Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

932 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Liverpool-INTER: “Ja kush ishte me i miri ne fushe. Nderkohe, nje note fantastike shkon edhe per…”

NOTAT e Liverpool-INTER: “Ja kush ishte me i miri ne fushe. Nderkohe, nje note fantastike shkon edhe per…”
Inter Club Staff

Le te themi se per Interin ka qene fitorja me e hidhure sezonit deri me tani: 0-1 ne Anfild nuk ndodh cdo dite, por kesaj radhe nuk e con Interin askund.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve zikalter sipas FcInterNews.it:

HANDANOVIC 6 – I falur nga traversa e Matip, por edhe nga Salah kur kishte dale keq ne nje moment.

Gjithesesi bonuset per te nuk kane perfunduar sepse ne fund edhe Vidal e shpeton nga nje gol i sigurt. Edhe ai nuk e di se si, por del me nje clean sheet nga Liverpool.

Image

SKRINIAR 7 – Gladiatori i njejte. I inspiruar perballe Mane qe rralle e sheh perballe, nuk i le asgje rastesise.

Deciziv ne cdo top. Ishte Van Dijku i Interit ne kete ndeshje. Ne asnje moment nuk mahnitet nga kundershtaret. Shume mire edhe kur spostohet ne mesin e fushes.

DE VRIJ 6,5 – Vetem nje gabim, nuk mbyll ne kohe Matip qe godet traversen. Per sa i perket pjeses tjeter, menaxhon mire situatat.

Image

Edhe kur ka topin ne kembe eshte i qete. Del nga fusha e lojes per nje demtim qe nuk dihet ende sa i rende eshte.

NGA MINUTA E 46 D’AMBROSIO – Nje futje e papritur por ai luan direkt me shume krenari. Edhe ai kunder Mane se ka te thjeshte por ja del.

Eshte lojtari qe i dha nje dore me shume Interit gjate nje faze teper delikate te lojes.

Image

BASTONI 7 – Nga fjalet te faktet: asnje frike per nje ndeshje te tille. Nje ndeshje e nje niveli te larte ne nivel nderkombetar.

Nuk trembet nga Salah dhe i le shume pak fushe. Nderkohe, me topin ai eshte fantastik. Nje mesfushor i shtuar per Interin.

DUMFRIES 6 – Me i kujdseshem per te mos bere gabime se sa per te dhene nje shtyse perpara. Pak i vaket kur vjen puna per te shtyre perpara.

Image

Por gjithesesi jep disa sinjale shume te mira. Ndonjehere sillet edhe si sulmues krahu, por normalisht me syte prapa edhe nga Mane.

NGA MINUTA E 75 MATTEO DARMIAN – Pa note.

VIDAL 5,5 – Shume gjera te mira, sidomos nga ana fizike. Por edhe shume topa te humbur me nje thjeshtesi te pashpjegueshme.

Nderkohe, ne mesfushe ka shume paqartesi nga ai. Gjithesesi, eshte ai qe i jep Interit nje fitore ne fund te ndeshjes me nje nderhyrje ndaj Diaz.

Image

BROZOVIC 6,5 – Topin e ka te ngjitur ne kembe, asnje agresivitet i kundeshtareve nuk ja heq kete cilesi dot.

Nje ndeshje tjeter ne nivel shume te larte per te. Sa keq qe u demtua dhe te gjithe po luten qe te mos kete asgje serioze.

NGA MINUTA E 75′ GAGLIARDINI – Pa vote.

CALHANOGLU 6,5 – Shume i zoti ne kontrollin e topit dhe sa here Interi ka nevoje te dale ai ben distribucionin.

Image

Per pak sa nuk i shenon Alisson me nje te djathte te hidhur ne pjesen e pare. Gjithesesi ne kompleks, ka bere nje ndeshje me kualitet te larte.

NGA MINUTA E 83 MATIAS VECINO – Pa note.

PERISIC 6,5 – I zoti qe te gjendet gati sa here ka topin ne kembe edhe pse shpesh eshte ne mes te Salah dhe Alexander Arnold.

Sa keq qe krosat sot nuk jane te sakte. Por perseri ben nje ndeshje te mire, mbi mesataren dhe ndihmon shume shoket.

Image

SANCHEZ 6 – Nje luan, kesaj radhe jo vetem ne rrjete sociale. I nxjer dhembet me shume se c’duhet dhe merr edhe dy kartona qe e bejne Interin te luaje me 10 lojtare.

Por deri ne ate moment kishte luftuar si nje luan me Van Dijk dhe kishte bere nje nga ndeshjet me te mira te sezonit te tij.

Sa keq per ate karton sepse ishte pikerisht ai momenti kur shpresat e Interit ju afruan zeros per shenimin e nje goli tjeter.

Image

MARTINEZ 6,5 – Pavarsisht se ishte nje ere e ftohte ne Liverpol, ai nuk deshiron te kaloje nje nate tjeter ne xhepin e Van Dijk.

Merr shume pak topa te luajtshem dhe pjesen me te madhe i menaxhon keq. Por pikerisht pas nje ore loje gjen gjuajtjen perfekte. I mrekullueshem.

NGA MINUTA E 75 CORREA – Pa note.

Image

TRANJERI INZAGHI 7 – Donte ta luante nderkohe qe askush nuk besonte vertete se Interi kishte ndonje shans.

Por ai vendos Sanchez nga minuta e pare duke i habitur te gjithe por merr rezultate ne fushe dhe Interi u pa me e rrezikshme.

Del skuadra nga Champions por e ben duke fituar ne Anfield qe kishte nje vit te plote qe nuk shihte humbje. E shikoni Klopp si feston per nje humbje, dicka jo normale. Meriton vetem duartrokitje.

LIVERPOOL: Alisson 6, Alexander-Arnold 7, Matip 6,5, Van Dijk 7, Robertson 6, Jones 6 (dal 65′ Keita 6), Fabinho 6,5, Thiago Alcantara 6,5 (dal 65′ Henderson 5,5), Salah 6,5, Diogo Jota 5,5 (dall’84’ Luis Diaz sv), Mané 5,5. All. Klopp 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.