Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,328 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e Roma-Inter 1-1: Brozovic monumental, Perisic i cmendur si Interi. Miranda…

Notat e Roma-Inter 1-1: Brozovic monumental, Perisic i cmendur si Interi. Miranda…
Inter Club Staff

Interi eshte ndalur ne nje barazim ne Rome. Fillimisht shenoi Perisic dhe barazimi erdhi ne minutat e fundit te ndeshjes nga Nainggolan. Keto jane notat e ndeshjes:

Handanovic 6,5 – E pamundur qe te kapte goditjen e Nainggolan. Per pjesen tjeter te ndeshjes shume mire.

D’Ambrosio 6 – Lufton jo me shume kualitet kunder Digne por as francezi nuk beri me mire se ai.

Miranda 7 – Drejton mbrojtjen si gjithmone me nje natyre prej lideri te lindur. Lojtar i pazevendesueshem.

Murillo 6,5 – Ndonjehere krijon konfuzion por ne pergjithesi mire. Mund te beje shume me mire.

Nagatomo 6,5 – Kishte nje nga klientet me te komplikuar ne Serie A ne krahun e tij. Por Salah nuk u duk dhe u anullua prej tij. Luftoi me te ne cdo cep dhe nuk e la te shkelqente aspak.

Brozovic 7,5 – Ndeshje monumentale e tij. Luan si nje nga dy mesfushoret e qendres dhe vrapon si nje i cmendur. Ben gjithcka dhe ve ne dukje gjithe ate talent te jashtezakonshem qe Mancini flet gjithmone. Mund te rritet vetem.

Medel 6,5 – Vrapon shume si gjithmone, sikur nuk mer fryme asnjehere, si robot. E kesaj radhe mund te rrinte edhe i qete sepse kishte perkrah nje lojtar me cilesi si Brozovic i sotem.

Biabiany 6 – Ben gjene e duhur pothuajse deri ne momentin e fundit. Shume te mira disa rekuperime topash, por disa gabime ne vleresimet e aksioneve.

Ljajic 6 – “Ose do te beje nje ndeshje te madhe ose nje ndeshje muti”, kishte thene Mancini. Por sot asnje nga te dyja, luan nje ndeshje sakrifice, pa ndonje shkelqim apo renie. Ne sulm tregohet i sakte.

Perisic 8 – Nje i terbuar ne krahun e majte. Cmend Florenzin, i cili nuk e shikon ne asnje moment. Pa frena.

Eder 5 – Luan si nente e fshehur por ben qe te na mare malli per nenten e vertete. Leviz shume por mund te ishte me shume prezent ne sulm. Pothuajse i padukshem.

Manaj – Pa vote.

Felipe Melo – Pa vote.

Mancini 6,5 – Vendos te luaje ndeshjen qe nga fillimi i saj duke lene ne stol vetem Manaj si opsion per sulmin. Fusha i jep te drejte, skuadra luan nje ndeshje me personalitet kunder skuadres me ne forme ne kampionat. Eshte nje 1-1 me shume pendese sepse mund te behej edhe me mire. Kjo e sotmja ishte nje ndeshje prej Interit qe duam te gjithe. Ajo qe te cmend me shume eshte kur mendon per ato dy muaj absurd te hedhura ne kosh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.