Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

387 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Inter-Sassuolo – Lautaro nje tmerr por nota skandaloze edhe per shume te tjere: nota me e ulet shkon per…”

NOTAT e Inter-Sassuolo – Lautaro nje tmerr por nota skandaloze edhe per shume te tjere: nota me e ulet shkon per…”
Inter Club Staff

Inter diten e djeshme ka humbur nje ndeshje qe duhet ta kishte fituar me patjeter ndaj Sassuolos duke pare edhe rezultatet e kundershtareve.

Por zikalterit nuk kane arritur ta bejne dot dicka te tille dhe keto kane qene notat e ndeshjes se djeshme sipas FcInterNews.it.

HANDANOVIC 5 – Eshte e kote te merremi me fjale. Traversa ndaj Berardit dhe Skriniar ndaj Raspadorit jane treguar me efikase se ai.

Mbi te gjitha ne pjesen e pare, te goli i pare, nuk arrin te prese nje top totalisht qendror dhe hidhet ne ajer pa kuptim.

Nderkohe, admiron pa levizur goditjen e Scamacca. Vetem nderhyrja ndaj Harraoui ne fund te ndeshjes eshte dicka pozitive, por Interi ishte shume vone ne ate moment per te rekuperuar dicka.

SKRINIAR 6 – E ka te veshtire kur Sassuolo sulmon me kater apo pse lojtare dhe nga mesfusha nuk vinte asnje filter.

Sllovaku ne kete ndeshje ja del vetem duke treguar dhembet dhe duke ulur koken e duke punuar fort. Shpeton ne kete ndeshje edhe per ate nderhyrje ne fund ku nuk le Sassuolon te shenoje golin e trete.

DE VRIJ 5,5 – Scamacca e bezdis shume dhe hollandezi e vuan ate gjate gjithe lojes. Eshte ne veshtiresi tem adhe sidomos kur e ka ate afer.

Kur Sassuolo sulmon me shume lojtare, lexohet lehte shqetesimi ne shikimin e tij.

DIMARCO 5,5 – Ndonje inkursion perpara por shume pak per te qene efikas. Nderkohe, edhe prapa shpesh here eshte me vonese.

E humbet Scamacca te goli i dyte dhe e mban ne loje. Duket shume ne veshtiersi kur Berardi vendos te dribloje. Shume larg ne manovren e pjeses se dyte.

DARMIAN 5,5 – Qe pas demtimit nuk eshte me i njejti. Kyriakopoulos dhe Traore e kontrollojne gjate gjithe ndeshjes.

Kerkon te jete i rregullt por rregulli ne nje nate si kjo nuk mjafton. Duhet te permiresohet.

NGA MINUTA E 46 DENZEL DUMFRIES ME NOTEN 6 – I vetmi me Skriniar qe tenton qe te beje dicka me shume dhe meriton nje note pozitive.

Futja e tij ne loje i jep Interit gjalleri ne krahun e djathte dhe shume deshire. Sa keq qe nuk arrin te beje dicka me shume per te ndihmuar Interin te shenoje nje gol qe do te hapte ndeshjen.

GAGLIARDINI 5 – Me siguri pas shume ndeshjesh pushim nuk ishte se duhet te kishte ndonje pritshmeri te madhe per te.

Shume keq. Nje nga lojtaret me te dobet ne fushen e lojes dhe e detyron Inzaghin ta heqe menjehere per nje sulmues.

NGA MINUTA E 46 EDIN DZEKO ME NOTEN 5,5 – Me te ne fushe pesha e Interit ne sulm rritet ndjeshem dhe boshnjaku gjendet menjehere shume shpejt perpara portes.

Por sa keq qe Consigli dhe pasaktesia e tij nuk e bejne qe Interi te shenoje nje gol.

BARELLA 5,5 – Totalisht pa fuqi perpara mbrojtjes dhe duket se e vuan shume ndryshimin e pozicionit.

Nuk mund te dale as perpara sepse dje kishte detyra te tjera. Ndryshimi taktik ne pjesen e dyte e nxjer pak me shume ne pah, por perseri nuk njihej.

CALHANOGLU 5 – Kurre si ne kete rast ai nuk kishte vuajtur kaq shume. Humbet topin te goli i pare edhe pse arbitri duhet te kishte vershellyer faull.

Nderkohe, historia perseritet edhe te goli i dyte i Sassuolos. Perpara kerkon te beje dicka me shume, por ishte nje dite jo per Interin.

NGA MINUTA E 78 ARTURO VIDAL – Pa note.

PERISIC 5,5 – Shume deshire per te marre kete Inter per dore por shume i pasakte atehere kur duhej.

Fut ndonje top ne zone, disa topa i humbet. Ishte nje nate jo edhe per te ne nje ndeshje ku pritet dicka me shume.

NGA MINUTA E 78 D’AMBROSIO – Pa note.

SANCHEZ 5 – Hey amigo, kampionet duhet te bejne diferencen ne momentet e veshtira. Nderkohe, kiliani pertej disa iniciativave personale, nuk ben asgje te sakte nga gjysmefusha e tij e tutje.

Kerkon qe te ndihmoje Inzaghin ne pjesen e dyte me idete e reja te tij, por jo. Nuk ja del. Shume keq edh ai dje.

MARTINEZ 4,5 – Nje hap prapa shume i madh. Si me Dzeko si me Sanchez, ai porten e sheh shume pak.

Por edhe kur e sheh, topin e nxjer jashte nga disa metra jashte. Ndonjehere duket sikur luan ‘kokafshehti’ me shoket e skuadres.

Gabimi ne minuten e 72 eshte nje manifestim i paraqitjes se tij teper te dobet.

ALL. INZAGHI 5 – Mungesa e Brozovic eshte e rende por kjo gje nuk mund te justifikoje aspak menyren se si Interi u fut ne fushe.

Normalisht peshon shume edhe zgjedhja Gagliardini dhe Darmian, te cilet nuk ishin ne formen e tyre me te mire.

Pse Barella para mbrojtje dhe Vidal ne stol? Nje zgjedhje falimentare kjo. Shume probleme te ky Inter edhe pse ndryshimet ne pjesen e dyte sjellin shume rreziqe.

SASSUOLO: Consigli 8, Müldür 6,5, Chiriches 6,5, Ayhan 6 (dal 46′ Tressoldi 6,5), Kyriakopoulos 6,5, Frattesi 7 (dal 78′ Henrique sv), Maxime Lopez 7, Berardi 6,5, Raspadori 7, Traoré 7 (dal 78′ Harroui sv), Scamacca 7 (dal 70′ Defrel 6). All. Dionisi 7

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.