Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

714 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Inter-Lazio – “Sanchez, je nje mrekulli lojtar, Gagliardini super! Nderkohe nje super note shkon per…”

NOTAT e Inter-Lazio – “Sanchez, je nje mrekulli lojtar, Gagliardini super! Nderkohe nje super note shkon per…”
Inter Club Staff

Inter sapo ka fituar ndaj Lazios dhe ka marre tre pike te tjera dhe eshte rikthyer ne vendin e pare, edhe pse me nje ndeshje me pak.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve te Interit sipas FcInterNews.it, te perkthyera ne shqip nga Inter Club Albania.

HANDANOVIC 5,5 – Per fat te keq e humbet rekordin e pathyeshmerise me nje dalje te pa studiuar mire edhe pse koha per te menduar ishte e ulet shume pas atij gabimi trashanik te Skriniar dhe De Vrij.

Nuk eshte treguar shume i zoti per topat e larte edhe pse eshte hedhur mire te rasti i Immobiles ku ruajti rezultatin 2-1.

SKRINIAR 7 – Ne leximin e situates se golit te pesuar ka bere shume keq, edhe pse Immobile luajti me duar.

Edhe pse perballet shpesh me shpejtesine e Pedros, nuk gabon. Nderkohe, del dhe shenon nje gol fantastik per nga bukuria dhe pesha.

DE VRIJ 6 – Edhe ai u duk shume i surprizuar nga Immobile te goli i pesuar por mbase kishte menduar se Handanovic do te kishte dale me heret.

Deri ne ate moment ishte praktikisht perfekt. Ne pjesen e dyte eshte ne kontroll total te linjes se tij dhe nuk gabon me asgje.

BASTONI 7,5 – Man of the Match pa me te voglin dyshim. Ai ka bere ne paraqitje shume solide dhe i ka shtuar cilesi Interit.

Shenoi nje gol te pabesueshem dhe me pas dha nje assist po aq te pabesueshem per Skriniar ne pjesen e dyte. Super.

DUMFRIES 6 – Shume i perfshire ne loje, shpesh del perpara per te shfrytezuar lojen e shpejte dhe krijon jo pak probleme per Marusic.

I mungon pak fare shpirti i iniciatives, por ben shume mire si ne rastin e Lautaros kur i dha nje super top qe u prit nga Strakosha.

NGA MINUTA E 76 MATEO DARMIAN ME NOTEN 6 – Mire se rikthehesh. Zevendeson Dumfires qe ishte pak i lodhur dhe ven e fushe te gjithe kompetencen e tij mbrojtese.

BARELLA 6,5 – Leviz mire mes linjave, e dergon topin ku te doje dhe i jep ekuiliber skuadres ne mesin e fushes.

Kur Interi luan me tek prekje, ai ka kualitet teper te larte. Nderkohe, ne cdo moment mundohet te shpike dicka. Shume mire.

NGA MINUTA E 82 – Pa vote.

BROZOVIC 7 – Presingu i Lazios e vendos shpesh here ne situata shqetesuese sepse e ka te veshtire te humbase markimin duke e detyruar te rrezikoje jo pak.

Por nuk eshte se i ndryshon ndonje gje te madhe sepse ai eshte teper i akullt ne cdo situate. I pazevendesueshem si gjithmone.

GAGLIARDINI 6,5 – Inzaghi i beson Milinkovic-Savic dhe ai detyren e ben me perpikmeri duke e ndjekur hap pas hapi.

Fiton shume topa dhe rekuperon shume. Perdor fizikun dhe ne nje ndeshje si ajo dje ben shume mire. I cmuar edhe ne fund kur Lazio insiston.

PERISIC 6,5 – Kur shoket e gjejne me ndonje meter perpara, ai ka lufte nervash me Hysaj qe praktikisht nuk i mban asnjehere ritmin.

Shume mire edhe ndaj Felipe Anderson me disa topa qe i rekuperon ne lohe. Per nje centimeter humbet golin personal.

NGA MINUTA E 82 DIMARCO – Pa vote.

SANCHEZ 6,5 – Nese nuk do te binte aq shpesh ne disa minuta te humbura, do te ishte nje spektakel autentik.

Por me te vertete qe ka dicka me shume se te tjeret. Eshte nje talent i rralle. Nje mrekulli lojtar. Do i beje pune ketij Interi nese nuk do te demtohet.

NGA MINUTA E 73 CORREA ME NOTEN 6 – Ben disa levizje interesante por disa te tjera nuk i menaxhon mire. Lazio i jep hapsira por ai nuk i shfrytezon ashtu si duhet.

MARTINEZ 6 – Lajmi pozitiv eshte se nuk e ka humbur Superkupen dhe ska marre asnje karton. Lajmi negativ eshte se ka munguar goli qe meritoi:

VAR i hoqi mundesine ne fillim dhe me pas edhe Strakosha. Punoi mire duke mos u shkeputur asnje moment nga loja.

NGA MINUTA E 73 EDIN DZEKO ME NOTEN 6 – Futet ne nje moment ku duheshin shtrenguar dhembet dhe ai e ben kete gje. Shoket e shohin si pike referimi, ai ndjek me kujdes.

TRANJERI INZAGHI ME NOTEN 6,5 – Kunder Lazios se tij dhe pa inspirimin e Calhanoglu ai beson te fiziku i Gagliardinit.

Pavarsisht mungeses se Dzeko, kualiteti i skuadres ben qe Interi te prodhoje shume raste perseri. Vetem per shkak te nje gabimi amatoresk pesohet nje gol qe do e kishte bere Interin te vazhdonte rekordin e saj te mos pesimit nese Lazio nuk do kishte shenuar.

Me te vertete shume mire dhe duket sikur tranjeri eshte ne kontroll te cdo gjeje tek Interi ne kete moment. Radhen e ka Juventusi, nje ndeshje akoma me e veshtire se ajo dje.

LAZIO: Strakosha 6,5, Hysaj 6 (dall’80’ Lazzari sv), Luiz Felipe 6, Radu 5,5, Marusic 6, Milinkovic-Savic 6,5, Cataldi 5,5 (dal 68′ Lucas Leiva 6), Basic 5,5 (dal 68′ Luis Alberto 6), Felipe Anderson 6 (dal 59′ Zaccagni 6), Immobile 6, Pedro 6. All. Sarri 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.