edhe ne Superkupen e se merkures se kaluar.

LAUTARO 6 – Tuneli me te cilin kalon Stulac dhe qe krijoi ovacione te ata pak te pranishem ishte nje nga gjerat e vetme qe ai beri ne fushe.

Edhe pse nuk u ndal kurre, Inter pret dicka me shume nga ai. Gjithesesi puna eshte e cmuar duke qene se levizjet e tij hapin jo pak hapsira.

NGA MINUTA E 94 STEFANO SENSI ME NOTEN 6,5 – A do te jete ky goli i lamtumires per Sensin? Nese po, ai po iken me nje dhurate te bukur.

TRANJERI INZAGHI 6 – Interi i tij i pare pa Brozovic do vetem 5 minuta te shenoje edhe pse ne fushe kishte shume rezerva.

Empoli eshte nje skuader e forte per cdo kundershtar por Inzaghi i kishte bere mire detyrat. Edhe golat erdhen ne nje moment ku Interi dukej pak e nervozuar qe nuk kishte arritur te shenonte te dytin.

Nderkohe, ne fund shpetohet edhe nga opsionet e medha qe kishte ne stol dhe mbi te gjitha nga ai super gol i Ranocchias.

EMPOLI: Furlan 6,5; Fiamozzi 6 (da 71′ Stojanovic 6), Viti 5, Romagnoli 5, Marchizza 5,5 (dall’85’ Ismajli 5,5); Asllani 6,5 (dal 97′ Fazzini sv), Stulac 6, Bandinelli 5,5 (dal 46′ Henderson 6); Zurkowski 5,5 (dal 46′ Bajrami 6,5); Pinamonti 5,5 (dal 46′ Ricci 6), Cutrone 6,5. All. Andreazzoli 6,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.