Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

320 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Milan-INTER: “Shpeton vetem nje lojtar por Barella merr nje note skandaloze: ai eshte vleresuar me…”

NOTAT e Milan-INTER: “Shpeton vetem nje lojtar por Barella merr nje note skandaloze: ai eshte vleresuar me…”
Inter Club Staff

Inter diten e djeshme nuk ka shkuar dot me shume se nje 0-0 ndaj Milanit por ajo qe ka shqetesuar me shume eshte shterpesia e sulmit.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve sipas FcInterNews.it:

HANDANOVIC 5,5 – E fillon duke i dhene topa te keqinj Brozovic e duke e vene ne veshtiresi. Saelemaekers per pak sa nuk shenon.

Pastaj rrezikon shume me nje dalje me koke te kote. Jo mire me pak fjale. Shpeton nje gjuatje te Leaos nga larg, por nuk ishte e pakapshme.

E mbyll pa pesuar gol dhe mbase ky eshte nje lajm i mire duke pare formen qe ka kaluar keto kohe ky lojtar.

SKRINIAR 6,5 – Kur eshte nevoja per te luftuar, ai eshte gjithmone aty. Nuk terhiqet asnjehere prapa.

Vendos kemben ne cdo top dhe nervin ne loje kur duhet te perballet me nje lojtar me te shpejte se ai si Leao.

Eshte nje nga te paktet qe eshte mire dhe jep dicka me shume nga vetja ne kete moment teper te veshtire per Interin.

DE VRIJ 6 – Nje nate e komplikuar, sepse mesfusha e Interit nuk jep sigurine e zakonshme por kesaj radhe e kontrollon mire Giroud.

Me perjashtim te ndonje gabimi te vogel ku lejon Giroud te beje sponden pa problem, por francezi eshte nej specialist.

BASTONI 6 – Duke u nisur nga prapa, ben disa inkursione por shume pak sepse perpara ka nje autostrade.

Mbase ka qene shume i shqetesuar te lere krahun bosh per Saelemaekers, i cili do te kishte liri duke pare se edhe Perisic ishte para.

DUMFRIES 6 – Merr topa gjithmone i ndalur dhe provon te luftoje me koke me Hernandez per topat e gjate te portierit.

Duelin fizik me te e ka gjate gjithe kohes por i vetem nuk ka cfare ben. Mbetet i perqendruar dhe brenda ne loje gjate tjihe kohes.

NGA MINUTA E 87 MATTEO DARMIAN – Pa note.

BARELLA 4,5 – Eshte komplet nje lojtar tjeter. Provon te rrise ritmet, por komplet bosh. Per me shume ben disa gabime teknike qe shqetesojne.

Mbase ka nevoje per pak pushime sepse keshtu nuk ndihmon dot askend. Jo me kot del pas nje ore loje.

NGA MINUTA E 65 ARTURO VIDAL ME NOTEN 5,5 – Futet me nje lehtesi dhe nuk e ndjen aspak peshen e ndeshjes.

Ben disa gabime dhe fal nje top te rrezikshmen. Shpesh jashte pozicionit.

BROZOVIC 5,5 – Pa levizjen e shokeve te skuadres ai duket sikur humbet edhe kualitet. Kroati nuk eshte se del ne pah, por as nuk ndihmohet nga askush.

Leao nderkohe shume i shpejte dhe detyrohet te beje nje faull qe i kushton kartonin e verdhe.

CALHANOGLU 5,5 – Pas dy derbeve te pare, kesaj radhe duket sikur vershellimat futen ne mendjen e tij edhe per shkak te momentit qe po kalon Inter.

Pothuajse i dorezuar dhe me frike se mos ben ndonje gabim. As nga goditjet e kendit nuk eshte i rrezikshem kesaj radhe.

PERISIC 5 – Florenzi dhe Saelemaekers beje qef dhe kroati e ka teper te veshtire te qendroje pas tyre ndersa perpara duket i shkarikuar. Nuk njihet ne keto ndeshje.

NGA MINUTA E 87 ROBIN GOSENS – Pa note.

MARTINEZ 5,5 – I njejti diskutim per te edhe pse 1-2 gjera te bukura i beri ne fushe. Tashme bomberi eshte ne krize totale.

NGA MINUTA E 65 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 5,5 – I parashikueshem sapo futet ne fushe edhe pse eshte i levizshem. Nuk mjafton ajo qe dha ne fushe per te ndihmuar Interin.

DZEKO 6 – Ai ben dicka me shume se te tjeret sepse mundohet me shume dhe provon te ndihmoje shoket.

Mban kthjelltesine e duhur per te zoteruar ndonje top dhe per tu treguar i rrezikshem. Nuk ishte surprizuese te shihje Inzaghin qe mban ne loje ate per te hequr Lautaron.

NGA MINUTA E 79 JOAQUIN CORREA – Pa note.

TRANJER INZAGHI 5,5 – Skuadra duket se ka zbritur ne fushe me ndonje peshe mbi kurriz. Me siguri ka dicka qe nuk shkon ne mendjen e lojtareve dhe jane vertete te lodhur edhe nga ana mentale.

Ai duhet te beje dicka me shume sepse tashme shkoi shume kohe qe Inter po kalon kete moment negativ. Nje nga ndeshjet me te dobta te gjithe menaxhimit te tij ne Milano.

MILAN: Maignan 6, Florenzi 6,5 (dall’84’ Calabria sv), Tomori 6,5, Romagnoli 6 (dal 26′ Kalulu 6), Hernandez 6, Kessie 5,5, Bennacer 6, Saelemaekers 6,5 (dal 67′ Messias 5,5), Krunic 5,5 (dal 67′ Brahim Diaz 6), Leao 6 (dal 66′ Rebic 5,5), Giroud 5,5. All. Pioli 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.