Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

754 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E NDESHJES – Candreva vrapon por humbet shume. Lautaro pa shpirt gare, Eriksen i mbyll gojen hatersave!

NOTAT E NDESHJES – Candreva vrapon por humbet shume. Lautaro pa shpirt gare, Eriksen i mbyll gojen hatersave!
Inter Club Staff

Interi e nis me nje barazim 1-1 rifillimin e futbollit italian, por eshte nje barazim i hidhur duke pare se ndeshja e pare ishte humbur me rezultatin 0-1.

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve sipas FcInterNews.it.

HANDANOVIC 6 – Ne pjesen e pare te lojes perdor me shume kembet se sa duart dhe tek rasti me Politanon rrezikon shume.

Nuk arrin nderkohe qe te kape goditjen tokas te Mertens qe futet ne porte pas assistit te mrekullueshem te Insigne. Kaq pune pati ai me ndeshjen.

SKRINIAR 6 – Nga anet e tij perballet me shpejtesine e Insigne dhe ‘xhuxhat’ e tjere te Napolit. Taktika eshte e qarte: te sulmosh qe te mos kapesh ne shpejtesi.

Ai vendoset mire dhe madje edhe avancon perpara shpesh here.

DE VRIJ 5,5  – Prezent ashtu si e do detyra ne qender te mbrojtjes dhe ka si detyre te kontrolloje Mertens si dhe te drejtoje repartin.

Por nuk eshte ne gjendjen e tij me te mire dhe duket. Shpesh here gabon. Pas shume paraqitjeve shume te mira, mund ti falet edhe ndonje ndeshje si kjo sot.

Me pas, ne pjesen e dyte ai pati nje rritje por fizikisht dukej qen nuk ishte mire.

NGA MINUTA E 88 ANDREA RANOCCHIA – Pa vote.

BASTONI 5,5 – Ne dyluftimin me Politanon i tregon fizikun qe disponon dhe centimetrat me shume, duke perdorur keto taktika.

Por ndonjehere e tepron me agresivitetin dhe ben faulle te panevojshem.

CANDREVA 5 – E tregon edhe njehere qe eshte ne forme brenda pak minutash: fiton direkt nje goditje kendi qe vjen edhe goli.

Vrapon lart e poshte nga krahu i tij: ajo qe mungon ama eshte kemba e sakte. Shpesh here eshte i pasakte ne lojen e fundit dhe nuk i jep Interit mundesi pavarsisht rasteve te shumta te shenoje golin e dyte.

NGA MINUTA E 72 MOSES ME NOTEN 6 – Eshte njeriu i Contes dhe provon menjehere te zgjase me tej mbrojtjen e Gattusos.

Shfrytezon freskine e tij duke nisur disa iniciativa te mira, por me pas ne rastin e paster qe pati gaboi.

BARELLA 5,5 – Nga mezzala kualiteti dhe sasie transformohet ne nje mediano te paster. Ai kompletonte qendren e mesfushes bashke me Brozovic.

Fizikisht garanton, por jo gjithmone i sakte ne ndertim.

BROZOVIC 5,5 – Perkrah Barella perpara mbrojtjes nuk i heq aspak detyrat si playmaker dhe e ka ai gjithmone manovren.

Por ishte me pak i kthjellet se zakonisht. Tentoi edhe golin por nuk pati fat sot.

YOUNG 5 – Conte beson tek eksperienca e tij ne krahun e djathte por tradhetohet. Tek Lorenzo dhe Politano ai ndihet jo komod dhe gabon shume.

Menjehere mer nje karton qe ne minuten e 12. Rrezikon edhe te kuqin per nje faull ne mesin e fushes. Kishte edhe pak faj tek levizja qe beri per golin e Mertens.

BIRAGHI NGA MINUTA E 72 ME NOTEN 6 – Dedikohet ne sulm dhe kerkon te gjeje golin e kualifikimit: nga nje kros i tij nis edhe rasti i Moses.

ERIKSEN 7 – I mjaftojne 2 minuta per te bere qe te pushojne hatersat qe i ka te shumte. Conte i jep liri duke ndryshuar modulin dhe ai vishet keshtu si trekuartist.

Menderisht ndihet me i lehte, dhe eshte ai qe i jep avantazhin Interit. Ndeshja e tij ishte e mire dhe pati nje rendiment te larte. Per pak sa nuk shenoi edhe te dytin.

NGA MINUTA E 88 STEFANO SENSI – pa vote.

LAUTARO 5 – Pas disa javesh te tera te mbushura me zera te pafundem per merkaton nga Italia ne Spanje, ai zbret ne fushe.

Nuk eshte brilant as fizikisht por i mungonte edhe shpirti i sakrifices sot. Kap ndonje top aty ketu, por asnje levizje te duhur nuk e beri sot.

E anulloi totalisht Maksimovic. Conte e therret dhe e ul ne pankine.

NGA MINUTA E 72 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6,5 – Ai tregon menjehere deshiren qe ka duke kerkuar qe te habise Ospinen me nje gjuajtje qe del per pak jashte.

Ishte nje fresiki per Interin ne sulm dhe krrijon ne 15 minuta me shume se sa krioi Lautaro ne 70. Per tu admiruar ai pasim me take per Eriksen.

LUKAKU 6 – Rikthehet ne nje nga stadiumet e Italise ku ka goditur me se shumti: pas dopietes ne kampionat, prek barin e San Paolos per kesaj radhe gjen nje si Koulibaly qe ka nje fizik te forte.

Lufton me te me shpatulla nga porta dhe per pak sa nuk arrin golin me koke. Bie ne pjesen e dyte.

TRANJER CONTE 6 – E nis rikthimin ne fushe me nje 3-4-1-2 me objektivin per te leshuar keshtu fantazine e Eriksen.

Fusha i jep te drejte vetem pas pak minutash. Ai drejton te tijet me ulerima dhe gjeste nga pankina dhe sidomos e ben kete ne fazen kur te tijet nuk e kane topin.

Shikon qe ti venitet objektivi i pare sezonal per faj te lojtarit belg qe do donte ta kishte tek Interi sezonin tjeter por qe tashme ka rinovuar me Napolin.

NAPOLI: Ospina 8; Di Lorenzo 5,5, Maksimovic 7, Koulibaly 6,5, Hysaj 5; Zielinski 6 (dall’84’ Allan sv), Demme 5,5, Elmas 5,5 (dal 65′ Fabian Ruiz 6); Politano 6 (dal 65′ Callejon 6), Mertens 7 (dal 74′ Milik 5), Insigne 6,5 (dall’85’ Younes sv). Tranjer. Gattuso 6,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.