Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E NDESHJES – Dy nota te tmerrshme per dy lojtare. Nderkohe per Barella kane mbaruar…

NOTAT E NDESHJES – Dy nota te tmerrshme per dy lojtare. Nderkohe per Barella kane mbaruar…
Inter Club Staff

Ka qene nje barazim i cmendur dje ne Meazza ndermjet Interit dhe Atalantes ku te dyja skuadrat kane luajtur per te fituar.

Nderkohe, keto jane edhe notat e skuadres pas ndeshjes se djeshme:

HANDANOVIC 4 – Shikon shume here topa te gjuajtur i palevizshem nga qendra e portes. Nder te tjera, edhe nje goditje te pritshme te Malinovskit qe shkon ne shtylle.

Ukrainasi nderkohe e mund ne pjesen e pare me nje goditje teper te bukur qe ishte e veshtire per tu kapur.

Nderkohe, gabim i tmerrshem te goli i Toloit por edhe te i Piccolit ku ai pesoi nje gol qendror. Me te vertete nje nate horror per te.

SKRINIAR 6 – Ndeshjen e fundit ka qene match winner i derbit te lombardise por kesaj radhe ai nuk ka fat perpara potes.

Prapa gabon ndonjehere me ndonje pasim te Handanovic, por nuk eshte se sot beri dicka qe ndikoi ne rezultat.

DE VRIJ 6 – Dalja me koken lart nga mbrojtja eshte nje nga cilesite e tij dhe e ndihmon shume Interin te nise aksione.

Zapata e mundon pak, por ai ja del me sukses. I vetmi rrezik nga anet e tij vjen nga distanca ku Malinovski e provoi disa here.

BASTONI 6 – E vuan pak Atalanten diten e djeshme edhe pse merr nje karton te verdhe shume shpejt per nje mbajtje ndaj Freuler.

Ishte nje nga arsyet pse Inzaghi e nxori dhe ne vendin e tij futi Federico Dimarcon.

NGA MINUTA E 57 FEDERICO DIMARCO ME NOTEN 6 – Zapacosta tenton te beje nje faull taktik per te ndalur deshiren e tij per te ndikuar te ndeshja.

Por asgje, sepse ishte ai qe solli golin e dyte te Interit me ate aksion. Sa keq per ate penallti, godet traversen. Komplimente per kurajon por nje gjysme note me pak per gabimin.

DARMIAN 5,5 – Ne korsine e tij jep disa sinjale te mira ne fillim. Kombinohet me Barella dhe Gosens eshte ne veshtiresi ne minutat e para. Nderkohe, humbet Palominon ne nje rast ne zone por Interi eshte me fat sepse topi shkon jashte.

NGA MINUTA E 57 DENZEL DUMFRIES ME NOTEN 6 – Ai rrit xhirot ne krahun e djathte dhe Interi fillon te dale me shpesh: ben qe Musso te beje nje super pritje pas nje diagonale te shpejte. Ne gjysmefushen e Interit e ka me te veshtire te shprehet nderkohe.

BARELLA 7 – Therriteni njeriun assist: ai arrin te pestin ne gjashte jave dhe i afrohet Pogba, mjeshtrit ne TOP 5 kampionatet europiane.

Vendos ne qender shume topa te tjere te rendesishem dhe nje gjuajtje-kros qe per pak sa nuk habit edhe Musson. Rritet fizikisht kur te tjeret bien: aksioni i 2-2 me ate top per Dimarcon nis nga ai. Per te kane mbaruar fjalet e bukura.

NGA MINUTA E 90 SATRIANO – Pa vote.

MARCELO BROZOVIC 6 – Ai nuk duket shume ne kete ndeshje ne pjesen e pare por shpeton golin e 2-3 ne nje moment. Ndihmon shoket dhe vrapon shume, por nuk ishte ne ditet e tij me te mira.

CALHANOGLU 5 – Kualitete jo ne lartesine e nje nate gala. Nuk i del pothuajse asgje, edhe topat nga goditja e lire.

Ai ka filluar te marre vershellimat e para ne Meazza, sidomos ne minuten e 55 kur nuk lexon nje pasim te lehte qe do te kishte derguar Dzeko perpara portes.

NGA MINUTA E 57 MATIAS VECINO ME NOTEN 6 – E kap Vecino, direkt, sapo futet, por Musso i thote jo. Nje impakt i mire nga pankina.

PERISIC 6 – I ben te dyja fazat me vazhdimesi te larte edhe sepse duhet mbajtur me kujdes nje kal i cmendur si Zappacosta.

DZEKO 6,5 – Pas disa minutash sikur iluminohet dhe luan me mire. Por per te pritshmerite jane me te larta: mund te shenoje me shume sepse gabon goxha. I merituar goli i 2-2.

LAUTARO MARTINEZ 6,5 – Ne vetem 5 minuta provokon San Siron dhe shenon nje super gol per tu mbajtur mend. Nje luan i vertete ne sulm.

NGA MINUTA E 81 ALEXIS SANCHEZ – Pa vote.

TRANJERI INZAGHI ME NOTEN 6 – Uria dhe ‘te qenit te keqinj’ qe u kerkua nga Inzaghi duket se shihen me shume ne pjesen e dyte.

Ndryshimet ne oren e pare te lojes si zakonisht kesaj radhe i japin Interit nje dore te forte. Mund te kishte perfunduar 3-2 por edhe 2-3. Peshon edhe zgjedhja qe penalltine ta gjuante Dimarco.

ATALANTA: Musso 6,5; Toloi 7, Demiral 5,5, Palomino 6,5 (70′ Maehle 6); Zappacosta 6 (77′ Pasalic sv), Freuler 6,5, De Roon 6; Gosens 6,5; Pessina 6 (63′ Djimsiti 6); Malinovskyi 7,5 (dal 62′ Ilicic 6), Zapata 6,5 (dal 62′ Piccoli 6). All. Gasperini 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.