Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,507 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e Juve-Inter – Medel nje gjigand, Candreva deshtim. Joao Mario nje mine e pa shperthyer…

Notat e Juve-Inter – Medel nje gjigand, Candreva deshtim. Joao Mario nje mine e pa shperthyer…
Inter Club Staff

Inter humbet 1-0 ne shtepine e Juventusit, por ishte nje ndeshje me shume polemika dhe nje humbje e pamerituar per zikalterit e Piolit.

Nderkohe, keto jane notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 7 – Menjehere reaktiv ndaj Dybala si dhe ndaj Pjanic tek goditja e denimit. Nuk kishte faj tek goli duke qene se topi ishte shume i shpejte dhe rreze nuk kishte shume. I mohon Mandzukic golin e dyte.

MURILLO 6 – I spostuar ne te djathte per te bere mbrojtesin e krahut, mban afer Mandzukic por shpesh nderhyn edhe ndaj Alex Sandro. Mbrapa e ben punen e tij por ka disa veshtiresi perpara. Per pak arrin te shenoje edhe nje gol artistik. Por nje ndeshje e mire e tij, ishte i qete.

MEDEL 7 – Nje gjigand i vogel ne qender te mbrojtjes. Lufton si nje luan kunder Higuain duke i mbire perpara ne cdo mment. Vuan pak topat e larte, por mund ta kuptojme. I jep mundesi skuadres te niset shpejt ne kundersulm.

MIRANDA 6,5 – Humbet Higuain vetem nje here. Ishte nje nate ku nuk mund te gabonte dhe i kishte lene ne shtepi pasigurite e ndeshjes ndaj Lazios. I takon te vrapoje shume ne pjesen e dyte kur ishte busulla e Interit qe niste cdo aksion nga mbrojtja.

D’AMBROSIO 5,5 – E nis shume keq, duke rreshiktur disa here ne fushe. Dicka qe nuk keshillohet kur ke Cuadradon kundershtar qe ate pret. Jo mire ne mbrojtje, mbeshtet me vazhdimesi ne sulm duke u bere edhe i rrezikshem.

GAGLIARDINI 6 – Hapjen e topit e ka fantastike, por gabon dy raste te pastra. Vuajti pak ndeshjen e madhe dje. Gjithesesi gjithmone luan thjesht dhe eshte i kujdesshem. Dje ishte me pak efikas se zakonisht.

BROZOVIC 5,5 –  Gjithmone i gjalle ne loje, mire me shume topa por gabon shume te tjere. Eshte teper ne veshtiresi. Nuk eshte nje rastesi qe ne pjesen e dyte Pioli e uli ne pankine. (Nga minuta e 58′ KONDOGBIA 6 – Impakt i mire ne loje, eshte nje nga ata qe i japin gjalleri minutave te fundit te Interit).

CANDREVA 5 – Shume poshte ritmit te lojes, nuk hyn asnjehere ne ndeshje. Asnje tentative individuale ne krahun e djathte, asnje kros i sakte, vetem pune mbrojtese por edhe ajo jo shume efikase. E verdha qe mori ne rastin me Dybala e ben te ule akoma me shume ritmin. (Nga minuta e 58′ EDER 6 – Mund te bente me mire tek nje kundersulm i zikalterve, por ne pergjithesi hyrja e tij i dha me gjalleri sulmit zikalter).

JOAO MARIO 6,5 – Ishte mina e pashperthyer zikalter. Kur mer topin ja fsheh gjithmone kundershtareve. Eshte njeri nder me aktivet ne fazen sulmuese te Interit. I heq nje vit jete Buffon ne fillim te pjeses se pare kur tentoi cepin e majte te portes. Del nga fusha 10 minuta nga fundi teper i lodhur (Nga minuta e 80′ PALACIO – pa vote).

ICARDI 5,5 – Kur i japin topa, arrin te behet i rrezikshem per mbrojtjen kundershtare ne pjesen e pare. E humbet nje rast te mire ne pjesen e dyte kur e nxjerr topin shume jashte kuadratit. Me pak prezent ne pjesen e dyte. Nje ndeshje jo prej Icardi ajo e djeshmja.

TRANJERI PIOLI – E pergatit mire ndeshjen dhe nuk limitohet nga kundershtaret. Ne pjesen e pare Interi duket nje skuader qe mund te beje keq nga momenti ne moment. Ne fund te saj ndryshon cdo gje ma ate gol qe ndryshoi edhe rrjedhen e lojes. Zgjedhjet taktike japin efekt dhe skuadra tregohet ne lartesine e kundershtarit por nuk arrin dot rrugen e rrjetes.

ARBITRI RIZZOLI 4 – Si nje arbiter i nje eksperience nderkombetare eshte e pafalshme te mos japesh nje penallti ne nje aksion ku u ben dy faulla te dukshem per tu ndeshkuar. Ne fund jep kartona pa lidhje. Duhej me shume qartesi prej tij. Kartoni i kuq per Perisic gjithashtu ishte i tepruar. Dukej si nje ndeshje me nje porte per arbitrin kryesor.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.