Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

521 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e INTER-Udinese – “Brozovic eshte nje qenie superiore, Tucu i cmendur. Nderkohe note e ulet per…”

NOTAT e INTER-Udinese – “Brozovic eshte nje qenie superiore, Tucu i cmendur. Nderkohe note e ulet per…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar nje ndeshje shume te veshtire ne Meazza ne oren 12:30 ndaj Udineses me rezultatin 2-0.

Zikalterit ne fushen e lojes kane treguar se e meritonin totalisht kete fitore duke dominuar dhe merituar gjithcka.

Nderkohe, keto kane qene notat e ndeshjes sipas FcInterNews.it:

HANDANOVIC 6,5 – Asnje goditje e paparashikueshme ne porten e tij. Per sllovenin ka qene gjithcka normale dhe ka administruar mire lojen.

Dicka ndodhi ne minuten e 81: Deolofeu goditi shume bukur nje top dhe qe e gjeti gati per kunderpergjigje Handanovic. I gatshem sot.

SKRINIAR 6 – Si zakonisht shume i perfshire edhe ne ndertimin e lojes por ne gjysmefushen e friulaneve edhe ai gjen veshtiresi dhe fillon pasimet ne horizontal.

Prapa e mban shume mire rolin e tij dhe shpesh here perdor edhe fizikun. Deolofeu e pa keq kunder tij: nuk fitoi asnje duel qe prej momentit qe u fut.

RANOCCHIA 6 – Beto e pa mire. Andrea Ranocchia eshte nje kocke e forte dhe italiani sulmuesa si ai ka kaluar shume ne karriere.

Mbase nuk luan shume, por sa here luan, e ben ate si veteran. Di kur futet, di kur pason, di kur te beje faull. Eshte nje mjeshter. Per pak sa nuk shenoi edhe nje gol.

BASTONI 6,5 – Friulanet jane teper te kthyer prapa dhe i japin atij mundesi qe te ndertoje lojen edhe ne gjysmefushen kundershtare.

Kur arrin, e ngre koken dhe shpesh here nis topa te bukur per shoket. Shume mire edhe sot. Si ne nderhyrje por edhe ne pasime.

DUMFRIES 5,5 – Udinese ka shume intensitet ne krah dhe per hollandezin behet e veshtire qe te shihet ne fushen e lojes.

Eshte pikerisht ai qe i jep Styger Larsen topin ne nje moment qe kishte frike te madhe ne zone. Por sot del nga fusha e lojes me nje assist. I merituar, por duhet te beje me mire se kaq.

BARELLA 6,5 – Ai e provon te gjuaje porten plot shtate here ne 25 minuta. Nje tregues se tranjeri i kishte kerkuar qe te gjuante po te shihte porten e hapur.

Sa keq qe nuk shikon Dumfries vetem totalisht ne krahun e djathte ne aksionin me te rrezikshem te lojes.

Nderkohe, per sa i perket te tjerave, si gjithmone nje ndeshje e madhe dhe protagonist natyrisht te goli i dyte.

STEFANO SENSI NGA MINUTA E 79 – Pa vote.

BROZOVIC 7 – Nje ore me shume gjume i ka bere mire sepse edhe pse ai nuk ka humbur asnje ndeshje deri me tani, eshte i fresket si nje trendafil.

E drejton trafikun ne mesfushe me nje natyralitet te padegjuar dhe ne nje pjese te pare me shume pak hapsira, ndihmon shoket te ndertojne. Ka nje mendje superiore qe e vecon nga te tjeret.

CALHANOGLU 6 – Te tjere sinjale te mira nga ana e tij qe vazhdon te ndihmoje skuadren ne cdo manover.

Fiton edhe duartrokitje ne rastin kur rekuperon nje top nga Beto. Taktikisht i respekton detyrat e Inzaghit dhe luan mire. Duhet te beje gjerat pak me thjeshte, por eshte mire. Ka rritje.

NGA MINUTA E 70 ARTURO VIDAL ME NOTEN 6 – Futet ne fushe me idene per tu kenaqur dhe per pak sa nuk shenon golin me nje te djathte dritherurese.

Mund te jete lojtari me shume i ketij Interi ne situata te caktuara. Eshte mire dhe duket ne cdo moment kur futet ne fushe.

PERISIC 6,5 – Edhe Molina por edhe Becao shtrengojne dhembet perballe tij sepse ai eshte nje kocke shume e forte.

Arrin pothuajse gjithmone te beje gjene e duhur dhe gjen shoket para e prapa. Gjenial ai gjest te goli i pare qe i hapi rrugen Correas. I cmuar.

NGA MINUTA E 85 FEDERICO DIMARCO – Pa vote.

CORREA 7 – Nje paraqitje zhgenjyese, teksa pluskon mes fanellave bardhezi te Udineses dhe vuan mungesen e hapsirave.

I mungon qetesia por edhe besimi ne kembet e tij kur i vjen topi. Por vjen momenti kur ai hap kutine e dhuratave pas gjestit te Perisic dhe shenon nje gol teper te bukur. Me pas vjen edhe i dyti dhe kjo ishte nata e tij. Nga nota 5 kalon te nota 8 ne vetem 8 minuta.

NGA MINUTA E 70 ME NOTEN 6 ALEXIS SANCHEZ – Futet si gjithmone me deshiren per te treguar gjithcka nga vetja.

Shume te mira iniciativat e tij. Zhytet me koke te rastet qe i dalin perpara por sa keq qe po i mungon goli dhe duket.

DZEKO 6 – Del nga fusha e lojes mes duartrokitjeve dhe me siguri ai nuk do te jete shume i lumtur. Do te donte te kishte shenuar.

Por puna qe ai ben per skuadren eshte super. Per pak sa nuk shenon edhe golin e tij sot, por Silvestri ben nje mrekulli.

NGA MINUTA E 79 LAUTARO MARTINEZ – Pa vote.

TRANJERI INZAGHI 6,5 – Ben pak turnover edhe perpara Tiraspolit, edhe pse sot Interi duhet te merrte patjeter fitoren.

Korsia e majte funksionon me se miri dhe kur Correa vendos te sjelle ne shtepi fitoren sot, ishte edhe merita e tij qe e mbajti ne fushe.

Sinjale shume te mira edhe prapa dhe duket se tranjeri ka punuar jo pak edhe ne repartin e prapavijes.

UDINESE: Silvestri 7, Becão 6, Nuytinck 6, Samir 6,5, Stryger Larsen 6 (dal 70′ Udogie 6), Pereyra 5,5, Jajalo 6 (dal 59′ Walace 5,5), Makengo 5,5 (dal 70′ Arslan 6), Molina 6 (dall’89’ Soppy sv), Success 6 (dal 59′ Deulofeu 6), Beto 5,5. All. Gotti 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.