
Notat e Inter-Genoa: Brozovic epic, Nagatomo keq. Po Gabigol, eshte me keq se Palacio dhe Eder?
Interi ja del te fitoje nje ndeshje teper delikate ne San Siro, duke arritur keshtu fitoren e gjashte radhazi ne shtepi, gje qe nuk ndodhte qe prej 2011. Nderkohe, keto jane notat e ndeshjes se djeshme:
HANDANOVIC 7 – Shpeton Interin tek rasti i Ocampos, me pas perseri ndaj Lazovic. E mban skuadren ne kembe ne momente veshtiresie.
D’AMBROSIO 6 – Pjese e pare me shume vuajtje, pak a shume si e gjithe skuadra. Por ne pjesen e dyte luan mire. Me pas shpeton edhe dy gola, nje per cdo pjese.
MIRANDA 6 – Luan ne nje mbrojtje teresisht te re, kerkon te mare situaten ne kontroll dhe ja del disi.
MURILLO 5 – Shpesh here vuan, si ne fazen pa top e si ne fazen e ndertimit. Presim shume me shume nga ai.
CANDREVA 5,5 – Ne binaret e krahut te djathte ben pak, mbase ngaqe ishte i detyruar edhe te mbronte dhe te mbulonte.
BROZOVIC 7,5 – Jo vetem dy gola. Por edhe kur skuadra vuan si per dreq, ai duket i vetmi i perfshire ne ndeshje. I bindur dhe bindes. E me pas ajo e djathe fantastike qe ka.
JOAO MARIO 7 – Rritet me kalimin e minutave dhe duket shume me shume i kthjellet kur avancon perpara. I mrekullueshem marshimi ne sulm tek goli i 2-0.
NAGATOMO 5 – Lazovic e cmend praktikisht. Nuk e shikon kurre madje. Ose me sakte i ka pare vetem numrin e bluzes.
MELO 6 – Ai hyn per ti thene pak peshe mesfushes dhe menjehere Genoa ndalon se dominuari. Jep ndihmen e tij ne ndeshjen e djeshme.
EDER 4,5 – Nuk e prek kurre topin dhe Pioli i heq pas pjeses se pare. I zhdukur totalisht!
ICARDI 6,5 – Eshte i vetmi qe i kishte idete e qarta edhe ne 45 minutat e para. Perplaset me kedo ne mbrojtjen e Genoas madje arrin te krijoje edhe rreziqe i vetem ne sulm, edhe pse pa sukses.
PALACIO 5 – Mosha eshte ajo qe eshte, te gjiteh e dime. Sprintin tashme nuk e ka ate te koheve te arta. Provon te beje Palacion e perhershem, por mundesite nuk i ka me.
PERISIC 6 – Hyn ne loje dhe i jep frymemarrje skuadres dhe e ben mire. Mund edhe te kishte shenuar, por ne total ne ato minuta qe luajti, luajti mire.
BANEGA – pa vote.