Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

806 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Milan-INTER – Ka dicka qe nuk shkon te ky Inter! Nderkohe, nje note skandaloze shkon per…

NOTAT e Milan-INTER – Ka dicka qe nuk shkon te ky Inter! Nderkohe, nje note skandaloze shkon per…
Inter Club Staff

Inter sapo ka barazuar me Milanin per per menyren se si rrodhen ngjarjet, ky barazim ka lene nje shije te hidhur te skuadra zikalter.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve sipas FcInterNews.i:

HANDANOVIC 6 – Vetem koka e De Vrij e surprizoi dhe aty pesoi edhe golin e vetem te ndeshjes. Ishte e papritur.

Nderkohe, shume mire ne pjesen tjeter te takimit ku bie ne sy edhe nje pritje mjaft e veshtire ndaj Ibrahimovic.

SKRINIAR 6 – E veshtire shume sot ndaj Ibrahimovic, por mbi te gjitha, ai tregoi shume mire qe mund t’ja dale ndaj kushdo.

Ne krahasim me zakonisht, sot qendroi me shume prapa sepse nuk donte te linte ne asnje moment hapsire ne te djathte.

DE VRIJ 6 – Shume i pafat me ate autogol por eshte treguar shume i zoti gjate lojes. Edhe ai vuan, por kontrollon mire lojen dhe Ibrahimovic.

BASTONI 6,5 – Nder mbrojtesat qendror eshte ai qe niset me shume ne aventure ne sulm. Aq mire sa i jep nje assist te arte Barelles por qe ky i fundit nuk e shenon dot.

I ndodh shpesh te perballet me Diaz qe eshte i forte dhe i shpejte, por ndonjehere tregon edhe dhembet per ta ndalur.

NGA MINUTA E 84 DIMARCO – Pa vote.

DARMIAN 6,5 – Ai luan mire dhe ndihmon me sa mundet skuadren para dhe mbrapa. E kupton veshtiresine e Ballo Toure dhe fillon e sulmon akoma edhe me shume.

NGA MINUTA E 76 DUMFRIES ME NOTEN 5,5 – Nese do tek ishte hapsira me te medha dhe Interi nese do te luante ashtu si ne fillim, mbase do te kishte bere nje ndeshje me te mire. Por nuk arrin te tregoje asgje.

BARELLA 5 – Nje nate gri per te. Ben shume gabime teknike dhe e ka te veshtire te qendroje prapa Leaos. Nga nje gabim i tij vjen edhe goli i barazimit te Milanit.

Ka edhe topin e 2-1, por topi shpetohet nga Ballo Toure. Mund te kishte goditur me me shume vendosmeri por jo. Mungoi dicka per te po ashtu si per Interin ne derbi.

NGA MINUTA E 68 ARTURO VIDAL ME NOTEN 5,5 – Kur u fut ai Interi po vuante dhe me daljen e Barella, e gjithe skuadra sikur ra pak. Ai nuk arriti ta mbushte boshllekun e tij. Luan, por nuk shkelqen.

BROZOVIC 6 – Ndonjehere e gjen veten te rrethuar nga lojtaret e Milanit dhe shume here e dergon topin te Handanovic.

Kroati sot nuk arriti te rrotullonte topin ashtu si eshte mesuar. Kjo edhe per shkak se shoket nuk e suportuan ne menyren e duhur.

CALHANOGLU 6,5 – Nje ndeshje emotive per te dhe e komplikuar sepse mes qindra ofendimeve ai arrin te shenoje dhe ben te pushoje nje stadium te tere.

Respekton ato qe kerkon Inzaghi, luan mire, pason kur duhet. Shume i qete. Nje ndeshje me personalitet sot.

PERISIC 6,5 – Calabria ka detyren qe te fitoje ndonje meter dhe nuk ja del aspak por vetem e limiton disi.

Kroati luan me nje ritem teper te larte dhe ben nje ndeshje shume te mire. Me Bastonin sot ishin nje dyshe perfekte.

MARTINEZ 5 – Ai sot ben disa gabime vertete te medha. Ne fillim penalltia por me pas edhe nje rast shume i paster ne tone. I mungon kthjelltesia perpara portes.

NGA MINUTA E 84 ALEXIS SANCHEZ – Pa vote.

DZEKO 5,5 – Mund te kishte qene nje nga protagonistet por me shume sot zgjodhi te bente sponden per shoket.

Luajti shume mire aq sa mundi por pati nje renie ne pjesen e dyte. La fushen e lojes per nje demtim qe Inzaghi shpreson te mos jete serioz.

NGA MINUTA E 76 CORREA ME NOTEN 5,5 – Interi ulet shume prapa per te provuar qe te suportoje sulmin por ai zhduket totalisht.

TRANJER INZAGHI 6 – Nota e stonuar eshte rezultati. Inter luan perseri mire por nuk ja del te fitoje dot nje ndeshje direkte.

Me pare Interi krijon shume pore dhe gabon shume. E ne fund rrezikoi qe ta paguante shtrenjte sot gjithe kete pasaktesi perpara porte. Kur u duk se u rregullua mbrojtja, ka dicka qe nuk shkon perpara.

MILAN: Tatarusanu 7, Calabria 6, Kjaer 6,5, Tomori 6,5, Ballo-Touré 5,5 (dal 46′ Kalulu 6), Tonali 6,5 (dal 71′ Bennacer 6), Kessie 5, Krunic 6 (dall’84’ Bakayoko sv), Diaz 5,5 (dal 59′ Saelemakers 6), Leao 6 (dal 59′ Rebic 5,5), Ibrahimovic 6. All. Pioli 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.